LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori mashtrues bën avokatin për përfitim personal, aktrim dhe në gjyq

24 Janar 2023, 22:50, Denoncim CNA

Prokurori mashtrues bën avokatin për përfitim personal, aktrim

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka ardhur një denoncim nga një familje nga Jugu i Shqipërisë, e cila kërkon të mbetet anonime për arsye sigurie. Bëhet fjalë për një dëmshpërblim të konsiderueshëm financiar nga shteti italian.

Historia fillon në vitin 2003 me një tragjedi. Djali 15-vjeçar i familjes vritet gabimisht nga një shtetas italian, i cili ishte pjesë e një organizate gjuetie.

Prokuroria shqiptare bëri me faj italianin dhe familja nisi procesin civil në 2011-ën në Itali për dëmshpërblimin.

Përmes një të afërmi, familja vihet në kontakt me prokurorin Ervin Beqiri, i cili u prezantua si avokat. Ky i fundit i lidh me një avokate në Itali.

Një muaj më pas, prokurori-avokat Ervin Beqiri, u kërkon familjarëve që për shkak të disa parregullsive, të firmosnin fletë të bardha. Rezultoi se ishte falsifikuar një prokurë, ku familjarët fusnin në pjesën e dëmshpërblimit si palë me 20% të dëmshpërblimit, avokatin dhe këshilluesin ligjor.

Kur familjarët kuptuan mashtrimin, i refuzuan prokurën prokurorit-avokat. Ndërsa ky i fundit nisi hakmarrjen. Ai pretendoi për një parregullsi të atësisë dhe mëmësisë së vëllait të të ndjerit, i birësuar nga xhaxhai dhe tezja në moshën 7-vjeçare.

Prokurori Ervin Beqiri: Në këto kushte kam paraqitur kallëzim penal në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, si një prokurori kompetente për veprën penale të falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim dhe të mashtrimit, si dhe për veprën penale të falsifikimit të akteve të Gjendjes Civile.

Në këtë lojë u përfshinë edhe prokurori Petrit Vukaj dhe gjyqtarja Erlanda Agaj.

Denoncuesi: Aksidentalisht, vëllai humbi jetën në 2003-shin nga një shtetas italian, i cili ushtronte aktivitetin e tij sportiv në gjueti. Drejtësia në Shqipëri vendosi 3 vjet heqje lirie për shtetasin italian. Vëllai në atë kohë ishte 15 vjeç e gjysmë, 16 vjeç. Si fillim, ky na u prezantua si miku i dajës. Na u vetëofrua për të na ndihmuar. Gjeti Avokatin e Shtetit, një italian.

Denoncuesi: Po, e gjeti. E kishte një mikeshën e vet sepse kishin mbaruar arsimin e lartë bashkë. Më pas, i japim prokurat për të ndjekur ajo çështjen, unë babi, mami, familjarët tanë dhe gjyshja. Në krye të 2 muajve, ky person na thotë që është bërë një ngatërresë në dokumentacion sepse në atë periudhë, dokumentacionet kalonin dhe në Konsullatë, kurse sot jo.

Me mirëbesim shkuam tek i njëjti noter në Fier që na caktuan ata. Thjeshtë kemi hedhur firmat me idenë që ishin dokumentat e para. Firmat i hodhëm poshtë në një fletë që na caktuan ata. Ne nuk kishim asnjëlloj informacioni se çfarë bëhej me çështjen. U interesova në Ministri të Jashtme, e cila raportoi në Konsullatë, e cila i kishte bërë kërkesë për të shkuar atje. Ishte paraqitur në Konsullatë avokati jonë dhe i kishte thënë “unë çështjen në Itali po e ndjek sipas rregullave dhe çështja po vazhdon sipas rregullave”.

Më thërrasin në Ministri të Jashtme dhe kur ma raportuan këtë gjë u çudita se si ka mundësi që ajo thotë që nuk kanë probleme familjare kur ne nuk kishim asnjëlloj dokumenti. Më pas, marr të dhëna nga Ministria e Jashtme dhe shkova vetë në Itali në vitin 2017. Bisedova me avokatin dhe më tha se i kishte nisur të gjitha dokumentet në Shqipëri, si nuk ka ardhur asnjë dokument. Që në momentin që avokati ndërpreu lidhjet me atë, ai vjen dhe më merr në telefon dhe e lamë për t’u takuar për çështjen. U takuam në Elbasan dhe më tha që kemi lidhur një marrëveshje dhe pse po heq të drejtën…

Gazetari: Çfarë marrëveshjeje, sepse ju i dhatë prokurë avokates në Itali?

Denoncuesi: Me firmën që dhamë në 2011 i kemi dhënë të drejtën njësoj këtij sikur ishte avokati jonë tek firmat në fletë të bardhë. Ai e ka pranuar se nuk ka qenë në prani të noterit, pra është firmosur një akt-marrëveshjeje, pa qenë ai fare, vetëm shkuam ne dhe hodhëm firmat, u bënë si u bënë dokumentat. Nga kjo prokurë, ky prokuror kërkon që të jetë pjesë e dëmshpërblimit tonë. Ai tek prokura nuk e ka paraqitur veten si prokuror, por ai e ka paraqitur veten si qytetar i thjeshtë.

