CNA paralajmëron: Përgjimet e radhës, tronditëse
Pas pak CNA do të sjellë të tjera përgjime tronditëse për ...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, ka dhënë një intervistë për median greke "ERTNews" ku ka folur për studimet në shkollën teologjike në Boston, për kthimin e tij në Shqipëri, për kontributin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas dhe se si Kisha mund të prekë brezin e ri.

Fillimisht Fortlumturia e tij është ndalur tek ajo se çfarë e ka frymëzuar që t’i kushtojë jetën Orthodhoksisë, si dhe studimet e bëra jashtë vendit.
"Kontakti im i parë me ungjillin ishte në shkollën e mesme. Një mik i vëllait më dha një libër në frëngjisht. Ai nuk e dinte se çfarë libri ishte. Sapo kisha mësuar frëngjisht. Kur lexova Ungjillin ndjeva diçka brenda meje që është e vështirë të përshkruhet",-tha Imzot Joani.
Kryepiskopi theksoi se pavarësisht se studioi në Amerikë, kishte dëshirë të kthehej në Shqipëri në fillim të viteve ’90 për të dhënë kontributin e tij në ringritjen e kishës, ndërsa ndau edhe detaje nga njohja me kryepiskopin Anastas. Kryepiskopi Joan theksoi se kryepiskopi Anastas ka një kontribut të madh në ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
"Kam studiuar në Boston, kam bërë një master në Teologji dhe një diplomë akoma më të lartë në Teologji dhe kur mbarova studimet, ndoshta një vit para se të mbaroja studimet, rashë në kontakt me Kryepiskopin Anastas nëpërmjet Mitropolitit Dimitrios, që e kisha mësues të Dhjatës së Vjetër, i cili më tregoi për kryepeshkopin",-tha Imzot Joani.
.
Imzot Joani u ndal edhe te roli i Kishës në trajtimin e problemeve sociale si varfëria, papunësia dhe emigracioni. Ai theksoi se detyra e kishës është të ndihmojë të gjithë ata që janë të varfër nga pikëpamja ekonomike, por edhe shpirtërore, që të kenë një jetë të pasur shpirtërore.
Kryepiskopi nuk ngurroi të përcjellë një mesazh për të rinjtë që kërkojnë besim dhe shpresë. Në mbyllje të intervistës foli dhe për atë që e konsideron mrekullinë më të madhe që ka përjetuar në jetën e tij, që ishte kontakti me Ungjillin.
"Me dashuri dhe respekt për të rinjtë, dua t'i këshilloj që të gjejnë një qëllim në jetën e tyre, sepse kjo është pikërisht ajo që ndryshon epoka moderne. Qëllimi i ekzistencës ka humbur",-tha Kryepiskopi.

Imzot Joan Pelushi u zgjodh Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Shqiptare në 16 mars pasi Kryepiskopi Anastas ndërroi jetë, ndërsa u fronëzua në krye të kishës më 29 mars./CNA
Pas pak CNA do të sjellë të tjera përgjime tronditëse për ...
CNA do të publikojë pas pak përgjime të tjera nga qelia e ...
Klodiana Lala, e ftuar në MCN Tv, ka folur për skandalin m...
Sot CNA ka sjellë një pjesë të vogël të përgjimeve, që i j...
Fundjava e fundit e muajit mars ishte e veçantë, pasi përk...
Në datën 9 prill të gjitha fluturimet nga Shqipëria drejt ...
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në GJKKO. Abule, i...
Pak ditë më parë CNA paralajmëroi se do të bënte publike s...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e sotme gjyqësore për ...
SPAK ka reaguar në lidhje me raportimet për rrjedhjet e...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka nisur prej disa...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike...
Këtë të mërkurë, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka mbyllu...
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka depozituar sot një...
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryepisko...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur sot hetimet për dosjen “SA...
Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, që synon të rrisë...
Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë SPAK-ut...
Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Lisandë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...