Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg të një ish-punonjësi policie, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në qershor të 1997.
Shtetasi T. Ç., akuzohet për vrasjen me armë zjarri të dy vëllezërve, konkretisht shtetasve me iniciale L. H. dhe E.D. Sipas njoftimit të prokurorisë, gjithçka ka ndodhur pas konfliktit për një përplasje makinash.
Gjithashtu thuhet se i pandehuri nuk ka paraqitur asnjë shenjë pendese për vrasjen që ka kryer.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon dënimin me 25 vite burg të shtetasit T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 2103 të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri T.Ç., ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i paisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.
Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri T.Ç. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D.
Nga aktet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri i është shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tij. Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për cfarë ai ka kyrer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re.
Duke patur parasysh rrethanat e çështjes dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit, T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ në dëm të shtetasit E.D. dhe L.H. dhe dënimin e tij me 25 vite burg. /CNA
Kërkesa e Partisë Demokratike për mocion për debat për min...
Moti i keq që ka përfshirë disa qarqe të vendit ka krijuar...
Një makinë ka përfunduar në det në portin e Barit, ndërsa p...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadepul, si pjesë e udh...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqi...
Në territorin e Qarkut Korçë situata paraqitet e qetë dhe ...
Moti i keq ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, m...
Gazeta “Panorama Sport” hapet me titullin: “Bano: Partizan...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka bërë një a...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për ars...
Paralajmërimet për reshje intensive dhe stuhi në ditët në ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar planin e masave që p...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Situata e reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijo...
Problematika nga moti i keq janë raportuar dhe në bashkinë...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematik...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ...
Eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti i ftuar në emisionin “T...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...