Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

3 ditë më parë u denoncua në emisionin “Stop” dhuna barabare që bëhej në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet.
Njëra nga edukatoret dhunonte një vajzë 3-vjeçare, së cilës i theu edhe këmbën.
Pas publikimit të këtij rasti u konstatua se kopshti privat ishte pa licencë.
Në fakt, në skandal nuk është vetëm kopshti privat, por përfshihen edhe institucionet shtetërore.
Disa institucione mbyllën sytë dhe lejuan të zhvillohej aktiviteti i një kopshti pa licencë me dhjetëra fëmijë.
Kopshti ishte lehtësisht i identifikueshëm nëpërmjet fasadës së saj shumëngjyrëshe, ku nuk fshihej as emri i aktivitetit privat.
Edhe pse gjithçka ishte hapur, asnjë masë nuk u mor ndaj këtij kopshti.
Institucionet ose nuk kanë kryer kontrolle, ose janë “porositur” të mos marrin masa ndaj këtij aktiviteti. Fakt mbetet që sido të ketë qenë situata, institucionet janë hapur në shkelje.
Ku ishte Inspektoriati i Shëndetësisë?
Ku ishte Inspektoriati i Tatimeve?
Ku ishin inspektorët e Bashkisë së Tiranës?
Ku ishte Inspektoriati i Punës?
Ku ishte Policia Bashkiake?
Ku ishte Ministria e Arsimit?
Përse asnjëra nga këto institucione nuk e pa një kopsht me një hapësirë të madhe, që mbante brenda dhjetëra fëmijë, të cilët rezultoi se dhunoheshin?
Përse nuk është kontrolluar deri më tani vila private në të cilën “edukoheshin” fëmijë?
Përse askush nuk u interesua të shohë se me çfarë ushqeheshin ata fëmijë?
Përse askush nuk shkoi të shikojë se si trajtoheshin ata fëmijë?
Përse askush nuk shkoi të shikojë kushtet në të cilat qëndronin fëmijët minimalisht 5-6 orë në ditë?
Përse askush nuk shkoi të kontrollojë nëse stafi i atij “institucioni edukativ” ishte i kualifikuar?
U desh dërgimi në spital i një fëmijë nga dhuna barbare e edukatores që të konstatohej ky kopsht privat që jo vetëm nuk kishte një licencë, por i trajtonte fëmijët mizorisht.

Aq i vogël qe kopshti me dhjetëra fëmijë brenda sa nuk e pa njeri?
Këta nuk shikojnë as një vilë të madhe me fasada shumëngjyrëshe, ku dhunohen me dhjetëra fëmijë.
Dhjetëra persona paguhen për të siguruar mirëqenien e fëmijëve dhe asnjëri prej tyre nuk e pa se çfarë bëhej me të vegjëlit në një godinë të madhe.
Në Shqipëri asnjëri nuk shikon asgjë, e gjithë administrata, të gjitha autoritetet përgjegjëse janë qorre dhe shurdhmemece, që tregon sa të korruptuar deri në palcë janë drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve dhe inspektoriateve përkatëse që duhet të kontrollonin ekzistencën e këtij kopshti pa licencë.
Tashmë qeveria na njofton se do të ngrejë një task-forcë në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe Policinë e Shtetit për të kryer kontrolle për aktivitete të tilla të paligjshme.
Kjo është një kosto shtesë për xhepat e shqiptarëve, pasi për këtë punë paguhen dhjetëra persona nga institucionet e sipërpërmendura.
Çështja tashmë është në duart e drejtësisë, e cila duhet të zbardhë ngjarjen dhe të dërgojë para drejtësisë personat përgjegjës, e bashkë me ta edhe personat që mbyllën sytë përballë një aktiviteti privat pa licencë, që rezultoi se nuk edukonte, por dhunonte fëmijët./ CNA
Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” n...
Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tr...
Nga viti 2015 deri më 2022, bizneset dhe buxheti i shtetit...
Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare q...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 10 Prill 'Stop' transmetoi denoncimin e qytetares Alban...
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë Shtetëror k...
Filda Heta, zonja që kishte vilë dykatëshe në Rrugën e Bog...
“Stop” u ndal në denoncimin e qytetares Filda Heta, e cila...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer një auditim në Fondi...
Në mars të 2022-shit, CNA denoncoi me fakte se kunati i Lu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur disa shkelje në ...
Elsa Liço ka ardhur nga Korça, për të denoncuar situatën, ...
Ish-deputeti Belind Këlliçi sot ka publikuar disa dokument...
Arjan Seferi tregon, se bashkë me nënën dhe motrën kanë pa...
“Stop” ishte këtë të martë në Vlorë. Zonja e drejtuar në r...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt-buxhetin për vit...
Botuesi italiano-shqiptar, Carlo Bollino, do të përbal...
Pas 653 faqesh dokumente të çuara nga Belind Këlliçi kreut...
Një denoncuese është drejtuar në redaksinë e “Stop” në Tv ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...