Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës nga moti i keq në vend.
Sipas informacioneve reshjet intensive të shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke krijuar situata të vështiruara në disa zona.
Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë ndërhyrë për menaxhimin e problematikave të evidentuara. Puna vijon pa ndërprerje edhe në orët e mbrëmjes, ndërsa grupet e ARRSH, OSSH dhe AKUK janë të angazhuara maksimalisht në terren.
SITUATA NË AKSET RRUGORE
Rajoni Verior
• Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore, pa problematika.
• Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.
• Temperaturat janë në vlera pozitive.
Rajoni Jugor
• Qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme dhe situata paraqitet e qëndrueshme.
• Temperaturat janë në vlera pozitive.
• Në segmentin rrugor Krane – Syri i Kaltër, pranë liqenit të HEC Bistrica 3, ka dalje të ujit në rrugë. Kompania e mirëmbajtjes, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.
• Në Qarkun Korçë, të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme dhe pa problematika.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Rrjeti shpërndarës
• Aktualisht janë 21 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat veriore.
• Rreth 85% e avarive janë në zona rurale, ku më shumë se gjysma ndodhen në territore të thella malore.
• Dy linja 35 kV paraqesin probleme, duke ndërprerë furnizimin me energji për disa nënstacione në Malësinë e Madhe (Koplik, Bajzë, etj.) dhe në zonën e Nënshkodrës (Velipojë, Trush, etj.).
Rrjeti i transmetimit
Janë regjistruar stakime të përkohshme të disa linjave, të shkaktuara nga moti me shkarkime atmosferike:
• L110kV Fierzë – F. Arrëz dhe L110kV Kukës – Lapaj: Për 5 minuta pa tension në disa nënstacione (F. Arrëz, Lajthizë, Kalimash, Tunel, Kukës) dhe disa HEC-e. Linjat janë rikthyer në punë.
• L110kV Korçë – Ersekë dhe L110kV Përmet – Lengaricë: Pa tension për 5 minuta në n/st Ersekë, Leskovik dhe HEC Lengaricë. Funksionimi është normalizuar.
• L220kV Fierzë – HEC Peshqesh: Stakim i momentit, është rikthyer menjëherë në linjë pa sjellë kufizime në furnizim.
• Aktualisht nuk ka defekte apo avari aktive në elementet e sistemit të transmetimit. Brigadat janë në gatishmëri të plotë.
SITUATA NË KASKADËN E DRINIT
• Reshjet vijojnë me intensitet të lartë (4–20 mm/orë) në të gjithë stacionet e basenit të lumit Drin.
• Në pellgun ujëmbledhës të Koman–Vau i Dejës janë regjistruar rreth 180 mm reshje.
• Reshjet pritet të vazhdojnë me këtë ritëm edhe 4–6 orët në vijim.
• Prurjet në kaskadë janë rritur dhe do të vijojnë të rriten deri pas mesnatës.
FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
• Furnizimi me ujë është optimal, me të gjitha sistemet në operim normal dhe me kapacitet të plotë.
• Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe kanalizimet funksionojnë normalisht, përfshirë stacionet shtytëse dhe impiantet përkatëse.
• Grupet e gatishmërisë po operojnë me 3 turne në të gjithë vendin dhe janë të pranishme në të gjitha veprat me rëndësi të sektorit.
SITUATA NË PORTET DHE AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS
Porti i Durrësit
• Situata paraqitet e qëndrueshme.
• Infrastruktura civile, portuale, energjetike dhe hidrike janë në funksion të plotë.
• Shërbimet e emergjencës dhe sigurisë janë në gatishmëri.
• Të gjitha terminalet operojnë normalisht.
• Në Terminalin e Pasagjerëve, imbarkimi në tragetet RIGEL V dhe GNV CRISTAL vijon normalisht.
Porti i Sarandës
• Situata është e qetë dhe pa problematika.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
• Për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, disa avionë janë vendosur në “hold” në pritje të përmirësimit të motit.
• Deri tani kanë devijuar drejt Brindisit dy fluturime të “Ryanair” nga Roma dhe Pisa.
Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po vijojnë punën me kapacitete të plota në të gjitha sektorët e infrastrukturës, energjisë, ujësjellësit dhe transportit.
Pavarësisht reshjeve intensive dhe problematikave të regjistruara, situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe po menaxhohet në mënyrë aktive për të garantuar funksionimin e sigurt të shërbimeve jetike.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për ars...
Paralajmërimet për reshje intensive dhe stuhi në ditët në ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar planin e masave që p...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Situata e reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijo...
Problematika nga moti i keq janë raportuar dhe në bashkinë...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematik...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ...
Eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti i ftuar në emisionin “T...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me Sh...
Gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar në emisionin “Task Force...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe Drejtori i Përgjiths...
Këtë të martë u zhvillua mbledhja e Bordit të Presidencës ...
Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me n...
Ditën e premte më 21 nëntor, në Tiranë do të mbahet samiti...
Kjo javë është parashikuar me reshje shumë intensive shiu ...
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Thumanë ku po ...
SPAK ka dërguar për gjykimin çështjen për korrupsion ndaj ...
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Minis...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...