BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!
Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 mil...

Digat bujqësore në vend pritet të kalojnë në studime fizibiliteti për të parë sigurinë e tyre, vlerësimin hidrologjik dhe strukturor, si dhe marrjen e masave në rast nevoje.
Banka Botërore publikoi së fundmi një dokument mbi një projekt që synon të mbështesë qeverinë shqiptare konkretisht Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në rritjen e sigurisë së mbi 400 digave. Vendimi për financimin 1.6 milionë dollarë pritet që të kalojë në Bordin e Bankës në datën 31 janar të këtij viti.
Projekti në fjalë “Optimizimi i sigurisë së digave dhe qëndrueshmëria e sistemeve të ujitjes në kontekstin e ndryshimeve klimatike” synon që të mbështesë qeverinë shqiptare në kryerjen e studimeve paraprake të fizibilitetit.
“Në përgjithësi qëllimi është zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik për menaxhimin e ujit dhe bujqësinë dhe infrastrukturën e rrënuar të ujit me fokus në rritjen e kapacitetit të ruajtjes së ujit të rezervuarëve për përshtatjen ndaj një klime në ndryshim”, thuhet në dokument.
Konkretisht, projekti synon të përgatisë bazat drejt rritjes së sigurisë dhe disponueshmërisë së ujit të digave për të ujitur një sipërfaqe prej 180 mijë hektarë tokë bujqësore e vendosur kryesisht në pjesën perëndimore-bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, duke bërë të mundur rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për 200,000 ferma.
Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe përmirësimi i sigurisë së tyre do të duhet të përfshijë masat strukturore dhe jostrukturore, vlerësimin hidrologjik, forcimin strukturor të digave dhe përmirësimin e ruajtjes së ujit në rezervuarë, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa të tjera që do të përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.
Komiteti i Digave të Mëdha herë pas here ka ngritur shqetësimin e monitorimit dhe vlerësimit të digave bujqësore për të parë sigurinë e tyre duke qenë se prej vitesh nuk ka të dhëna mbi gjendjen konkrete. Mosvlerësimi në kohë i rreziqeve mund të ketë pasoja të mëdha për komunitetet ku ndodhen këto diga. Një rast i çarjes së një dige ishte ajo e vetëm pak ditëve më parë në Bunec edhe pse diga në fjalë nuk ishte bujqësore, por diga e një HEC-i për prodhim energjie, e cila përmbyti disa biznese./ Revista Monitor
Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 mil...
Sot, më 20 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 19 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmime...
Sot, më 18 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Gjatë vitit që lamë pas është tejkaluar rekordi i 2023...
Sot, më 17 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e ...
Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi j...
Sot, më 16 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ekonomia e Gjermanisë, që është edhe më e madhja në Evropë...
Në draft strategjinë e re të bashkëpunimit me Shqipëri...
Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulët...
Sot, më 15 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur ndryshimet rregullato...
Sot, më 14 janar 2025, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 13 janar 2025, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 12 janar 2025, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 11 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 10 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...