Deklaratat e Ramës për protestat/ Këlliçi: 13 vite abuzim me pushtetin, jep dorëheqjen
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Kël...
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Kël...

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur muajin dhjetor me një rënie të lehtë. Madje, ditën e mërkurë kursi ka shënuar një minimum të ri historik, duke prekur nivelin e 96.59 lekëve. Kjo vlerë përfaqëson një rënie shumë të lehtë nga minimumi i mëparshëm prej 96.6 lekësh, që ishte regjistruar në tetor të këtij viti.
Ecuria e kursit ka treguar se presionet zhvlerësuese mbi monedhën e përbashkët europiane kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2025. Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë këtë tendencë me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane në tregun valutor. Kjo tendencë është theksuar veçanërisht pas tremujorit të tretë të vitit.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, vëllimi i tregtimeve valutore u rrit me 24.4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Rritja ishte madje më e lartë krahasuar me rritjen prej 21% të tremujorit të tretë 2024. Kjo tregon se rritja e volumit të këmbimeve mund të lidhet në një pjesë të madhe me efektin sezonal të turizmit. Megjithatë, agjentët e tregut perceptojnë në vijimësi edhe një efekt të konsiderueshëm nga prurjet valutore të lidhura me aktivitete informale ose të jashtëligjshme.
Rritja e volumit të këmbimeve është një tregues i tërthortë i faktit që në ekonomi ka hyrë më shumë valutë e huaj.
Megjithëse leku ka vijuar të forcohet, mbiçmimi vjetor është ulur ndjeshëm krahasuar me ritmet e shënuara në dy vitet e mëparshme. Aktualisht, kursi i këmbimit euro – lek është në rënie me 1.8% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.
Megjithatë, ngadalësimi i rënies së euros është i lidhur me ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase. Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin 2025 blerjet e valutës në tregun e brendshëm kanë arritur në afërsisht 800 milionë euro. Me një ritëm të tillë, është shumë e ngjarë që deri në fund të vitit shuma e blerjeve të kalojë nivelin rekord prej 933 milionë eurosh të regjistruar gjatë vitit 2024.
Banka e Shqipërisë i ka argumentuar ndërhyrjet me objektivin e inflacionit, që në dy vitet e fundit po qëndron poshtë nivelit të shënjestruar prej 3%.
Megjithatë, një politikë e tillë po has kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili në deklaratën e fundit rekomandonte që Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor. Sipas misionit të FMN-së, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.
Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest.
Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të rralla të goditjeve jothemelore. FMN gjykon se përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.
Nga ana tjetër, leku i fortë edhe për këtë vit është mbështetur pjesërisht nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria. Në fund të 9-mujorit, balanca buxhetore ishte pozitive, në vlerën 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese./ Monitor
Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) ka shënuar rri...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 ...
Ndonëse në vitin 2024 ekonomia shqiptare ka ruajtur rritje...
Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjv...
Një analizë e bërë nga vrojtimi periodik nga Banka e Shqip...
Pavarësisht se 83 për qind e shqiptarëve janë përdorues të...
Pavarësisht se pas vitit 2014 me ndryshimin e ligjit organ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 le...
Argjendi shënoi një kulm të ri në vlerën e tij në treg kët...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se janë pë...
Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen edhe për tetorin, du...
Turet kulturore të vjeshtës arritën të kompensonin rënien ...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 le...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 l...
Pagesat me kartë janë rritur me ritme të larta edhe në tre...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 l...
Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme dyshifrore këtë vit,...
Importi i automjeteve në vendin tonë po rritet me shpejtës...
Shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes janë ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...