“Shfryhet" euro, ngjitet paundi britanik/ Kursi i këmbimi, 5 shkurt 2025
Sot, më datë 5 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro.
Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6-mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas Eurostat. E njëjta pagëk sot i ka kaluar 400 euro, kur konvertohet në monedhën e përbashkët, për shkak të zhvlerësimit të euros në vend, ndonëse për pagamarrësit ajo ka mbetur e pandryshuar.
Edhe pas rivlerësimit, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon. Më e lartë pagesa minimale është në Mal të Zi (670 euro) dhe në Serbi (618 euro). Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e Eurostat janë deri në 6 mujorin e dytë 2021, por statistikat kombëtare referojnë se paga minimale bruto është 33.3 mijë denarë, ose 540 euro. Në Bosnjë, paga minimale është 510 euro/muaj.
Eurostat publikon dhe treguesin tjetër, atë të pagës minimale në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS), pra pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve. Kjo bëhet duke përdorur të dhënat më të fundit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) të disponueshme, viti referues 2023, për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Ky rregullim redukton diferencat midis vendeve, shpjegon Eurostat.
Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në BE, fuqia blerëse është e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë (shih grafikun e Eurostat, më poshtë). Madje paga minimale sipas fuqisë blerëse është dhe më e ulët se e Maqedonisë së Veriut, ndonëse kjo e fundit është me të dhënat e vitit 2021, kur paga ishte 360 euro.
Pagat në Europë
Sipas Eurostat, në janar 2025, paga minimale në vendet e BE-së varionte nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 638 € në muaj në Luksemburg.
Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Vendet e BE-së që nuk kishin një pagë minimale kombëtare ishin Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Paga minimale mujore ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, nga 551 € në Bullgari deri në 2 638 € në Luksemburg.
Ndër 10 vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, 7 kishin një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova nuk e kishin të tillë.
Bazuar në nivelin e pagës minimale mujore bruto kombëtare në fuqi më 1 janar 2025, e shprehur në euro (€), vendet e BE-së mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme, si më poshtë:
-Mbi 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 1 802 € në Francë deri në 2 638 € në Luksemburg.
– Nga 1 000 € deri në 1 500 € në muaj: Në këtë grup bëjnë pjesë Spanja, Sllovenia, Polonia, Lituania, Portugalia dhe Qipro. Paga minimale kombëtare varionte nga 1 000 € në Qipro deri në 1 323 € në Spanjë (niveli në fuqi më 1 korrik 2024).
– Nën 1 000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 551 € në Bullgari deri në 970 € në Kroaci.
Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.
Norma mesatare vjetore e rritjes midis janarit 2015 dhe janarit 2025 ishte më e larta në Rumani (+14.1%), e ndjekur nga Lituania (+13.2%), Bullgaria (+11.6%) dhe Polonia (+10.3%). Normat më të ulëta të rritjes mesatare vjetore ndër vendet e BE-së u regjistruan në Francë (+2.1%) dhe Maltë (+2.9%).
Shënim: Për vendet që nuk e kanë euron si monedhë kombëtare (Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania), si dhe për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate (përveç Malit të Zi), si dhe për Shtetet e Bashkuara, paga minimale është konvertuar në euro (€) duke përdorur kursin e këmbimit në fuqi në fund të dhjetorit 2024./ Revista Monitor
Sot, më datë 5 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat p...
Sot, më datë 4 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 3 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e...
Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emi...
Sot, më datë 31 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbe...
Sot, më datë 30 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëhe...
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë t...
Sot, më datë 29 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimi...
Sot, më datë 28 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshë...
Sot, më datë 27 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet ...
Edhe pse sezoni i ri i mbjelles së qepës po vjen për ferme...
Sot, më datë 26 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet ...
Përmirësimi i financave personale dhe kujdesi për shëndeti...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...