Sekreti i vendit më të lumtur në botë
Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Rapo...

Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur zakonisht si Mossad, ka shënuar shumë fitore spektakolare në pothuajse 80 vjet operacione të fshehta, duke fituar një reputacion unik për spiunazh të guximshëm dhe dhunë të pamëshirshme.
Por edhe ish-agjentët pranojnë se historia e shërbimit është “e mbushur” me shumë dështime që kanë vënë në siklet Izraelin, kanë tronditur aleatët dhe kanë çuar në akuza për shpërfillje të ligjit ndërkombëtar. Izraeli nuk e ka komentuar zyrtarisht shpërthimin e njëkohshëm të javës së kaluar të mijëra pager-ave dhe radiove të përdorura nga operativët e Hezbollahut në Liban, që vrau 37 njerëz dhe plagosi rreth 3,000 të tjerë. Ekspertët besojnë se Mossad, një shkurtim i Institutit për Inteligjencën dhe Operacionet Speciale në hebraisht, ishte përgjegjës. Mossad mund të ketë siguruar informacionet që mundësuan vrasjet në korrik të Ismail Haniyeh, udhëheqësi politik i Hamasit, i vrarë nga një bombë në Teheran dhe Fuad Shukr, anëtar themelues i Hezbollahut dhe në fakt shef i shtabit, i cili vdiq në Bejrut pasi mori një mesazh që e thërriste të shkonte në një banesë, e cila u godit nga një raketë.
Megjithëse operacionet më të guximshme janë ato që tërheqin vëmendjen, shumica e punës së Mossad-it nuk dihet kurrë jashtë qarqeve të kufizuara. Për dekada, pak kush kishte dëgjuar edhe për Mosad-in, i cili u krijua zyrtarisht në vitin 1949. Shërbimi i inteligjencës mbikëqyri përpjekjet klandestine shumëvjeçare për të krijuar “armiqtë e armiqve të Izraelit”, si kurdët dhe të krishterët në atë që sot është Sudani i Jugut.
Ashtu si me shumë nga përpjekjet e veta, kjo pati sukses të përzier. Mossad-i fajësohet nga disa për injorimin e paralajmërimeve, për reputacionin e përfaqësuesve të tij për brutalitet dhe urrejtje etnike, dhe për inkurajimin e pushtimit katastrofik të Libanit në vitin 1982, në të cilin u vranë mijëra civilë.
Pastaj është dështimi për të mësuar ndonjë gjë që mund të kishte paralajmëruar për sulmet e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku u vranë 1200 izraelitë, kryesisht civilë. Sulmi shkaktoi ofensivën izraelite në Gaza dhe raundin aktual të goditjeve të ndërsjellta me Hezbollahun. “Nuk ka dyshim se ushtria izraelite dhe agjencitë e sigurisë kanë shumë për të kompensuar pas 7 tetorit, dhe jo vetëm në sytë e aleatëve dhe kundërshtarëve, por edhe të popullit të tyre [izraelit]. Një dështim nuk sinjalizon që shërbimet e inteligjencës izraelite nuk janë ato që ishin dikur, por se atyre u duhet të rindërtojnë aureolën që i rrethon”, thotë Matthew Levitt, një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane dhe ekspert në Institutin e Uashingtonit, një institut amerikan pro-izraelit.“Por kjo nuk është arsyeja kryesore [për operacionin e pager-ave dhe komunikimeve radiofonike në Liban]… Ata po e bëjnë këtë sepse po luftojnë në [shumë] fronte dhe tani është koha për të bërë atë që duhet bërë”. / bota.al
Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Rapo...
Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të ...
Çfarë ndodhi me kapitenin britanik Sir John Franklin dhe 1...
Siçilia, një nga ishujt më të mëdhenj të Mesdheut dhe pjes...
Ata dalin të lodhur nga autobusi dhe hyjnë në qendrën e pë...
Artistët e Rilindjes që punonin në Firence midis viteve 14...
Shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duh...
Më poshtë botojmë raportin e zbardhur të takimit që de...
Iosif Vissarionovich Dzugasvili, i njohur si Stalini, ...
Në librat e shkollës studiuam se kur Kristofor Kolombi, në...
Operacioni “Valkyrie” ( sulmi me bombë i 20 korrikut 1944 ...
Nëse sot është një nga zonat më të famshme për turistët dh...
Një dekadë e gjysmë e fundit ka parë trazira në të gjithë ...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi” (Black Ribbon Day)...
U bënë disa vite që Inteligjenca Artificiale është tem...
Fizikanti toskan Bruno Pontecorvo (1913-1993), i lindur në...
Suedia ka lëshuar licenca për të vrarë 20% të popullsisë s...
Në orën shtatë të mëngjesit më 21 gusht të vitit 1911, dit...
Tina Modotti, e lindur në Friuli në 1896 njihet si: aktore...
Gjatë shekullit të 16-të në Japoninë mesjetare, gratë e pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...