Rriten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 28 mars 2024
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...

Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar dhe tezgat janë plot me prodhime importi, fermerët e serrave në Lushnjë-Fier dhe Berat po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes.
Në foton e mëposhtme është një kanal në zonën e Samaticës në Berat, me intensitetin më të lartë të serrave në vend. Kanali është mbushur me kastravecë të serrave, të cilët nuk po shiten nga çmimi i ulët.
Mariglen Ziu, i cili ka një serrë ku kultivon perime prej vitesh, tha se tani në kulmin e prodhimit, janë rritur spekulimet.
Një kilogram kastravec, në pikat e pakicës në Tiranë, është shitur këto ditë nga 100-140 lekë, teksa fermerët e serrave nuk mund të shesin më shumë se 30 lekë një kilogram.
“Ky çmim është shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram", tha Ziu.
Ai tha se biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë i varur nga kushtet e motit dhe kushtet e tregut.
Vitin e kaluar, për shkak të dobësive në prodhim, në vendet e tjera të Mesdheut fermerët e serrave siguruan fitime të kënaqshëm, pasi shitën me shumicë në fermë me 100 lekë kilogramin, domatet dhe kastravecët.
Por këtë vit, situata ka ndryshuar. Prodhimi i sezonit të parë të perimeve ka qenë i mbarë në të gjithë Mesdheun duke bërë që çmimet në eksport të jenë më të ulëta.
Por teksa fermerët e Evropës mbrohen nga ndryshimet në çmimet e tregut, pasi subvencionohen, fermerët shqiptarë janë tërësisht të ekspozuar ndaj ndryshimeve. Humbjet e një sezoni për ta janë shumë, pasi kjo ndikon negativisht mbjelljet e dyta dhe investimet në rritjen e sipërfaqeve.
Në tregjet e pakicës në Tiranë një kilogram kastravec në shkurt u shit së paku 4.6% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa çmimet me shumicë në serra kanë pësuar rënie me 70% ne krahasim me vitin e kaluar.
Përveç se nuk kanë mbështetje financiare fermerët janë të pambrojtur nga spekulatorët. Prodhimi është në kulm dhe vjelja nuk mund të shtyhet.
Grumbulluesit marrin prodhimin pa çmime gjatë ditës dhe më vonë gjatë darkës vendosin çmime të ulëta ndaj fermerëve të cilët nuk mund të mbajnë stoqe.
Në anën tjetër, kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre.
Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit.
Në dhjetor, sasitë e importeve të ushqimeve janë intensifikuar edhe më shumë, duke u rritur me rreth 27% në raport me dhjetorin 2022 dhe në janar 2024 ishin 20% më të larta se në janar 2023./ Revista Monitor
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi një rritje t...
Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kan...
Nga data 5 prill 2024, tri bashki që furnizohen me ujë nga...
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Mungesa e tregut dhe çmimi i shitjes së grurit nën kosto n...
Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në...
Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 ...
Sot, më 26 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin ...
Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje ...
Cikli i rritjes së normave të interesit ka përmirësuar kth...
Sot, më 25 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Sot, më 24 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors”, ...
Sot, më 23 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të sigurua...
Inflacioni vjetor bazë ishte i qëndrueshëm edhe në muajin ...
Në vitin 2023 importet e veshjeve dhe këpucëve në sasi shë...
Sot, më 22 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...