Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi” (Black Ribbon Day), Dita zyrtare Europiane e Kujtesës së krimeve naziste, fashiste, komuniste e staliniste! Këshilli i Europës duke pasur parasysh krimet që kanë kryer diktaturat në shekullin XX ka vendosur që diktaturat të dënohen dhe viktimat dhe barbarizmat e tyre, shtetet që i kaluan këto diktatura, t’i kujtojnë dhe mos t’i harrojnë krimet.
Diktaturën fashiste, naziste, mbas mbarimit të Luftës Dytë Botërore, Europa krijoi Gjykatën e Nurmbergut për t’i dënuar ligjërisht këto krime që nga viti 1948 e në vazhdim. Diktaturën staliniste Europa juglindore e dënoi në vitin 1956, kurse diktatura komuniste ra në vitin 1988 me shembjen e Murit të Berlinit.
I vetmi vend në Europë, Shqipëria, u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare, por kaloi nga sistemi stalinist, në sistem pluralist, pa marrë aprovimin e antikomunistëve me një veprim aspak ligjor juridik, por ideologjik, formal, që brenda 4 ditësh u ndërrua sistemi, dhe u krijuan parti formale antikomuniste me një objektiv të qartë:
“Mosdënimi i krimeve të stalinizmit shqiptar enverist!” Duke lejuar Partinë e Punës së Shqipërisë që kishte kryer krime të ishte pjesë e pluralizmit politik duke mos e dënuar ligjërisht për dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për 50 vite ndaj antikomunistëve shqiptarë.
Dhe ka tri dekada që e gjithë klasa politike e krijuar në 4-ditëshin e dhjetorit ‘90, vazhdoi e vazhdon politizimin e demagogjinë kundër enverizmit, por nuk bëri asnjë akt juridik ligjor për ta dënuar partinë komuniste dhe Hitlerin e Europës juglindore, stalinistin Enver Hoxhën.
Që nga 29 nëntori i vitit 1944 e deri në të ashtuquajturin ndryshim sistemi në ‘90 bilanci i krimeve të komunizmit enverist është një bilanc i paimagjinueshëm për Europën e Pasluftës së Dytë Botërore për mijëra jetët njerëzore të humbura. Shqiptarët antikomunistë vuajtën 914.000 vite burg. U krijuan kampe përqendrimi ku nuk u kursyen as jetët e fëmijëve si në Tepelenë, ku nga uria vdiqën mbi 350 fëmijë të antikomunistëve nga veriu.
Cili vend në Europë ka një bilanc krimi si Shqipëria?!
23 gushti bashkon ditë-vdekjet e personazheve të njohura, qëndrestarëve shqiptarë që kanë dhënë shumë për lirinë, shtetin dhe kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe kombit.
Ky 23 gusht, si Ditë e Kujtesës Europiane dënon krimet e stalinizmit shqiptar dhe denoncon publikisht dhe bën përgjegjës ndaj kombit dhe shoqërisë, klasën politike, udhëheqësit e institucioneve të shtetit shqiptar të këtyre tri dekadave që nuk i dënuan krimet e komunizmit.
Sot kjo ditë dënon heshtjen e politikanëve të të gjitha ngjyrave ndaj krimit komunist. Shqipëria nga një diktaturë staliniste, nuk qe në gjendje të ndërtonte shtet të së drejtës, sepse klasa politike nuk ndoqi rrugën e demokratizmit të vendit, por si një lukuni ujqërish për të ndërtuar pushtet me dogma të komunizmit. Pushteti politik gjatë kësaj periudhe 34-vjeçare ndërtoi një sistem korrupsioni, duke prishur ekuilibrat e shoqërisë me propagandë dhe duke përdorur heshtjen ndaj krimeve të diktaturës. Ne si shtet nuk kemi ditë kujtese siç e ka Europa. Ditën Europiane të Kujtesës në vite po e përkujtojmë këtu në Koplik të Malësisë Madhe, këtu ku krisi pushka e parë antikomuniste që e udhëhoqën burrat e shquar të Malësisë së Madhe, bajraktari i Hotit, Mulë Deli Bajraktari. Ushtaraku dhe komandanti i shquar Llesh Marashi i Shkrelit, heroi i mbrojtjes së kufijve të shtetit shqiptar, trimi legjendar i Kelmendit, Preng Cali, që u vra në besë nga i pabesi, stalinisti kriminel, Mehmet Shehu.
