web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Sarandë/ Shoqata "Çamëria": Rexhep Ismaili ishte një zë i palëkundur i çështjes çame

8 Maj 2026, 09:57, Aktualitet CNA

Vrasja në Sarandë/ Shoqata "Çamëria": Rexhep

Shoqata “Çamëria” dega Vlorë ka reaguar pas vrasjes së Rexhep Ismailit mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Sipas saj, Rexhep Ismaili ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.

Shoqata "Çamëria" dega Vlorë ka dënuar vrasjen dhe ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.

Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim./ CNA





Lajmet e fundit nga