Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Një tjetër skandal, i ngjashëm me atë të “Babales”, përfshin deputeten Albana Vokshi, e cila drejtoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në lidhje me koncesionet.
Detyra e këtij komisioni ishte të zbulonte korrupsionin e qeverisë, koncesionet, shkeljet, bashkëpunëtorët dhe përfituesit e parave të shqiptarëve.
Por duket se, ky komision nuk ka nxjerrë në dritë asgjë përveçse është kthyer në një komision mesa duket për të mbushur xhepat e deputetëve.
Ndryshe nga sa duket në plan të parë kur Albana Vokshi sherrosej me Plarent Ndrecën në fakt ka qenë një komision për të marrë një shpërblim, dieta, pagesa dhe përfitime për anëtarët e komsionit.
CNA ka mundur të sigurojë dokumentet zyrtare të cilët tregojnë qartazi funksionin e këtij komisioni.


“Në dokumente thuhet:
Për trajtimin financiar të anëtarëve dhe stafit mbështetës të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi.
“Neni 13, pika 2, dhe 4, e ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 "Statusi i deputetit”, përcaktojnë se:
2. Paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Gjithashtu, ai gëzon të drejtën e shpërblimit për pjesëmarrje në komisione, si drejtues i Komisionit apo si drejtues i grupit parlamentar.
4. Raportet e pagës, masës së dietës, të shpërblimit, si dhe norma për transportin që përfiton deputeti, kryetari i komisionit, nënkomisionit dhe kryetari i grupit parlamentar përcaktohen me vendim të Kuvendit. Pika 6/a e Vendimit të Kuvendit nr. 114/2014 "Për mënyrën e trajtimit të deputetëve", përcakton se:
“Pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillave, Byrosë së Kuvendit, komisioneve hetimore apo të posaçme, shpërblehet në të njëjtën mënyrë si mbledhjet e komisioneve të përhershme.
Pika 7 e Vendimit të Kuvendit nr. 114/2014 "Për mënyrën e trajtimit të deputetëve", përcakton se: 7. "Deputeti përfiton dieta ditore, për ditët e shërbimit Brenda vendit, në masën 4 % të pagës baze..."
Pika 7/c e Vendimit të Kuvendit nr.114/2014 "Për mënyrën e trajtimit të deputetëve", përcakton se:
7.c "Deputetët i përfitojnë dietat pas dorëzimit të dokumentacionit vërtetues të firmosur nga ana e tyre. Forma e dokumentacionit vërtetues dhe procedura e përcjelljes për pagesë përcaktohet nga Sekretari I Përgjithshëm"
Në mbështetje të bazës ligjore sa më sipër, kërkojmë:
1. Të gjithë anëtarët e komisionit hetimor të trajtohen financiarisht për çdo mbledhje komisioni që kanë marrë pjesë, sipas dokumentacionit vërtetues të mbledhjes, si dhe trajtimin financiar me dieta për ditët qe kanë kryer vizita jashtë Tiranë, sipas dokumentacionit vërtetues për çdo rast.
2. Stafi mbështetës, anëtarët e sekretariatit teknik që asistojnë komisionin, të trajtohen financiarisht me orë jashtë orari në rastet kur mbledhjet e komisionit zgjasin përtej orarit zyrtar të punës, sipas dokumentacionit vërtetues për çdo rast"
Ky është skandali. Një komision hetimor për koncesionet dhe shkeljet në Shëndetësi, i cili shndërrohet në një komision që mbush xhepat e deputetëve me paga, dieta dhe shpenzime./ CNA
Inceneratorët, të quajtur vjedhja e shekullit, ose meg...
Kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të PS-së ka bërë me ...
Pas një viti, kryeministri Edi Rama vendosi të largont...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lëvizje në qeveri q...
Ditën e sotme gjatë mbledhjes së kongresit të PS-së, k...
Sot në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Ed...
Helena Kace, studentja që hapi kongresin e Partisë Soc...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca u është përgjigjur...
Qeveria do të bëjë një reformë të re pensionesh, që do...
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit...
Në portin e Durrësit është regjistruar fluks i lartë u...
Vrulli i turizmit, i nisur që nga fillimi i këtij viti, me...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax Media”, ka nisur një ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga gërmimet ...
Policia e Tiranës ka njoftuar se avoakti Genc Gjokutaj...
Disa ditë më parë, një aksion i policisë zbuloi mallra...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Në seancën maratonë Kuvendi ka miratuar Reformën Zgjed...
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në fund të këtij ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...