Fotot-Veliaj i “dëshpëruar”, Rama e injoron/ Momentet që nuk u panë në Kongres
Sot kryeministri Edi Rama ka komunikuar ndryshimet në ...

Socialistët e thirrur sot në Kongresin e tyre për të zgjedhur Asamblenë e re kombëtare, u përballën me ndryshime surprizë të Qeverisë, të njoftuara nga kyeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij të gjatë. Ato përfshijnë postet thuajse më të rëndësishme të një kabineti qeveritar, dy prej të cilave, ministria e Brendshme dhe ajo Financave, kishin drejtuesë të emëruar jo shumë kohë më parë.
Zoti Taulant Balla u emërua në Ministrinë e Brendshme në korrik të vitit të shkuar. Tani ai duhet t’i lëshojë vendin, një vartësi të tij, drejtuesit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ervin Hoxha.
Edhe ministri i Financave Ervin Mete, mori postin në shtator të vitit të kaluar. Në vend të tij zoti Rama ka zgjedhur drejtuesin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Petrit Malaj, një tjetër emër teknik, sikundër dhe ai i Drejtorit të Portit të Durrësit Pirro Vengu, të cilit ju besua drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, në vend të zotit Niko Peleshi. Të dy vijnë nga institucione në varësi të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, figura më me peshë në qeverinë e zotit Rama.
Përfshirja e emrave të rinj, duket se janë preludi, i një lëvizjeje që zoti Rama duket se synon ta shtrijë dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Në fjalën e tij, ai i mëshoi nevojës së angazhimit të figurave të reja. Në parlamentin e ardhshëm, Partisë socialiste, siç tha ai “do t’i duhen dijet, do t’i duhen aftësitë do t’i duhet dëshira e të rinjve që do afrojmë me doemos, me doemos për sprovat e mëdha të mandatit të katërt dhe me të rinj e me të vjetër nuk kam parasysh moshën në regjistrin e gjendjes civile, por njerëz të rinj., figura të reja publike, me eksperienca të ndryshme pune, me energji, me ambicie, me vullnet për Shqipërinë pavarësisht moshës, pavarësisht gjinisë, pavarësisht vendndodhjes, pavarësisht mbiemrit, pavarësisht pasurisë”.
Ndryshimet e reja në qeveri u shoqëruan dhe me disa lëvizje në organizimin parlamentar të Partisë socialiste. Zoti Peleshi do të marrë drejtimin e grupit, duke marrë vendin e zotit Bledi Çuçi, i cili pritet të jetë nënkryetar i parlamentit. Për qeverinë, marrëdhëniet me Kuvendin, tani e tutje do t’i mbajë zoti Balla, i cili mbetet kështu pjesë e kabinetit, por si ministër Shteti. Një post ndjeshëm më i ulët në hierarkinë e qeverisë, krahasuar me ministrinë e Brendshme. Ndërkohë, zonja Elisa Spiropali, nga ministre e Shtetit, u katapultua në drejtimin e parlamentit, pas dorëheqjes, për motive personale, të zonjës Lindita Nikolla. Për gati 48 orë zoti Rama nuk kishte reaguar për largimin e zonjës Nikolla. Kjo e fundit qëndroi thuajse e ftohtë ndaj elozheve të sotme të kryeministrit për punën e saj. Elozhe që u pasuan menjëherë me kritika për situatën konfliktuale në të cilën kaloi për një kohë të gjatë parlamenti, për shkak të përplasjeve të forta me opozitën e cila nuk kurseu aktet e forcës dhe ndezjen dhe të flakadanëve në sallë.
Kabineti i ndërtuar nga zoti Rama në fillim të mandatit të tij të tretë, në vitin 2021 ka pësuar disa ndryshime. Fillimisht në vitin 2022, ai largoi zëvendëskryeminisrin Arben Ahmetaj. Ndërsa vitin e kaluar përveç ministrisë së Brendshme, në shtator bëri disa ndërhyrje të tjera, duke lënë jashtë mes të tjerave, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Bujqësisë Frida Krifca.
Edhe sot, siç ka ndodhur dhe në rastet e mëparshme, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim apo motiv për ndryshimet në kabinetin e tij, ndonëse ato prekin, postet më kyçe. Pak pas fjalës së tij, ai shkoi në presidencë, ku ndonëse ditë pushimi, Kreu i shtetit, po e priste që ai të dorëzonte listën e shkarkimeve dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar./ VOA
Sot kryeministri Edi Rama ka komunikuar ndryshimet në ...
Ditën e sotme gjatë kongresit të PS-së, kryeministri E...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar pas deklaratave të ...
Pas Kongresit të PS, ku kryeministri Edi Rama njoftoi ...
Aletatët politik të kryebashkiakut Erion Veliaj janë d...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka zbul...
Pas mbledhjes së Kongresit të PS, delegatët e PS-së po...
Kryetari pa parti, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje ...
Një tjetër skandal, i ngjashëm me atë të “Babales”, pë...
Inceneratorët, të quajtur vjedhja e shekullit, ose meg...
Kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të PS-së ka bërë me ...
Pas një viti, kryeministri Edi Rama vendosi të largont...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lëvizje në qeveri q...
Ditën e sotme gjatë mbledhjes së kongresit të PS-së, k...
Sot në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Ed...
Helena Kace, studentja që hapi kongresin e Partisë Soc...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca u është përgjigjur...
Qeveria do të bëjë një reformë të re pensionesh, që do...
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit...
Në portin e Durrësit është regjistruar fluks i lartë u...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...