VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një kredi te Shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj, Durrës. Ai mori 2 milionë Lekë, që me gjithë interesa, shkonin për të paguar 2 milionë e 600 mijë Lekë (të vjetra).
“Në vitin 2013 ka marrë 23 milionë lekë të vjetra hua tek shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj. I kam likujduar normalisht sipas kredisë. Më duheshin për të blerë një lopë. Ishim në fshat. Nuk kishim lekë gjendje, për të mos blerë qumësht në vende të tjera u detyrova me ble një lopë për vete. I plotësova letrat me përfaqësues, kryetar bordi dhe kryetar zyre, zotin Qemal Lashi, i ndjeri që nuk është sot. Shkojmë në Durrës, marrim lekët atje, unë mora lopën, erdha në shtëpi. Mora 2 milionë për ta paguar 2 milionë e 600 mijë. Bota merr shtëpi me kredi, merr makina me kredi, ne na u nxi jeta me një dy milionësh këtu, për të marrë një bisht lope”, tha denoncuesi.
Në vitin 2016 Mehdiu shlyen plotësisht kredinë dhe këtë e vërteton me një sërë dokumentesh.
“U likuiduam sipas kontratës që kemi bërë”, tha ai.
Por nga 2019-ta e deri më sot ai nuk është më i qetë, pasi mëson, se kjo shoqëri financimi e ka hedhur në gjyq dhe i kërkon ta paguajë shumën e marrë.
“Që në 2019 na erdhën letrat nga Zyra Përmbarimore. Kemi folur në telefon, i kemi sqaruar, i kemi likuiduar. Kemi fol edhe në telefon me ata të Tiranës, me administratorin, na kanë thënë do të sjellim policinë, bjerini Lekët. Na ka ardhur Përmbarimi”, tha denoncuesi.
Denoncuesi thotë se nuk ka ditur asgjë për asnjë vendim gjykate kundër tij. Por në një vendim të gjykatës së Durrësit më 7 Tetor 2019 ka dalë një urdhër ekzekutimi ku kërkues ka qenë shoqëria “Kursim Kredi” Hamallaj.
Denoncuesi nënshkroi një deklaratë noteriale me ish-kryetarin e bordit të shoqërisë në fjalë, ku ky i fundit pranon, se Mehdiu ka shlyer çdo detyrim.
Veç kësaj, Mehdiu disponon edhe një pasqyrë kalendarike, që vërteton këstet e shlyera për të gjithë periudhën.
Po ashtu ka një mandat arkëtimi, firmosur nga arkëtari Gjin Cani, ku vërtetohet edhe shuma e fundit e paguar që është 8300 Lekë dhe është një mbyllje kredie, shlyerje totale e kredisë dhe është firmosur nga arkëtari.
Zoti Behluli ka dhe një vërtetim nga Banka e Shqipërisë, e cila gjithashtu provon, se Mehdi Behluli nuk ka kredi të palikujduar në emrin e tij. Ish-arkëtari e pranon që zoti Behluli i ka bërë pagesat sipas rregullave, por administratorja nuk i ka hedhur në sistem.
Gazetari: E ka shlyer kredinë, apo nuk e ka shlyer?
Gjin Cani, ish-arkëtar: E ka shlyer.
Gazetari: Pse kanë ndodhur këto gjëra, zotëri?
Gjin Cani, ish-arkëtar: Këto i ka bërë administratorja. Nuk i futi në sistem. I la dokumentacionet jashtë sistemit për të gjithë këta, që paguanin.
Gazetari: Unë, me ç’kam parë dokumentet…
Gjin Cani, ish-arkëtar: As që bëhet llaf! Ta them unë: Po!
Gazetari: Ai mban përgjegjësi për dokumentet, që na ka treguar dhe ju keni bërë atë që… shlyerja përfundimtare. Pashë edhe pasqyrën, sipas kalendarit, që janë bërë pagesat e kësteve dhe nuk ka detyrime.
Gjin Cani, ish-arkëtar: Jo! Ajo nuk i ka në sistem. Duke mos i pasur në sistem ajo shin lëmin. Bën qejf si të dojë vetë!
Gazetari përpiqet të kontaktojë me administratoren.
Gazetari: Si je, i nderuar? Si dukesh? Mirë? Mund të kontaktoj pak me znj.Sidorela Jupa, që është administratorja?
Sportelisti: Ato janë në Durrës. Sa kanë ikur. Po këtu, ka ndonjë njeri, që mund të kontaktoj?
Gazetari: Jam Andrelin Prifti, gazetar i emisionit investigativ Stop në Tv Klan.
Sidorela Jupa, administratore: Po!
Gazetari: Kemi një shqetësim të një gazetari dhe deshëm që ta konsultonim pak bashkë.
Sidorela Jupa, administratore: E kuptoj! Atëherë, unë për momentin jam në lëvizje. Kështu që, a të kontaktoj unë?
Edhe pse pritëm, administratorja nuk ka marrë kurrë në telefon. Për këtë,”Stop” shkoi sërish në filial. Por aty nuk kishte asnjë person. Madje pasi gazetari kërkoi që të merrte kontakt në telefon, administratorja kësaj radhe nuk e hapi.
“Ky mesazh shkon për ju zonja Jupa pasi nuk mund të ngarkoni një qytetar të rregullt që tashmë është shlyer me ju. Si mundeni ju që në 2023 ende ta shqetësoni këtë qytetar i cili vërteton me fakte dhe prova që nuk ka asnjë detyrim ndaj shoqërisë suaj”, tha ai./tvklan.al
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbr...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në zonën...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërrit...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës kaosin me pronat n...
Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në T...
Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...