Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshatin Poshnje, Gllava 2, Bashkia Dimal për rastin e qytetarit Reshat Totaj i cili ka një familje me 7 anëtarë.
Tërmeti i vitit 2017 i dëmtoi shtëpinë dhe bashkia i dha një çadër dhe një sasi ushqimesh. Në vitin 2019 shtëpia e tij u bë e pabanueshme, por Reshati mbeti sërish në çadër.
Sipas bashkisë, atij i takonin 9 milionë Lekë për rikonstruksion. Por akoma sot, shtëpia e tij ende nuk ka përfunduar. Bashkia e ka lënë pa dyer, dritare, instalime elektrike dhe hidraulike e tarracë. Ai thotë, se ka futur edhe 6 milionë Lekë vetë dhe sërish shtëpia është e pambaruar.
Aktualisht Reshati me familjen e tij po banon në shtëpinë e të vëllait, me shpresën se ai nuk do të kthehet gjatë kësaj kohe.
Denoncuesi: Në vitin 2017 më ka rrëzuar shtëpinë tërmeti, pjesërisht të papabueshme. Më sollën një çadër të vogël. Unë vetë i shtatë në familje, djali që kam invalid me nusen dhe me 3 fëmijë dhe zonja ime. Me ndihmë ekonomike e me gjithë ato halle e me vuajtje, tërmeti i vitit 2019 i rrafshoi fare. Më sollën më pas, një çadër të madhe. Në Këshill Bashkiak, ata vendosën të më jepnin 9 milionë e 400 mijë. Nga këto do të merrja gjysmat, 4 milionë. Rastësisht shkova të pija në kafe dhe ai shoku më tha që vjen Rama. “O shyqyr thashë po e pres”. Erdhi, u ul, më tha “shprehu çfarë ke”. Unë i thashë se kam një problem e ja shpjegova. Më tha që a kisha shkuar tek kryetarja e bashkisë. Unë i thashë që kisha shkuar mbi 150 herë. Më pas, kryeministri e pyeti kryeataren se si e ka problemin shoku. Ajo i tha që “ne e kemi ndihmuar, ju kemi dhënë ushqime e gjëra”. Unë i thashë që më ka ndihmuar me disa ushqime.
Nesër në mëngjes kryetarja e bashkisë më dërgoi inxhinierin dhe 2-3 veta të tjerë për inspektim dhe e çuan nga 9 milionë në 24 milionë . Ramës ia di për nder, ai është i gjatë dhe i mençuar, nuk është i gjatë dhe pa mend.
Me shtëpinë nuk u bë gjë prej gjëje. E kanë lënë pa dyer, pa dritare, pa instalime, pa banjo e pa asgjë. Ballkoni nuk ka pllaka, nuk ka tavan dhe nuk ka as dritare, as instalime nuk ka. Në korridor, tavanet jo, instalimet mungojnë dhe këto që janë i kam blerë vetë. Dhomat pa tavan, pa dyer, pa dritare, pa instalime.
Gazetarja: Nga ky 24 milionshi që me vendim të Këshillit Bashkiak të takonin për këtë shtëpi, sa para mund të ketë futur bashkia dhe sa para ke futur ti vetë?
Denoncuesi: Unë kam futur tek 6 milionshi. Më ka lënë shtëpinë vëllai dhe rri tek shtëpia e vëllait. Unë kërkoj nëpërmjet emisionit “Stop” që të më ndihmojë kryeministri që të bëj ata që kanë mbetur pa bërë.
Në një takim me inxhinieren e Bashkisë, kjo e fundit i thotë se aty janë 11 shtëpi dhe kanË ndaluar punimet sepse disa prej tyre kanë ndryshuar strukturën. Në këtë mënyrë punimet janë pezulluar, duke penalizuar edhe Reshatin që i është përmbajtur projektit.
Inxhinierja: Objekti është bërë me bashkëfinancim, që do të thotë 80% e fondit është i Qeverisë, ndërsa 20% është i Bashkisë. Ideja është këtu: janë 11 objekte të tilla që janë bërë sipas subjektit që i zbatoi, firma ndërtuese ka mbaruar. Tani puna është këtu që gjatë zbatimit, dikush tha mos ma bëj këtë murin këtu se e dua këtu. Domethënë çfarë kishim planifikuar dhe parashikuar ne, këta i ndryshuan. Tani, që t’i ndryshoni këto, duhet të merrnin miratimin në moment. Këto nuk e bënë këtë gjë, që do të thotë që na lind nevoja që këto projekte t’i kalojnë dhe miratojnë edhe njëherë. Pak a shumë është, si të bësh një projekt nga e para. Nuk e bën, por e llogarit. Sepse dikujt, kishte 30 m 2 çati, vajti e bëri 120. Domethënë unë të gjithë elementët e çatisë duhet t’i llogaris edhe njëherë.
Qytetari: Atë hapësirë kisha, atë kemi bërë. Bile kam paguar. Po sa mund të vonojë e kam…
Inxhinierja: Unë shpresoj, që mos të të vonojë shumë! Ne nuk e bëjmë proçedurën vetëm për këtë rast, por do ta bëjmë për 11 objektet. Në qoftë se në Shtator nuk e mbyllim brenda muajit, do ta sjellësh dhe Stopin këtu.
Megjithëse u premtua nga bashkia Dimal se shtëpia do të përfundonte në shtator 2022, kjo nuk ka ndodhur pasi pritet të çelet një fond për këtë.
Gazetarja: I keni thënë që pas një muaji do të fillojnë punimet sepse ka disa ndryshime në projekt, por shtëpia nuk ka asnjë ndryshim. Të lutem më thuaj një ndryshim që ka në projekt.
Inxhinierja: Procedura është e përbashkët për të gjithë.
Gazetarja: A mund të më thoni se kur do të fillojnë punimet?
Inxhinierja: Moj, a i merrni infromacionet e sakta ju apo doni të bëni vetëm emisionin? Aq ishte fondi, ne nuk e vendosim fondin. Na lini rehat që të bëjmë punën.
Gazetarja: Kur do të filloni punën?
Inxhinierja: Dil përjashta të lutem shumë.
Gazetarja: Nuk kam pse dal përjashta, nuk jam në shtëpinë tënde. Dil ti përjashta.
Inxhinierja: Po i bëhet shtëpia atij zotërisë, ti do të vish vërdallë.
Gazetarja: Po kur do ia mbarosh?
Inxhinierja: Po ik pra, ka procedura për çdo gjë.
Kështu që këtë dimër, Reshati do ta kalojë në cadër, ose në rastin më të mirë në banesën e të vëllait, që ndodhet jashtë vendit me shpresën që nuk do të kthehet.
Denoncuesi: Nuk ka ndodhur asgjë. Mora në telefon përgjegjësin e firmës, më tha që ka mbaruar fondi dhe nuk kemi fond më. Thanë që në Shtator 2022 do të përfundonte ndërtimi i banesës, por nuk e mbajtën fjalën./tvklan.al
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emëri...
Leonora Nino në vitin 2011 bleu një shtëpi të vjetër në Sh...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
“Stop” shkoi në fshatin Rrethë Buz në Njësinë Buz, bashkia...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...