"EURO 2024": Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani
Cilët janë favoritët kryesorë në këtë Kampionat Evropian? ...

Një kompani pastrimi qilimash, një kompani ndërtimi, një agjenci marketingu - këto janë vetëm disa nga kompanitë që marrin pjesë në projektin më të madh ndonjëherë në Gjermani, i cili lidhet me prezantimin e një jave pune katërditore. "Katër ditë” është emri i këtij eksperimenti. Se si dhe në çfarë forme do të ulet orari i punës së punonjësve është lënë në dorën e vetë kompanive, pra drejtuesve të tyre që në fillim.
Disa kompani përdorën modelin klasik: e premte falas për të gjithë. Të tjerë kanë lejuar punonjësit e tyre të punojnë pesë ditë në javë për katër javë dhe më pas të marrin pushim javën e pestë të punës në tërësi. Ose orari i punës ditore i punonjësve është shkurtuar. Por si ka funksionuar java katërditore e punës gjatë pesë muajve të fundit?
Në murin e zyrës së operatorit turistik Kootstra Schiffsreisen në Münster, që nga shkurti është varur një plan urbanistik shumëngjyrësh, i cili i ngjan një tapeti të bërë nga lecka të ndryshme. Kompania i ndau punonjësit në dy grupe: gjysma ka pushim të hënën, gjysma tjetër të premten. Zyra ka qenë shumë më bosh që atëherë. Gjithashtu, atyre u është dashur të shkurtojnë orarin e caktuar për t'u përgjigjur në telefon, në mënyrë që të punojnë më produktivisht.
"Të gjithë kishin uljet dhe ngritjet e tyre," thotë drejtori Julius Gräler në muajin e pestë të projektit pilot. Që në fillim ishte i bindur se orari javor i punës duhet të reduktohej dhe donte ta provonte në kompaninë e tij.

Ky operator turistik organizon turne me biçikleta, kryesisht në Holandë, por dhe ca gjëra të tjera. Tani, pak para pushimeve verore, sezoni i pikut të tyre po afron. Megjithatë, pak më parë pati përmbytje dhe vërshime të Danubit, të cilat ndikuan në punën e tyre turistike. Java e punës katërditore për këtë kompani ishte jo vetëm pozitive. "Kjo shkaktoi edhe stres për punonjësit sepse shumë punë mbetën të papërfunduara për shkak të ditës së tyre të pushimit”, thotë Gräler.
Kur u pyetën nëse ia vlente akoma, përgjigjja e drejtorit është e qartë: "Vërehet se njerëzit ndihen më të çlodhur, se subjektivisht nuk e kanë pasur problem të kryejnë detyrat e tyre në orar të reduktuar të punës”. Punonjësit nuk punonin më orë jashtë orarit, produktiviteti mbeti i njëjtë dhe reagimet e të tjerëve ishin pozitive.
Rreth 80 për qind e punonjësve e vlerësuan projektin si të suksesshëm, thotë Gräler. Edhe pse kjo do të thotë përpjekje shtesë organizative për të si shef, ai dëshiron të vazhdojë javën e punës katërditore edhe pas përfundimit të projektit eksperimental.
Julia Backmann nga Universiteti i Münsterit analizon të dhënat nga studimi. Ajo dhe kolegët e saj flasin rregullisht me kompanitë, pra me punëdhënësit dhe punonjësit. Punonjësit vullnetarisht mbajnë smartwatch: orë fitnesi që matin rrahjet e zemrës dhe, të themi, cilësinë e gjumit.
Në të gjitha kompanitë, ky projekt nuk funksionon aq mirë sa në Kootstra Schiffreisen në Münster, thotë Julia Backmann. Kaq mund të thuhet në këtë pikë - edhe pse të dhënat ende nuk janë analizuar zyrtarisht.

"Ne jemi më të interesuar të shohim perspektivën e punonjësve," thotë studiuesja. "Shumë prej tyre e shohin pozitivisht javën e punës katërditore, ndërsa ka dhe të tjerë që janë skeptikë. Nëse, për shembull, çdo ditë punohet një orë më shumë për të marrë një ditë pushim, në varësi të fushës ku punojnë, disa e përjetojnë atë si një barrë të madhe." Konkluzioni i saj është se shumë punonjës duan orar më fleksibël të punës, por që nuk duhet domosdoshmërisht të shpërndahen në katër ditë.
Dhe çfarë përvojash kanë pasur punëdhënësit apo kompanitë me orarin katërditor të punës? Julia Backmann vuri re se reduktimi i orarit të punës me të njëjtin vëllim pune nuk mund të respektohej gjithmonë nga punonjësit dhe se përshtatja ishte e vështirë për disa kompani, në varësi të degës ekonomike, madhësisë ose kulturës së biznesit të kompanisë. Por edhe kompanitë kishin avantazhe dhe përfituan prej këtij modeli. "Kur kompanitë promovuan orët e punës katërditore në konkurset për vende pune, numri i aplikimeve u rrit ndjeshëm, ndërsa cilësia e kandidatëve nuk u ul.
"Është një shans i madh, sepse mungesa e punëtorëve të kualifikuar ka bërë që shumë kompani të marrin pjesë në studim," vëren Julia Backmann, e cila është optimiste e kujdesshme. Ajo konstaton se një javë pune katërditore nuk është e përshtatshme për çdo kompani, por se mund të sjellë avantazhe për shumë njerëz. Rezultatet e studimit do të analizohen detajisht tani dhe do të prezantohen zyrtarisht në vjeshtë./ DW
Cilët janë favoritët kryesorë në këtë Kampionat Evropian? ...
“Hejdar Aljevit nuk i interesonte që unë isha armen. Ajo q...
Filmi i suksesshëm i regjisorit Kristofer Nolan, “Oppenhei...
Shqetësohuni për largimet nga puna, jo për burnout*. Shqe...
Tashmë që presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald T...
Zbardhet dëshmia e ish-përkthyesit të diktatorit Enver Hox...
Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër...
Të punosh krah për krah me vdekjen! Vite më parë, në Angl...
Qëllimi i BE ishte mjaft ambicioz. 1 milion predha artiler...
Deri në vitin 2026, vetëm Ukraina do të humbasë ekuivalent...
Ishte një shtrëngim duarsh i ngrohtë mes dy burrash shteti...
Tjetër thonë e tjetër bëjnë. Kjo shprehje të kujtohet këto...
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania nazi...
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...
Të gjithë e njohin Hitlerin, Stalinin, Maon dhe Pol Po...
Montesquieu, “De l'esprit des lois”, (Mbi Shpirtin e ligjv...
Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të ...
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...