Jeta e panjohur e “babait” të bombës bërthamore
Filmi i suksesshëm i regjisorit Kristofer Nolan, “Oppenhei...

“Hejdar Aljevit nuk i interesonte që unë isha armen. Ajo që kishte rëndësi, ishte që unë kisha lindur në Baku. Pa mbështetjen e tij unë do të isha nxjerrë nga gara”.
Kampioni botëror i shahut, Geri Kasparov, e di shumë mirë që gjenialiteti i tij përpara kutisë së shahut nuk do të kishte mjaftuar kurrë në rast se nuk do t’i ishte dhënë një dorë nga ish-presidenti i Republikës Sovjetike të Azerbajxhanit dhe më vonë i Republikës së Azerbajxhanit.
Me Kremlinin që mbështeste mjeshtrin e saj të shahut, Anatoli Karpov, Aliev do të niste një luftë me Moskën për të promovuar djaloshin e talentuar nga Azerbajxhani, i cili vetëm shumë vite më vonë, pasi ishte shndërruar në ikonën e shahut botëror, tregoi se si një turne në Banja Luka të Jugosllavisë në prill 1979 i kishte ndryshuar përfundimisht jetën.

Ai ishte 16 vjeç atëherë, kur mjeshtrit të panjohur iu lejua të merrte pjesë në turneun ku 14 prej 16 pjesëmarrësve ishin mjeshtra të mëdhenj. Por Kasparov u rendit i pari, pa asnjë humbje, duke siguruar një fitore të përgjithshme me dy raunde përpara fundit.
Banja Luka shënoi fitoren e tij të parë mes mjeshtërve të mëdhenj, duke i sjellë vlerësimin e parë ndërkombëtar të tijin. Emri i tij bëri jehonë në Bashkimin Sovjetik dhe pas rikthimit, Kasparov tregon: “Ishte krejt një situatë tjetër. Unë dhe nëna ime vizituam Aljevin. Ai shikonte perspektivën. Nuk e kishte problem që unë isha armen, rëndësi kishte që unë kisha lindur në Baku. Mund të më kishin nxjerrë nga gara shumë herë, apo të më kishin privuar mundësitë për të vazhduar karrierën, por pritja e Aljevit më garantoi të kisha mbështetje nga brenda. Ata ndërtuan një bazë për mua në Zagulba (zonë turistike bregdetare në periferi të Bakusë). Ishte viti 1980. Me porosi të tij na u sigurua edhe një apartament”.
U deshën shumë vite më pas që Kasparov të tregonte se si ia doli: “E gjithë ndihma e Aljevit nga 1979-1985 ishte si një mburojë mbrojtëse. Sistemi Sovjetik nuk kishte interes ta zëvendësonte kampionin rus me një gjak të përzier (armeno-hebre) nga Baku. Prandaj ndihma e Aljevit ishte e rëndësishme, sepse m'u siguruan kushtet stërvitore dhe Hejdar Aljev ishte mbrojtësi im”, kujton Kasparov për ish-presidentin e Azerbajxhanit, që nuk e mbështeti vetëm si sportist, por ishte edhe një figurë atërore për djaloshin e talentuar. Geri e humbi të atin kur ishte 7 vjeç.
Bashkimi Sovjetik kishte një sistem shumë të fortë mbështetjeje për edukimin e sportit të shahut, diçka që vazhdoi edhe në shtetet pas shpërbërjes.
Shkolla e shahut të Bakusë ishte dhe mbetet një nga kryesoret në mbarë botën me një sërë kampionësh të turneve të ndryshëm. Gjatë kampionatit të fundit evropian të femrave në Greqi, shahistja azerbajxhanase, Ulvija Fatalijeva, fitoi medaljen e artë dhe 5 nga 20 më të mirat e turneut ishin nga Azerbajxhani.
Kështu, prindërit e Gerit vendosën ta regjistrojnë atë në Pallatin e Pionierëve “Juri Gagarin” në Baku.
Në qershor 1972, edhe pse nuk arrinte gjatësinë për t’u ulur në tavolinën e shahut, 9-vjeçari Kasparov arriti finalet e një kompeticioni të rriturish duke marrë nofkën “fëmija çudibërës nga Baku” nga gazeta gjermano-lindore “Neues Deutschland”. Ai u bë kampioni i padiskutueshëm më i ri i botës në 1985, kur ishte vetëm 22 vjeç dhe mposhti atëherë kampionin Anatoli Karpov duke e mbrojtur titullin kundër rivalit të tij rus tri herë: në 1986, 1987 dhe 1990./CNA
Filmi i suksesshëm i regjisorit Kristofer Nolan, “Oppenhei...
Shqetësohuni për largimet nga puna, jo për burnout*. Shqe...
Tashmë që presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald T...
Zbardhet dëshmia e ish-përkthyesit të diktatorit Enver Hox...
Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër...
Të punosh krah për krah me vdekjen! Vite më parë, në Angl...
Qëllimi i BE ishte mjaft ambicioz. 1 milion predha artiler...
Deri në vitin 2026, vetëm Ukraina do të humbasë ekuivalent...
Ishte një shtrëngim duarsh i ngrohtë mes dy burrash shteti...
Tjetër thonë e tjetër bëjnë. Kjo shprehje të kujtohet këto...
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania nazi...
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...
Të gjithë e njohin Hitlerin, Stalinin, Maon dhe Pol Po...
Montesquieu, “De l'esprit des lois”, (Mbi Shpirtin e ligjv...
Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të ...
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e...
"Memorie.al" publikon historinë e panjohur të Skënder ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...