Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, bëri këtë të shtunë një denoncim për kontratat koncesionare në shëndetësi.
Vangjeli tha në një deklaratë për mediat se procedurat e laboratorëve, sterilizimit dhe të sanitarizimit të spitaleve vërtiten rreth një "grushti" kompanish.
Sipas saj, kompanitë drejtohen nga disa njerëz të lidhur me njëri-tjetrin dhe pas tyre qëndrojnë vetë drejtuesit e shtetit dhe kryeministri Edi Rama.
Denoncimi i plotë:
Procedurat e laboratorëve, sterilizimit dhe të sanitarizimit të spitaleve në Shqipëri vërtiten rreth një grushti të vogël kompanish e njerëzish të lidhur me njëri-tjetrin dhe pas të cilëve qëndrojnë vetë drejtuesit e shtetit e mbi të gjitha vetë Edi Rama.


Pak ditë më parë, në 28 qershor 2024, Edlira Bode e SUT, të cilën Edi Rama nuk e ka shkarkuar nga detyra, edhe pse KLSH në raportin e auditimit 2023 ka lëshuar masën disiplinore ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës për të, zhvilloi procedurën me negocim pa shpallje me objekt: “Kryerjen e shërbimit të lavanderisë për nevoja emergjente”, fondi 275 mijë euro.

Për këtë procedurë mori pjesë vetëm 1 ofertues, i cili u shpall edhe fitues me 98.9% të fondit limit, konkretisht operatori ekonomik "SANITARY CLEANING" sh.p.k. që sipas open data vetëm nga v.2019 deri v.2024 ka përfituar 57 pagesa kundrejt vlerës 2.3 milionë euro përfshirë edhe SUT 4 pagesa për të njëjtin objekt kontrate.


Kompania "SANITARY CLEANING" sh.p.k. është themeluar nga Fatos Deliu në v.2014 si pronar i vetëm.
Fatos Deliu ka qenë pronar themelues edhe i shoqërisë "Eco Riciklim" sh.p.k. deri në 2018, me pronar djalin e nëndrejtoreshës së QSUT znj.Strakosha, i cili vijon me kontratat publike pa u shqetësuar.

Në maj 2018 F. Deliu shet 60% të kuotave të kapitalit të "SANITARY CLEANING" sh.p.k. te kompania holandeze "Berinv B.V" përfaqësuar nga Tamara Alexandra Eleonora Wingelaar. Sipas mediave kjo zonjë ka mbajtur në 2018-ën detyrën e drejtores ekzekutive të kompanisë “AB Laboratory Solutions”, që ka një tjetër koncesion në shëndetësi, atë të laboratorëve me vlerë 120 mln euro. Ajo është larguar nga kjo detyrë më 21 qershor 2018, duke i lënë vendin Konstantinos Karathanos. Personi me të njëjtin mbiemër, Janis Karathanon, është pjesë e pronësisë së koncesionit të laboratorëve me kompanitë "Labopharma" dhe "AB Laboratory Solutions".

Në korrik 2018 F. Deliu largohet nga ortakëria duke shitur 40% të kuotave në favor të shoqërisë italiane “Servizi Italia s.p.a”. Kjo kompani është pjesë e koncesionit të sterilizimit kontratë e vitit 2015 me vlerë fillestare 11 milionë euro.

5 vite më pas, në shtator 2023, "Servizi Italia spa" shet aksionet te Fatos Deliu dhe shtetasi B.J.

Në dhjetor 2023 Fatos Deliu shet kuotat në favor të shoqërisë “Amphora Holding” me pronare shtetasen A.J.

Dhe po në të njëjtën datë, 29 dhjetor 2023 ortaku tjetër Berinv B.V shet kuotat në favor të shoqërisë “Videl” sh.p.k. me pronare shtetasen e njëjtë si më lart me inicialet A.J.
Pronarët aktualë të "Sanitary Cleaning" sh.p.k. janë:
Shtetasi B.J. 20% të kuotave;
"Amphora Holding" 20% të kuotave, me pronare shtetasen A.J. dhe
"VIDEL" sh.p.k. 60% të kuotave me pronare shtetasen A.J. si më lart.
Kjo rrjetë merimangash në ndryshime ortakërie nuk ka mundur të mbulojë përfituesit fundorë të cilët lidhen me kontratat më të majme të tenderëve në shëndetësi, gjithashtu të koncesioneve e kontratave të drejtpërdrejta.
Ku është drejtësia këtu…çfarë po pret akoma…?/ CNA
Një javë pas ngritjes së shqetësimit nga CNA dhe apeli...
SPAK-u njoftoi se kishte zbuluar një shumë prej gati 2...
Skandalet në sistemin shëndetësor nuk kanë të sosur. ...
“Onkologjiku është vetëm maja e Ajsbergut!” Kështu ka...
Kjo vilë që shihni në foto ndodhet në zemër të Tiranës...
Institucioni në varësi të Ministrisë së Financave, që ...
Erjon Skëndaj në emisionin e tij “Fol” ka sjellë një t...
Mbrëmjen e së shtunës, kryetari i Partisë Demokratike,...
Një nga problematikat e përditshme të qytetarëve të Ti...
Ilir Beqaj u arrestua këtë të enjte me urdhër të SPAK-...
CNA ka siguruar disa foto të kryebashkiakut të Tiranës...
Bashkia e Tiranës ka shembur një godinë pa njoftuar En...
Njësia 5/1 e shërbimit të Postës Shqiptare me vendndod...
CEO, Avni Ponari ka denoncuar skandalin që po ndodh në...
CNA ka bërë një sërë denoncimesh për inceneratorët, pë...
Erion Veliaj çdo ditë e më shumë po habit me fantazinë...
Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste ...
Thellohet investigimi për familjarët e kryebashkiakut ...
Projektet kulturore, kurimi i artit, janë disa nga mën...
Skandalet e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakut Erion ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...