Më bën një telefon mua para 4 vitesh dhe më thotë që nëse nuk më bën pjesë mua të çështjes tënde, unë të denoncoj në Fier. E pyeta pse. Më tha që ke bërë disa dokumenta të parregullta, në vend që ti të paraqisje trungun tënd familjar të vitit 2011, ke paraqitur atë të 1992-shit.

Unë jam birësuar në moshën 7-vjeçare dhe në moshën 16-vjeçare, unë humba vëllain. Ky e dinte se çfarë status kisha unë dhe më thotë “merr këtë trung familje ku ke qenë me vëllain” dhe në Itali kjo duhej që unë jam vëllai, quhet dëm psikologjik.

Gazetari: Çfarë problemi ka bërë noteri kësaj radhe?

Denoncuesi: Po më kushton mua lirinë sepse në vend që të vinte prindërit ligjorë, ka vënë prindërit biologjikë.

Gazetari: Ju akuzoheni për këtë?

Denoncuesi: Po ta marrësh si vepër penale nuk është sepse janë prapë të 4 prindërit brenda.

Gazetari: Po ta marrim të mirëqenë se është vepër penale, ok u bë. Po noterit i ka hyrë gjëmb në këmbë sepse kjo është bashkëpunim?

Denoncuesi: Të të gënjej kot se nuk e di. Nuk kanë gjetur kë të fajësojnë sepse të gjitha dokumentet ishin të sakta, edhe gjetën një person, i cili isha unë.

“Stop” ka publikuar komunikimin e denoncuesit me noterin.

Noteri: Kush të tha se quhet fallso?

Denoncuesi: Ata të Prokurorisë.

Noteri: Po si quhet kjo tani? Nuk quhet fallso?

Denoncuesi: Po hajde thuaja atyre tani. Po ka kaluar kohe, ku di gjë unë. Ata thonë që është e gjitha se prokurori ka marrë të drejtat e avokatit.

Noteri: Shumë mirë ta bëri atëhere.

Denoncuesi: Tani, çfarë të bëj unë me këtë? Çfarë t’u them unë atyre?

Noteri: Nuk dënohesh asnjëherë me këtë. Do pezullohet si vendim, asnjëherë nuk bën burg për këtë.

Noteri: Ata ta bëjnë presionin, për të të dënuar…

Denoncuesi: Ata më kanë dënuar.

Noteri: E di shumë mirë që je dënuar.

Kreu i KLP-së, Alfred Balla thotë për emisionin investigativ “Stop” çfarë aktivitetesh iu lejohen prokurorëve apo gjykatësve.

Kryetari i KLP-së, Alfred Balla: Prokurorëve, por edhe gjyqtarëve, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik dhe shkencor, nuk iu lejohet asnjëlloj veprimtarie me ose pa pagesë. Kjo është e përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 

 “Stop” ka sjellë dhe pjesë nga gjyqi absurd, ku prokurori Vukaj dhe gjyqtarja Agaj bëjnë sikur prokurori Ervin Beqiri është, në një kohë që ai është prokuror.

Gjyqtarja Erlanda Agaj: Mirëdita! Në Fier, sot në datën 26 Janar 2022 çelet seanca gjyqësore me disa minuta vonesë për shkak të prokurorit që ndodhej në një gjykim tjetër. Prokurori i çështjes Petrit Vukaj është paraqitur, i pandehuri po, flet avokati i tij.

Gjyqtarja Erlanda Agaj: Paraqitet shtetasi Ervin Beqiri, i cili identifikohet nga gjykata me numër letërnjoftimi, në rast se bëni dëshmi të rreme, apo refuzoni për të dëshmuar, ju mbani përgjegjësi penale. Ditëlindja juaj?

Prokurori Ervin Beqiri: 26 Janar 1979!

Gjyqtarja Erlanda Agaj: Arsimi?

Prokurori Ervin Beqiri: I lartë.

Gjyqtarja Erlanda Agaj: Fusha e profesionit?

Prokurori Ervin Beqiri: Jurist!

Gjyqtarja Erlanda Agaj: I dënuar më parë?

Gjyqtarja Erlanda Agaj: I padënuar!

Prokurori Ervin Beqiri: Faleminderit! Kam ushtruar profesionin e avokatit në qytetin e Tiranës, me numër 16-17 license, nga viti 2003, kur jam pajisur nga Dhoma e Avokatisë Tiranë deri në vitin 2007. Dua ta sqaroj pak më shumë momentin e njohjes me këta shtetas. Jam takuar për herë të parë në vitin 2018, personalisht.

Denoncuesi thotë se cila ka qenë arsyeja pse ai i është drejtuar emisionit investigativ “Stop”.

Denoncuesi: Arsyeja ime ishte kjo: Ndoshta unë nga ana ligjore nuk marr vesh dhe normalisht sistemi ka vetë gjithë ecurinë familjare të gjithë atij personi se çfarë trungu ka. Gjatë gjithe hetimeve që ka bërë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, normalisht duke u mbuluar dhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka mbajtur gjatë gjithë kohës në hije prokurorin Ervin Beqiri. Kjo realisht është një vepër e rëndë penale për atë. Ata nuk kanë informuar fare, pra institucionet përkatëse./tvklan.al

Lajmet e fundit nga