PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E ARMËVE BËRTHAMORE?
Bota sot, defakto, është në një luftë të tretë botërore me...

43 majmunë të species që njihet si “rhesus macaque”, të cilët gabimisht dolën nga një laborator në Karolinën e Jugut këtë javë, janë ndër kafshët më të studiuara në planet. Hulumtimet mbi njëshekullore të kësaj specie kanë ofruar një pasqyrë për njerëzimin, duke zbuluar pikat e forta dhe të dobëta tek njeriu përmes sjelljeve të tyre, studimit të organeve dhe kodit gjenetik.
Ky lloj i majmunëve janë dërguar në hapësirë me raketa. Ata madje kanë qenë yje të një emisioni televiziv.
Organizatat që mbrojnë të drejtat e kafshëve theksojnë se ky lloj i majmunëve i janë nënshtruar studimeve mbi vaksinat, transplantimin e organeve dhe ndikimin që ka ndarja e foshnjës nga nëna. Në të njëjtën kohë, shumë shkencëtarë theksojnë rëndësinë e studimeve që janë bërë me këtë specie majmuni për të luftuar SIDË-n, poliomielitin dhe COVID-19.
Në vitin 2003, mungesa e këtij lloji majmunësh rrezikoi ngadalësimin e vazhdimit të studimeve shkencore. Shkencëtarët paguanin deri në 10,000 dollarë për një majmun të këtij lloji, për të vazhduar hulumtimet.
“Çdo universitet i madh amerikan, që zhvillon kërkime shkencore, ka të ngjarë të ketë disa majmunë ‘rhesus macaque’ në qendrën e shkollës së tij mjekësore”, sipas librit “Macachiavellian Intelligence: How Rhesus Macaques and Humans Have Conquered the World” të botuar në vitin 2007.
“Ushtria amerikane dhe NASA gjithashtu zhvillojnë hulumtime me majmunë të këtij lloji”, shkroi autori i librit, Dario Maestripieri, shkencëtar në Universitetin e Çikagos.
“Për vite me radhë, ushtria dhe NASA i stërvitën majmunët në lojëra elektronike për të parë nëse mund të mësonin të drejtonin aeroplanë dhe lëshonin raketa”.
Njerëzit e kanë përdorur specien ‘rhesus macaque’ për kërkime shkencore që nga fundi i viteve 1800, kur teoria e evolucionit filloi të pranohet më shumë, sipas një punimi kërkimor të vitit 2022 nga revista “eLife”.
Studimi i parë mbi këtë lloj majmuni u botua në vitin 1893 ku përshkruhet “anatomia e shtatzënisë së avancuar”, sipas gazetës “eLife”.
Deri në vitin 1925, Instituti i Shkencave ‘Carnegie’ kishte krijuar një grup të madh të majmunëve për të studiuar embriologjinë dhe pjellorinë për këtë specie që ishte e ngjashme me njeriun.
Një arsye e rritjes së popullaritetit të kësaj specie ishte numri i lartë i tyre.
“Tjetër arsye është se ‘rhesus macaque’ janë një specie mjaft e fortë”, thotë Eve Cooper, autore e studimit që u publikua në revistën ‘eLife’ dhe profesore biologjie në Universitetin e Kolorados në Boulder. “Ata mund të jetojnë dhe të shumohen në kushte që nuk janë të vështira për t’u mirëmbajtur”
Në vitet 1950, veshkat e këtij lloji të majmunit u përdorën për të bërë vaksinën kundër poliomielitit, Salk. NASA gjithashtu i përdori kafshët gjatë garës hapësinore, siç e thotë edhe një histori e shkurtër mbi majmunët në hapësirë që gjendet në faqen e internetit të agjencisë.
Për shembull, një majmun i species ‘rhesus macaque’ i gjinisë femërore e quajtur ‘Miss Sam’, në vitin 1960 u vendos në anijen hapësinore ‘Mercury’ që arriti shpejtësinë prej 1,900 kilometrash në orë dhe një lartësi prej 14.5 kilometrash. ‘Miss Sam’ u kthye në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ajo u kthye në koloninë e saj të trajnimit ku jetoi deri në vdekjen e saj”, shkruan NASA.
Në vitin 2007, shkencëtarët zbuluan se ADN-ja e species ‘rhesus macaque’ ishte rreth 93% e ngjashme me atë të njeriut.
Për krahasim, njeriu dhe shimpanzeja evoluan veçmas që nga ndarja një paraardhës i përbashkët rreth 6 milionë vjet më parë, por kodi i tyre gjenetik ka një ngjashmëri prej rreth 99%.
Krijimi i hartës së kodit gjenetik njerëzor në vitin 2001 shtoi përpjekjet për të deshifruar në mënyrë të ngjashme ADN-në e kafshëve të tjera.
“Ata janë shumë të zgjuar”
Për ata që kanë studiuar sjelljen e species ‘rhesus macaque’, konkluzuini është po aq interesant.
“Ata kanë disa ngjashmëri të habitshme me njeriun për sa i përket inteligjencës së tyre sociale”, thotë Dario Maestripieri, profesor në Universitetin e Çikagos, i cili shkroi një libër mbi këtë specie majmunësh.
Për shembull, ata janë shumë të orientuar nga familja, duke mbështetur të afërmit e familjes kur shpërthejnë zënkat, tha ai për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’, të premten. “Ata gjithashtu rekrutojnë aleatë kur sulmohen”.
“Ata janë shumë politikë” tha profesoi Maestripieri. “Pjesën më të madhe të jetës së tyre të përditshme e kalojnë në thurjen e aleancave politike me njëri-tjetrin”.
Zoti Maestripieri ishte konsulent i një emisioni televiziv në Indi të quajtur “Monkey Thieves”.
“Ata filluan të gjurmonin grupe të mëdha të species ‘rhesus macaque’ dhe t’u vinin emrin”, tha profesori Maestripieri. “Ishte gjë e bukur sepse këta majmunë herë pas here sillen si njerëz . Kështu që është magjepsëse të ndjekësh historitë e tyre.”/ VOA
Bota sot, defakto, është në një luftë të tretë botërore me...
Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vras...
Një historian amator ka zbuluar një histori të shkurtër të...
Zyrtarisht jo, por mbeten shumë dyshime për vdekjen e para...
Në Kajro, në atë ditë të nxehtë të 6 tetorit 1981, po zhvi...
Leonardo da Vinçi ka lindur më 15 prill 1452 në Vitruvius,...
Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur ...
Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Rapo...
Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të ...
Çfarë ndodhi me kapitenin britanik Sir John Franklin dhe 1...
Siçilia, një nga ishujt më të mëdhenj të Mesdheut dhe pjes...
Ata dalin të lodhur nga autobusi dhe hyjnë në qendrën e pë...
Artistët e Rilindjes që punonin në Firence midis viteve 14...
Shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duh...
Më poshtë botojmë raportin e zbardhur të takimit që de...
Iosif Vissarionovich Dzugasvili, i njohur si Stalini, ...
Në librat e shkollës studiuam se kur Kristofor Kolombi, në...
Operacioni “Valkyrie” ( sulmi me bombë i 20 korrikut 1944 ...
Nëse sot është një nga zonat më të famshme për turistët dh...
Një dekadë e gjysmë e fundit ka parë trazira në të gjithë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...