“Enver Hoxha ishte homoseksual, e dinte dhe Nexhmija”/ Zbardhet dëshmia e ish-përkthyesit të diktatorit
Zbardhet dëshmia e ish-përkthyesit të diktatorit Enver Hox...

Tashmë që presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump e kanë pothuajse të sigurt emërimin si kandidatë zyrtarë të partive të tyre për zgjedhjet e nëntorit, shumë njerëz i kthejnë sytë nga historia e Shteteve të Bashkuara. Herën e fundit që të njëjtët persona janë përballur dy herë për presidencën, ka ndodhur në vitin 1956 dhe në të gjithë historinë amerikane kjo ka ndodhur shumë rrallë.
Një përsëritje e zgjedhjeve të vitit 2020 është përgatitur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti dhe pararendësi i tij e kanë pothuajse të sigurt marrjen e emërimit si kandidatë zyrtarë për president të partive të tyre.
“Tashmë që presidenti Biden dhe ish presidenti Donald Trump e kanë pothuajse të sigurt emërimin nga Partia Demokrate dhe Republikane, shumë njerëz po kthejnë sytë nga historia amerikane për të parë nëse ka shumë shembuj të ngjashëm me këtë, por nuk janë shumë”, thotë profesori i shkencave politike Cal Jillson.
Një ripërballje e tillë ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1956, kur presidenti republikan Dwight D. Eisenhower mundi sërish të njëjtin kundërshtar demokrat të katër viteve më parë, Adlai Stevenson. Ai fitoi madje herën e dytë me një diferencë edhe më të madhe.

“E mundi dy herë pasi ishte Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe publiku e dashuronte. ‘Më pëlqen Ike’, ishte një parullë shumë e famshme e fushatës elektorale dhe kështu Eisenhower fitoi dy herë me lehtësi ndaj Adlai Stevensonit. Por në fund të procesit, Stevenson ishte gjerësisht i respektuar... Rasti i tanishëm mund të jetë më pak frymëzues. Por do të shohim si do të zhvillohen gjërat në tetë muajt në vazhdim, tashmë që i kemi të qartë kandidatët...”, thotë profesor Jillson.
Grover Cleveland është i vetmi president në historikun e Shteteve të Bashkuara që shërbeu për dy mandate jo të njëpasnjëshme. Ai u bë presidenti i 22-të dhe 24-t i Shteteve të Bashkuara. Zoti Cleveland fitoi zgjedhjet në vitin 1884 dhe 1892, duke arritur atë çfarë synon të arrijë ish presidenti Trump, rimarrjen e Shtëpisë së Bardhë nga rivali që e mundi.

“Ekziston shembulli i viteve 1880 dhe fillimet e viteve 1890 kur dy emra jo shumë të mirënjohur për ne sot, Grover Cleveland dhe Benjamin Harrison, patën një lloj ripërballjeje. Në të gjithë historinë amerikane janë gjithsej gjashtë herë të tjera kur të njëjtët persona janë përballur dy herë për presidencën. Pra, kjo është shumë e rrallë”, thotë profesor Jillson.
Në përballjet e mëhershme pati emra të mirënjohur si John Adams dhe Thomas Jefferson, që morën pjesë në garat e para elektorale që pasuan për të zgjedhur drejtuesin e vendit pas presidentit të parë amerikan, Uashingtonit.

“Mund ta imagjinoni se nëse e keni shijuar njëherë Shtëpinë e Bardhë, ose nëse iu afruat shumë, është një shije që nuk do ta harronit kurrë, një dëshirë që nuk largohet ndonjëherë. Prandaj do të përpiqeshit sërish, shpesh dy herë apo edhe më shumë. Pra mund të mendoni për njerëz si Thomas Jefferson-i, që hartoi Deklaratën e Pavarësisë, i adhuruar në kohën e tij, konkuroi për presidencën që në vitin 1796, por fitoi vetëm në vitin 1800. Dhe më pas pa fqinjët e tij ta fitojnë presidencën, James Madison dhe James Monroe”, thotë profesor Jillson.

John Quincy Adams dhe Andrew Jackson është një tjetër rast ripërballjeje për presidencën. Ata u përballën fillimisht në vitin 1824, kur fitoi John Quincy Adams dhe për herë të dytë në vitin 1828, kur zoti Jackson fitoi ndaj presidentit në detyrë./ VOA
Zbardhet dëshmia e ish-përkthyesit të diktatorit Enver Hox...
Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër...
Të punosh krah për krah me vdekjen! Vite më parë, në Angl...
Qëllimi i BE ishte mjaft ambicioz. 1 milion predha artiler...
Deri në vitin 2026, vetëm Ukraina do të humbasë ekuivalent...
Ishte një shtrëngim duarsh i ngrohtë mes dy burrash shteti...
Tjetër thonë e tjetër bëjnë. Kjo shprehje të kujtohet këto...
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania nazi...
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...
Të gjithë e njohin Hitlerin, Stalinin, Maon dhe Pol Po...
Montesquieu, “De l'esprit des lois”, (Mbi Shpirtin e ligjv...
Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të ...
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e...
"Memorie.al" publikon historinë e panjohur të Skënder ...
Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarr...
Rreth 2500 tregje festive zhvillohen çdo vit në Gjerma...
Këto ditë festive të nëntorit me gjithë historikun dhe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...