Koncesionari i “Check-Up” u pagua për shërbime të pakryera/ KLSH: Për 5 vite mori 930 milionë lekë
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë Shtetëror k...

Në 10 Prill 'Stop' transmetoi denoncimin e qytetares Albana Frankenhauser, e cila tregoi, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet.
Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur gjykata e Gjermanisë.
Pas shumë peripecive, Albana e çoi çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja u pushua, pas komunikimit, se ajo do të kalonte në sistem me mbiemrin e huaj.
Por në Prill 2023 Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila.
Në këtë mënyrë Albana u detyrua të pajiset me pasaportë me mbiemrin Lila, pavarësisht, se gjykata i njohu të drejtën e mbiemrit gjerman.
Pas më shumë se 6 muajsh Albana thotë, se në Gjermani i kanë lënë mbiemrin Frankehauser, por i thanë, që mund të udhëtojë në Europë, por jo në Shqipëri.
Për Albanën, ky është një kufizim i pamundur, pasi ka prindërit e moshuar në Shqipëri.
Albana Frankenhauser: Për momentin ndodhem në Gjermani, pasi ika e detyruar të marr mbiemrin e vajzërisë. U gjenda këtu përsëri në një problem tjetër, sepse mbiemri nuk ndryshohet pa vendim gjyqësor dhe Gjermania nuk e njeh atë mbiemër. Në favorin tim më lanë kartën me mbiemrin Frankehauser dhe më thanë udhëto në Europë dhe mos hy në Shqipëri. U bën gati 6 muaj dhe janë zhvilluar 3 seanca dhe Drejtoria e Gjendjes Civile, nuk e di, pse zvarritet problemi im kaq shumë dhe nuk arrihet të jepet një vendim. Mua më duhet të vij në Shqipëri, pasi unë kam 2 prindër pensionistë dhe nuk mund të vij, e kam të ndaluar nga Gjermania hyrjen në Shqipëri. Kërkoj, që të jepet vendimi i ndryshimit të mbiemrit dhe Gjykata mos ta zvarrisë çështjen time, pasi jam në hall të madh dhe nuk futem dot në Shqipëri.
Aktet e drejtorisë së Gjendjes Civile kritikohen nga lektorja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, si të paligjshme.
“Në kushtet kur ne jemi kandidatë të BE-së synojmë të përmirësojmë legjislacionin, ta përafrojmë me ‘Acquis communautaire’, nuk mundemi ne të shprehemi mbi vendimin e një gjykate, ose prej një prej pikave të vendimit të gjykatës. Kur nuk është një gjë e tillë e shkruar qartazi nuk mund të marrim vendime që kundërshtojnë vendimin e gjykatës, aq më tepër të fillojmë një sërë procedurash për ndryshimin e mbiemrit”, tha ajo.
Nga ana tjetër, avokati Arben Llangozi shpjegon, se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet dhe jo të interpretohet.
“Çdo lloj institucioni gjyqësor apo qoftë gjendje civile apo institucione të shtetit shqiptar kanë detyrimin të zbatojnë vendimin e gjykatës sipas nenit 451/a, kur thotë, çdo lloj institucioni i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të zbatojë vendimet e gjykatës dhe vendimet e gjykatës zbatohen vetëm për ato që janë shprehur. Pra gjendja civile në rastin aktual ka marrë atributet e gjykatës dhe ka zgjidhur një mosmarrëveshje, kur gjykata nuk është shprehur. E ka zgjidhur vetë gjendja civile në mënyrë absurde dhe abuzive”, tha ai./tvklan.al
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë Shtetëror k...
Filda Heta, zonja që kishte vilë dykatëshe në Rrugën e Bog...
“Stop” u ndal në denoncimin e qytetares Filda Heta, e cila...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer një auditim në Fondi...
Në mars të 2022-shit, CNA denoncoi me fakte se kunati i Lu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur disa shkelje në ...
Elsa Liço ka ardhur nga Korça, për të denoncuar situatën, ...
Ish-deputeti Belind Këlliçi sot ka publikuar disa dokument...
Arjan Seferi tregon, se bashkë me nënën dhe motrën kanë pa...
“Stop” ishte këtë të martë në Vlorë. Zonja e drejtuar në r...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt-buxhetin për vit...
Botuesi italiano-shqiptar, Carlo Bollino, do të përbal...
Pas 653 faqesh dokumente të çuara nga Belind Këlliçi kreut...
Një denoncuese është drejtuar në redaksinë e “Stop” në Tv ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Shetel të Nj...
Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-mini...
Ende në vitin 2023, qytetarët duhet të përballen me proble...
Më 21 tetor, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla zhvilloi...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar ...
Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin i...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...