Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 zbuluan simptoma të përkeqësuara të dembelizmit për popullsinë në moshë pune.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tetor-dhjetor të vitit të kaluar inaktiviteti në tregun e punës shënoi rritje vjetore me 3,1% në popullsinë e grupmoshës 15-64 vjeç. Kjo ishte rritja e parë pas një tendence rënëse të normave të “dembelizimit” që nga 3-mujori i parë i vitit 2021 (shiko grafikun më poshtë).
Mbi 464,055 persona të moshës 15-64 vjeç nuk janë në punë dhe as nuk janë në kërkim të punës. Kjo kategori u zgjerua me mbi 15 mijë persona gjatë një viti, duke e çuar drejt rritjes një fenomen që po ulej me shpejtësi nga presionet që sollën ofertat në rritje në tregun e punës.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se është përkeqësuar ndjeshëm papunësia afatgjatë. Në 3-mujorin e tretë të vitit të kaluar, rreth 73% e personave joaktivë në tregun e punës ishin të papunë afatgjatë.
INSTAT raportoi se gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2023, 16,1% e popullsisë ekonomikisht joaktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 9,2 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12,6 % në paaftësi të përhershme.
Në të njëjtën periudhë, 4,6% e popullsisë ekonomikisht joaktive (në grupmoshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,6% të të rinjve ekonomikisht joaktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht joaktivë, 1,4%, klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,8% të popullsisë ekonomikisht joaktive të kësaj grupmoshe.
Popullsia joekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat, të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë (pra, nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).
Rritja e personave joaktive në tregun e punës, erdhi në një kohë kur tregjet e punës janë të tendosura dhe disa sektorë si turizmi, ndërtimi etj., po kontraktojnë punonjës të huaj nga Azia dhe Afrika.
Pagat u rritën
Inaktiviteti në tregun e punës është rritur pavarësisht se punonjësit po paguhen më mirë. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se pagat janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, të nxitura si nga paga minimale ashtu dhe nga presioni i emigracionit. Madje pagat e profesioneve elementare po rritet më shpejt se të atyre me arsim të lartë.
Në fund të vitit 2023, paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 69.4 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në fund të 2022-shit, me rritje gati 12%. Ndërsa në shtet paga mesatare arriti në 87.8 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë një vit më parë, ose 18% më shumë.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit, punonjësit me profesione elementare kishin rritjen më të madhe të pagës nominale mujore bruto me rreth 16% në tremujorin e fundit të vitit 2023 në krahasim me 3-mujorin e fundit të vitit 2022.
Rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%. Në këto sektor, pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësohet nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restoranteve, kryesisht kamarierë, banakierë dhe pastrues.
Më tej, rritja më e lartë ka qenë e pranishme në sektorin e industrisë automative dhe në sektorin e bujqësisë me mbi 13% nga tremujori i katërt 2022 në të katërtin e 2023.
Në kontrast, pagat e punonjësve me arsim të lartë dhe profesionisteve u rritën në të njëjtën periudhë me 11%, ndërsa pagat në sektorin e ushtrisë kishin rritje më të ulët me rreth 10.6%. Pagat në forcat e armatosura kishin një rritje më të lartë në vitin 2022./ Revista Monitor
Sot, më 26 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin ...
Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje ...
Cikli i rritjes së normave të interesit ka përmirësuar kth...
Sot, më 25 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Sot, më 24 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors”, ...
Sot, më 23 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të sigurua...
Inflacioni vjetor bazë ishte i qëndrueshëm edhe në muajin ...
Në vitin 2023 importet e veshjeve dhe këpucëve në sasi shë...
Sot, më 22 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Italianët dhe polakët kanë vijuar të kenë interes për Shqi...
Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për me...
Rreth 2,3 miliardë euro llogaritet kostoja për zbatimin e ...
Ministri i Financave, Ervin Mete, në fjalën e tij në p...
Të ardhurat buxhetore janë rritur ndjeshëm vitet e fundit,...
Sot, më 21 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, po zhvillo...
Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka b...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...