PEMA E JETËS APO PEMA E SË MIRËS SË TË KEQES
Dhjetori është muaji ku shikojmë që pema e bredhit natyral...

Nga Mata Hari tek Gertrude Bell, nga Marlene Dietrich tek Luisa Zeni. Agjente sekrete me një armë më shumë: joshjen femërore
Tinzare, kurajoze, të bukura, të guximshme dhe të papërmbajtshme. Spiunet “rozë” kanë luajtur një rol thelbësor në intrigat ndërkombëtare që kanë shenjuar përplasjet e nëndheshme, midis shteteve dhe shërbimeve sekrete. Figura mitike, mes historisë dhe legjendës, që për nga dinakëria nuk kanë asgjë më pak se sa James Bond, por që plus kanë patur një talent femëror: aftësinë e jashtëzakonshme për të joshur. Dhe falë veprimeve të tyre, ato shpesh ndryshuan rrjedhën e historisë, madje edhe më shumë se presidentët dhe krerët e shteteve.
Më e famshmja është ndoshta Mata Hari, balerinia simpatike ekzotike gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila ra në dashuri me një oficer gjerman dhe u vetëofrua si agjente e fshehtë, si për Francën dhe për Gjermaninë: një lojë e dyfishtë që i kushtoi jetën: u pushkatua nga francezët, duke refuzuar të mbante shami në sy.

E njohur për publikun e gjerë prej interpretimit të Nicole Kidman, është Gertrude Bell, arkeologia “Mbretëreshë e Shkretëtirës”, shumë afër me Uinston Churchillin: Gjithmonë, gjatë Luftës së Madhe, ajo mbështeti si agjente e fshehtë Revoltën Arabe të Lorencit të Arabisë.

Edhe diva e madhe gjermane Marlene Dietrich është një nga spiueët, edhe pse nuk ka prova të sigurta. Aktorja e ‘The Blue Angel’ u ofroi agjentëve të fshehtë amerikanë të bashkëpunonin për të vigjiluar aktivitetet subversive në ushtrinë amerikane, gjatë një sërë shfaqjesh në front, në vitin 1944.

Në krah të këtyre figurave, mes biznesit të argëtimit dhe spiunazhit, janë shumë gra që kanë punuar larg prej prozhektorëve. Gjatë Luftës Civile Amerikane, Isabella Maria Boyd – e njohur më mirë si “Belle Boyd” – luajti një rol të çmuar në kalimin e informacioneve të rezervuara, tek përfaqësuesit e konfederatës. Misteriozja “Fräulein Doktor” (emri i vërtetë nuk u mësua kurrë) ishte spiunia më efiçente në shërbim të Gjermanisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që amerikania e bukur Amy Elizabeth Thorpe – me emrin e koduar “Cynthia” – u rekrutua nga shërbimi britanik për t’iu kundërvënë nazizmit.

Në listën e spiuneve femra është edhe italiania Luisa Zeni. E lindur në Arco në vitin 1896, ajo fliste përsosmërisht gjermanisht dhe bashkëpunoi me shërbimet e fshehta italiane gjatë konfliktit të parë botëror, duke marrë informacione të rezervuara për austriakët./ Bota.al

Dhjetori është muaji ku shikojmë që pema e bredhit natyral...
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë një rrezi...
43 majmunë të species që njihet si “rhesus macaque”, të ci...
Bota sot, defakto, është në një luftë të tretë botërore me...
Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vras...
Një historian amator ka zbuluar një histori të shkurtër të...
Zyrtarisht jo, por mbeten shumë dyshime për vdekjen e para...
Në Kajro, në atë ditë të nxehtë të 6 tetorit 1981, po zhvi...
Leonardo da Vinçi ka lindur më 15 prill 1452 në Vitruvius,...
Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur ...
Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Rapo...
Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të ...
Çfarë ndodhi me kapitenin britanik Sir John Franklin dhe 1...
Siçilia, një nga ishujt më të mëdhenj të Mesdheut dhe pjes...
Ata dalin të lodhur nga autobusi dhe hyjnë në qendrën e pë...
Artistët e Rilindjes që punonin në Firence midis viteve 14...
Shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duh...
Më poshtë botojmë raportin e zbardhur të takimit që de...
Iosif Vissarionovich Dzugasvili, i njohur si Stalini, ...
Në librat e shkollës studiuam se kur Kristofor Kolombi, në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...