Nga vrasjet te aksidentet, tabloja është më e gjerë
Kur flitet për kronikë të zezë, vëmendja shkon menjëherë t...

Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznesmenëve, mes tyre Artur Shehu, të cilët dyshohet kishin ndërthurur mes tyre tregtinë e drogës dhe pastrimin e parave në vendin tonë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka arritur të sigurojë një pjesë nga dosja e vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë. Autoritetet e drejtësisë spanjolle kanë paraqitur të dhëna në kuadër të një hetimi penal që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Sipas dokumenteve të përfshira në një letërporosi ndërkombëtare, disa persona janë identifikuar si pjesëmarrës në takime të zhvilluara në vende të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, të cilat sipas hetuesve lidhen me planifikimin dhe koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës.
Përmenden emrat e Artur Shehut, Adrian Ramës, Elton Memetit dhe Erjon Ramës, të cilët sipas autoriteteve spanjolle kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Spanjë, Monako, Gjermani, Belgjikë, Aruba dhe vende të tjera. Hetuesit pretendojnë se në këto takime janë diskutuar dhe planifikuar operacione që lidhen me blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun evropian.
Sipas materialit hetimor, në takime të ndryshme janë përfshirë edhe persona të tjerë. Dokumentet përmbajnë gjithashtu fotografi dhe referenca për takime të zhvilluara në Monako, Antwerp të Belgjikës dhe në Majorka të Spanjës.
Në dokument përmendet gjithashtu komunikimi ndërmjet personave nën hetim dhe organizimi i takimeve në vende të ndryshme, të cilat sipas hetuesve kanë pasur rol në koordinimin e aktivitetit kriminal të dyshuar.
PJESË NGA HETIMI
“Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takimet e ndryshme të konstatuara gjatë hetimit, me theks të veçantë te takimet e zhvilluara në lidhje me trafikim të kokainës nga Surinami në Evropë. Ai merr pjesë në disa takime në Belgjikë me shtetasin Alfredo Hamzai dhe djalin e tij, Arten Hamzai. Edhe në këto takime është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti.
Personi nën hetim Artur Shehu, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Ashtu si Adrian Rama, Artur Shehu merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrjeje, marrin pjesë shtetasi Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai, Pullumb Petriti.
Elton Memeti, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Personi i lidhur direkt me Artur Shehun dhe Adrian Ramën, të cilët realizojnë të shoqëruar në takimet e tyre. Ashtu si Adrian Rama, Elton Memeti merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë…
Sipas të dhënave të letërporosisë së autoriteteve të drejtësisë spanjolle përfitohen këto të dhëna për secilin prej personave nën hetim: Personi nën hetim Adrian Rama është hetuar në kuadër të procedimit penal me nr. 1069/2018 si person që nëpërmjet ndërmjetësimit të Arben Ismailajt, ka komunikuar me Alfredo Hamzain alias Genc Bedini alias Genci Tanasi, me qëllim saktësimin e detajeve të një operacioni të trafikimit të narkotikëve. Ai ka marrë pjesë në takime në Majorka me shtetasin Bashkim Osmani (shtetas i Kosovës), Toni Lipaj, Artur Shehu, Arben Ismailaj e të tjerë. Personi nën hetim Adrian Rama është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti, ai ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Monako me Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe Alfredo Hamzain”. /Top Channel
Kur flitet për kronikë të zezë, vëmendja shkon menjëherë t...
Në takimin e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ku të pranishëm is...
Përgjigjja e pyetjes “Pse ngjarjet e rënda përsëriten?” ës...
Ditën e sotme mbahet protesta e 21-të kundër qeverisë. Pro...
Kur shqiptarët kërkojnë kronikën e zezë sot, ata nuk kërko...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një rea...
Kryeministri Edi Rama ka denoncuar Mero Bazen, njeriun...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se politika sot nuk mun...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zhvillimet e fundit ...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamenta...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i përgjigjet një protestueseje...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të mos shko...
Sot në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave, d...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur për protestat ...
Pas rreth 3 orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sot...
Prej dy orësh po zhvillohet protesta e 20 kundër qeverisë,...
Ka nisur protesta e 20-të kundër qeverisë. Ashtu si në dit...
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë është regjistruar sot në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...