Këtu u krye Masakra e Koplikut nga komunistët shqiptarë, që nga 28 korriku deri më 29 gusht 1948, u torturuan 56 burra dhe gra, ku në mes këtyre burrave dhe grave, një malësore do të lindte në mes torturave fëmijën e saj. Këtu u torturua shkencëtari Dom Aleksandër Sirdani, biri i Bogës trime, së bashku me Dom Pjetër Cunin vetëm se ata nuk e mohonin Zotin! Do të torturonin malësorin trim, luftëtarin antifashist e atdhedashës, burrin e besës së Malësisë, Taro Keqin, Katolikun trim e të pamposhtur, Nik Mark Rexhën. Dhe mbas torturave dhe vrasjes barbare trupat e këtyre meshtarëve të besimit e të lirisë, dhe trimave të pamposhtur të Malësisë do të hidheshin në kanalin e ujërave të zeza jo shumë larg këtij tubimi që zhvillojmë sot në nderim të tyre.
“Masakra e Koplikut” nuk harron, ajo i ka në kujtesë xhelatët e krimeve të masakrës, ajo i bën thirrje Institucionit të Autoritetit të hapjes së Dosjeve të ish-sigurimit të shtetit: Kur do t’i bëni prezencë para shoqërisë shqiptare emrat e xhelatëve dhe dosjet e tyre kriminale që kanë kryer krime në Koplik e në gjithë Shqipërinë. Jo më larg se dje Gjykata gjermane dënoi një sekretare të nazizmit 17-vjeçare, edhe pse ajo është 94-vjeçare sot. Breznia e re pret t’i njohë xhelatët që të mos lejojnë të përsëritet krimi. Lavdi të përjetshme këtyre grave e burrave trima, këtyre antikomunistëve heronj, që nuk u stepën përballë barbarizmave të kriminelëve të partisë komuniste shqiptare. Sot Shqipëria lëngon për liri e demokraci, për dinjitet. Sot shoqëria shqiptare është e ndarë në antikomunistë dhe komunistë.
Ne antikomunistët jemi etaloni, lajmëtarët e Europës me një dinjitet të padiskutueshëm për shqiptarët. Komunistët janë pjesa e urrejtjes, sunduesit, përçmuesit e vlerave, dokeve, fesë e fisnikërisë kombëtare. Politika shqiptare postkomuniste dhe pushteti në Shqipëri kanë zgjedhur heshtjen dhe harresën duke u bërë palë me krimin. Europa e dënon krimin e shtetit shqiptar, hesht ndaj krimit.
Shenjtëria e tij, Papa Francesku, do të priste në Vatikan me 25 tetor 2023 përfaqësinë e antikomunistëve shqiptarë dhe do të lutej për shpirtrat e humbur dhe vuajtjet shekullore të antikomunistëve në diktaturën staliniste.
E kundërta ndodh me Presidentin e shtetit shqiptar, me kryetarin e Parlamentit, me kryetarin e qeverisë, ata i urrejnë antikomunistët, bëjnë hipokrizi me kujtesën dhe kanë ndërtuar një sistem qeverisës, mediatik që të zhduken nga kujtesa krimet e Enver Hoxhës.
Sot nga Kopliku i masakruar nga regjimi komunist, nga Malësia e Madhe antikomuniste, u drejtohem drejtuesve të shtetit shqiptar: Kur do t’i dënoni krimet e stalinizmit shqiptar me ligj si gjithë Europa. Keni 6 muaj që heshtni përballë kërkesës së Konferencës Ipeshknore të Shqipërisë, kërkesës së bashkëngjitur Konferencës Ipeshknore dhe të tri komuniteteve fetare myslimane, bektashiane, ortodokse, si dhe Rezolutës Kombëtare të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë.
Nuk ndërtohet demokracia pa dënuar krimin komunist. Kur partitë politike shqiptare, do t’u kërkojnë falje shqiptarëve për krimet e komunizmit? Zoti President, znj. kryetare e Kuvendit, zoti Kryeministër kur do t’u kërkoni falje familjeve shqiptare që përballuan krimet e stalinizmit enverist?
