Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...

Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvilluan sot një mbledhje të përbashkët në Tiranë, ku diskutuan për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha.
Kjo mbledhje e parë mes dy kuvendeve, u mbajt me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të udhëhequr nga një atmosferë festive në hyrje të Kuvendit, drejtuesit e mbledhjes së përbashkët pohuan se kjo është mbledhja e parë mes dy kuvendeve, e cila do të pasohet edhe me mbledhje të tjera, për të forcuar bashkëpunimin në fushat e ligjeve, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe infrastrukturës.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se përvjetori i 110-të i shtetit shqiptar nxit mendimet nën moton "Një Komb, Një Qëndrim", te shqiptarët e sotëm për të ardhmen.
Shqipëria dhe Kosova, theksoi ajo, si shtete të pavarura dhe të respektuara, kanë miq dhe aleatë të mëdhenj si SHBA dhe Bashkimi Europian, duke aspiruar integrimin drejt Brukselit dhe për një ardhme më të begatë.
“Mënyra e të menduarit të shqiptarëve duhet të ndryshojë në përputhje me realitetin e ri gjeopolitik dhe me pozitën tonë në këtë realitet të ri. Në jo pak raste ne mendojmë si në kushtet e pengesave dhe barrierave të dikurshme. Kufijtë e dikurshëm e përcaktojnë ende këtë mënyrë të menduari e jo pak herë ata janë kufij mentalë. Sfidat e shqiptarëve në shekullin ku kemi hyrë, pavarësisht se jetojmë në shtete të ndryshme, janë të përbashkëta”, tha zonja Nikolla.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se 28 nëntori është një datë e të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë e kudo tjetër.
Ai përmendi heronjtë e pavarësisë, që dhanë jetën për lirinë e kombit shqiptar, por sot tha ai, sfida dhe pengesa të tjera gjenden përpara, një prej të cilave pasiguria që erdhi prej sulmit rus mbi Ukrainën.
“I vetmi shtet në mes të Europës, që mbetet i lidhur me Rusinë sot është Serbia. Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj, që është destabilizimi i Kosovës dhe ndarja e shtetit tonë. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë pa zgjedhur mjete prej diplomacisë dhe deri te financimi dhe kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër të jenë Shqipëria me Kosovën, aq më e lehtë do të jetë për të mbrojtur interesat jetike të kombit tonë”, tha zoti Konjufca.
Si pjesë të rëndësishme të punëve konkrete midis dy vendeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmendi Abetaren e përbashkët dhe Fjalorin enciklopedik të përbashkët. Ai theksoi bashkëpunimin në energji elektrike, ekonomi dhe në infrastrukturën e transportit, porti i durrësit dhe hekurudha Durrës-Prishtinë.
“Për hekurudhën kemi tanimë ofertuesit; një grup i gjerë nga kompanitë më të mëdha të Europës, që kanë ofertuar për të marrë përsipër studimin e fizibilitetit të porositur nga të dyja qeveritë me vendim të përbashkët”, thotë zoti Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmendi unifikimin e tregut të punës, nismën për unifikimin e sistemit doganor e tatimor, si dhe studimin për hekurudhën Durrës - Prishtinë.
Ai theksoi se të dyja vendet duhet të shkëmbejnë mendime dhe të punojnë së bashku, duke shmangur ndarjet, që dëmtojnë të sotmen dhe të ardhmen.
“Ndarjet krahinore e bajraktarizmat ishin pengesë dhe prapambeturi atëherë e janë pengesë dhe prapambeturi edhe sot. Prandaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar, por për të kontribuar. Hapësira jonë publike; politika, kultura, ekonomia nuk janë çifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta, kalaja ku e vëmë të gjithë nga një gur”, tha zoti Kurti.
Në mbledhjen e përbashkët morën fjalën kryetarë të grupeve parlamentare të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe ministra të Qeverive të të dyja vendeve.
Ngjashëm me mbledhjen e sotme të dy Kuvendeve, Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar disa herë mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive, nëpër të cilat janë nënshkruar afro 200 marrëveshje bashkëpunimi, në fusha nga më të ndryshmet.
Administratat në të dyja anët e kufirit po ndjekin zbatimin e tyre dhe përherë e më shumë po kërkojnë hapa dhe rezultate konkrete në këtë bashkëpunim, që për afro gjysmë shekulli u ndalua nga diktatura komuniste, nga mbarimi I L2B deri në fillim të viteve 90.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Ili...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar për mbledhjen e përbashkët...
Në prag të festave të nëntorit, sipërmarrësi dhe bizne...
Pas reshjeve disa ditore në vend, situate hidrike ësht...
Nga sot, ylli i muzikës botërore, Dua Lipa do të zotër...
Një 21-vjeçare nga Chania ka humbur jetën pasi u përpl...
Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, nëpërmjet një p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka sulmuar kr...
Në prag të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së P...
Prej disa ditesh tashmë, në qendër të lajmeve të disa port...
Veshur kuq e zi dhe duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin...
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj i dha shtet...
110-vjetori i Pavarësisë, që përkon njëherësh edhe me 110-...
Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një deklaratë jashtë k...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij n...
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së nga grupi i përçarësve, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka postuar në rrjete sociale n...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Pas disa mungesash në Kuvend, Lulzim Basha është rikthyer....
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...