Biseda e plotë e Enver Hoxhës, Shehut, Kapos me Hrushovin dhe të tijtë në Moskë
Më poshtë botojmë raportin e zbardhur të takimit që de...

Shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin si një nga ditët e shënuara shtetërore.
Një shtatori nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij.
Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Rreth dy dhjetëvjeçarë
pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse pikërisht nga mbretëritë e tyre.

Për herë të parë në historinë shtetndërtuese të saj, me Mbretërinë Shqipëria u konsolidua si shtet i qëndrueshëm dhe funksionoi si i tillë për 11 vjet, në dallim nga 16 vjetët e mëparshëm gjatë të cilave ajo ose përjetoi vakum pushteti, ose qeveri të dobëta, të cilat nuk mbushnin as motin.
Institucioni i Monarkisë Shqiptare, sanksionoi me ligj plotshmërinë dhe përkatësinë e përbashkët të kombit shqiptar. Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu
dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.
Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Qeveritë e mëparshme, përgjithësisht nuk ishin njohur, sepse as nuk arrinin të institucionalizoheshin në nivel të mjaftueshëm për ta përfituar njohjen ndërkombëtare.
Një vend që nuk i njihet ndërkombëtarisht qeverisja për 16vjet, është absolutisht vend i rrezikuar. Nëse Shqipëria do të kishte vazhduar të mbetej në këtë gjëndje, pothuajse vakumi institucional, do kishte tërhequr mbi vete jo vetëm lakmitë e mbretërive përreth, por edhe indiferentizmin, shpërfilljen dhe deri edhe pikëpyetësimin nga fuqitë e mëdha.
Nuk mund të mos vihet në dukje se, në jo pak raste të mëparshme, ishte rrezikuar edhe vetë Shqipëria shtetërore të diskutohej si entitet shtetëror.
Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e shteteve perëndimore.

Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian.
Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e mëpasme.
Prandaj shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin si një nga ditët e shënuara shtetërore.
Një shtatori nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht
domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij./CNA
Më poshtë botojmë raportin e zbardhur të takimit që de...
Iosif Vissarionovich Dzugasvili, i njohur si Stalini, ...
Në librat e shkollës studiuam se kur Kristofor Kolombi, në...
Operacioni “Valkyrie” ( sulmi me bombë i 20 korrikut 1944 ...
Nëse sot është një nga zonat më të famshme për turistët dh...
Një dekadë e gjysmë e fundit ka parë trazira në të gjithë ...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi” (Black Ribbon Day)...
U bënë disa vite që Inteligjenca Artificiale është tem...
Fizikanti toskan Bruno Pontecorvo (1913-1993), i lindur në...
Suedia ka lëshuar licenca për të vrarë 20% të popullsisë s...
Në orën shtatë të mëngjesit më 21 gusht të vitit 1911, dit...
Tina Modotti, e lindur në Friuli në 1896 njihet si: aktore...
Gjatë shekullit të 16-të në Japoninë mesjetare, gratë e pa...
Pasi u përfytyrua si një fener i lartë për të udhëhequ...
Në mesin e viteve 1300, njerëzimi u përball me një nga kap...
Këtë verë mediat kanë qenë të mbushura me raporte alar...
Përmbytja nga shiu i dendur pranë liqenit Pátzcuaro ka shk...
Të gjithë në fëmijëri e kemi luajtur lojën telefoni i ...
Sokrati, filozofi i njohur i Greqisë së lashtë, kishte një...
Për të transportuar blloqet e gurit të nevojshëm për të nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...