Heshtja juaj është veprim kriminal, dhe dhunim i të drejtave dhe lirive të njeriut ndaj shqiptarëve që vuajtën mbi 9 shekuj burg e internim, të mbi 6000 familjeve që kanë tri dekada që s’kanë gjetur eshtrat e të zhdukurve. Si mund të jeni të qetë ju drejtues të shtetit, ku bashkatdhetarët tuaj nuk kanë një varr për familjet e tyre, ku falë rezistencës së tyre ju sot gëzoni benefite e pasuri marramendëse të sistemit për të cilin u sakrifikuan antikomunistët shqiptarë. Ju që ishit palë me diktaturën dhe duartrokisnit burgimet e vrasjet tona, pa dhënë asnjë kontribut në dënimin e diktaturës, dhe heshtni dhe përbuzni sakrificat tona mbinjerëzore.
Nëse ju zgjidhni heshtjen si drejtues të shtetit, ne do t’ju denoncojmë deri në Strasburg për dhunim dhe përçmim ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut të 100.000 familjeve shqiptare që përballuan diktaturën.
Po opozita pse i është bashkuar korit të kukuvajkave të pushtetit me heshtje ndaj kërkesës sonë për të dënuar krimin komunist me ligj. Opozita nuk është vetëm të luftojë për të marrë pushtetin, por për të mbrojtur të drejtat e liritë e qytetarëve që i dhunon pushteti. Është turp kombëtar që 59 deputetë të opozitës që kanë marr votën e antikomunistëve shqiptarë prej 34 vitesh, heshtin nga 6 muaj si mazhoranca ndaj kërkesës për t’i dënuar krimet e komunizmit si shtet që kërkojmë të bëhemi pjesë e Europës. Nuk shkohet në Europë pa dënuar krimet e komunizmit.
Sot kjo Ditë Kujtese Europiane detyron se duhet futur thellë bisturia e drejtësisë në ndërgjegje që të gjenden eshtrat e të zhdukurve. Duhet urgjentisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarëve siç bën Europa. Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë muri i kujtesës për 6000 të zhdukurit e komunizmit përballë Piramidës së diktatorit shqiptar.
Detyra e shtetit shqiptar është t’u tregojë të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dinë. Drejtësia shqiptare të penalizojë ligjërisht autorët e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirëve dhe të zhdukurve. Të futet në kurrikulumet shkollore letërsia e antikomunistëve dhe të bëhen prezencë krimet e enverizmit. Nëse ne do t’i bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbënte një nga turpet më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte një njollë e pashlyeshme për të gjithë ne të rezistencës antikomuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestonin këtë padrejtësi monumentale. 23 gushti, Dita Europiane e Kujtesës, denoncon shtetin shqiptar për mosdënimin e krimeve të komunizmit!/ CNA
U bënë disa vite që Inteligjenca Artificiale është tem...
Fizikanti toskan Bruno Pontecorvo (1913-1993), i lindur në...
Suedia ka lëshuar licenca për të vrarë 20% të popullsisë s...
Në orën shtatë të mëngjesit më 21 gusht të vitit 1911, dit...
Tina Modotti, e lindur në Friuli në 1896 njihet si: aktore...
Gjatë shekullit të 16-të në Japoninë mesjetare, gratë e pa...
Pasi u përfytyrua si një fener i lartë për të udhëhequ...
Në mesin e viteve 1300, njerëzimi u përball me një nga kap...
Këtë verë mediat kanë qenë të mbushura me raporte alar...
Përmbytja nga shiu i dendur pranë liqenit Pátzcuaro ka shk...
Të gjithë në fëmijëri e kemi luajtur lojën telefoni i ...
Sokrati, filozofi i njohur i Greqisë së lashtë, kishte një...
Për të transportuar blloqet e gurit të nevojshëm për të nd...
Pavarësisht nëse jeni duke parë nga larg, duke brohori...
Në rast se plani A është të ‘ringjallet’ Xho Bajden, d...
Një kompani pastrimi qilimash, një kompani ndërtimi, n...
Cilët janë favoritët kryesorë në këtë Kampionat Evropian? ...
“Hejdar Aljevit nuk i interesonte që unë isha armen. Ajo q...
Filmi i suksesshëm i regjisorit Kristofer Nolan, “Oppenhei...
Shqetësohuni për largimet nga puna, jo për burnout*. Shqe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...