Emetohen për herë të parë obligacionet 20-vjeçare, kërkesë e lartë nga investitorët
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë t...

Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë ndikim të lartë dhe të menjëhershëm sidomos në sektorin financiar, familjet dhe bizneset, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërisë.
Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë. Në raportin e fundit Fondi i kushtoi më shumë vëmendje zhvillimeve të kursit të këmbimit dhe rëndësinë që ka mbajtja e regjimit fleksibël.
Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 lekë, ndërsa në korrik të këtij viti euro u këmbye për herë të parë nën 100 lekë.
“Nëse kursi i këmbimit mund të marrë një kthese të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022 do të ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë” vë në dukje FMN.
Fondi analizoi se zhvlerësimi i euros u nxit nga prurjet në rritje të turizmit, emigrantëve dhe investimeve të huaja, por kishte disa momente kur nënçmimi i nxit nga faktorë jo themelore (spekulime).
Kursi real efektiv i këmbimit i Shqipërisë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në 10 muajt e parë të 2024 pasi regjistroi një vlerësim prej 11 për qind në 2023. Vlerësimi kumulativ në dekadën e kaluar është rreth 35 pike për qind.
Ndërsa Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, presionet për ta pozicionuar Shqipërinë si konkurrente në afatgjatë do të shtohen nëse rritja e pagave vazhdon të tejkalojë rritjen e produktivitetit të punës”, vlerëson FMN.
Në vitin 2024, hyrjet financiare neto u nxitën kryesisht nga flukset hyrëse të IHD-ve, të cilat përbënin rreth 7 për qind e PBB-së. FMN analizon se investimet e huaja janë të përqendruara kryesisht në turizëm dhe sektorët e ndërtimit dhe tani mund të rriten me ritme më të ngadalta pasi flukset e turizmit stabilizohen.
Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në kursin e këmbimit gjatë vitit 2024. Injektimi total në vlerë vitin e kaluar ishte rreth 3 për qind e PBB-së. FMN rekomandon se Banka e Shqipërisë duhet të lejojë që kursi i këmbimit të përshtatet në mënyrë më fleksibël, ku ndërhyrja do të shërbejë vetëm si një mjet plotësues në adresimin e luhatjeve jothemelore.
Analiza e FMN konstaton ka pasur disa episode të kufizuara edhe vitin 2024, në të cilin presionet themelore të vlerësimit të lekut u nxiten nga forca jo-themelore. Në të tilla rrethana, ndërhyrjet ne kursin e këmbimit mund të shërbejnë si një mjet plotësues për të thyer vrullin spekulativ, por të tilla ndërhyrja duhet të jenë në shkallë të kufizuar analizon Fondi./ Revista Monitor
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë t...
Sot, më datë 29 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimi...
Sot, më datë 28 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshë...
Sot, më datë 27 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet ...
Edhe pse sezoni i ri i mbjelles së qepës po vjen për ferme...
Sot, më datë 26 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet ...
Përmirësimi i financave personale dhe kujdesi për shëndeti...
Dy kontrata me vlerë kumulative 2.4 miliardë lekë apo 24 m...
Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gja...
Sot, më 24 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënua...
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, i...
Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në l...
Sot, më 23 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë raportuan se përdo...
Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është ...
Sot, më 22 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Bitcoin u rrit në një nivel të ri historik prej 109,588 do...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...