Çështja CEZ-DIA/ Klodiana Lala zbulon detaje: Të njohurve të Metës u janë sekuestruar celularët
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimet e çë...

Kur shkon për në Shkodër, një tabelë e shkruar me të zezë “Rruga e vdekjes” është personifikimi më i mirë i asaj që ndodh në këtë segment rrugor. Superstrada Lezhë-Milot është një makth për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve, duke pasur një numër të lartë të aksidenteve.
Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Evropë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në Veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milion banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit.
Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian prej 45 vdekje për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë, aksidentet fatale janë shumë të larta. Mesatarja e Shqipërisë për 2021 ishte 70 fatalitete për 1 milion banorë.
Me këtë nivel, vendi renditet i pesti në Evropë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Letonisë dhe Kroacisë. (nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut). Shtetet me më pak aksidente në Evropë (me pak se 20 fatalitete për 1 milion banorë) janë Suedia, Malta dhe Norvegjia (shih grafikun).
Sipas Eurostat, në vitin 2021, në Shqipëri kishte 197 fatalitete nga aksidentet rrugore, nga të cilat 75 ishin në veri, 60 në qendër dhe 62 në jug.
Evropa, 45 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore
Në vitin 2021, kishte 19 917 viktima në aksidentet rrugore në rrugët e Bashkimit Evropian, e barabartë me 45 vdekje rrugore për një milion banorë, sipas Eurostat.
Rajoni i BE-së me shkallën më të lartë të vdekjeve rrugore ishte rajoni më i largët francez i Guadeloupe, duke regjistruar 159 viktima rrugore për 1 milion banorë, i ndjekur nga Severozapaden në Bullgarinë veriperëndimore (133) dhe Guyane, një tjetër rajon më i largët francez (120).
Në total, për vitin 2021 ishin 24 rajone të BE-së me të paktën 80 vdekje rrugore për 1 milion banorë. Këto rajone ishin të vendosura kryesisht në Rumani (gjashtë rajone), rajonet më të largëta dhe ishullore të Francës (katër rajone), Bullgarisë dhe Greqisë (tre rajone secila), Kroacisë, Polonisë dhe Portugalisë (secila nga dy rajone), dhe pjesa tjetër në Belgjikë dhe Itali (të dhënat e 2020).
Disa nga normat më të larta të vdekjeve në rrugë u regjistruan në rajonet rurale, ndërsa rajonet urbane dhe kryeqytetet prireshin të raportonin norma shumë më të ulëta të vdekjeve në rrugë.
Vetëm dy rajone të BE-së nuk raportuan asnjë vdekje rrugore: Valle d’Aosta/Vallée d’Aoste në Italinë veriore (të dhëna 2020) dhe rajoni relativisht i vogël autonom i Ciudad de Ceuta në Spanjë.
Normat më të ulëta të vdekjeve në rrugë u vunë re në rajonet urbane, si rajoni i kryeqytetit të Belgjikës (Région de Bruxelles-Capitale / Brussels Hoofdstedelijk Gewest) me 7 vdekje rrugore për 1 milion banorë, rajoni i kryeqytetit austriak të Vjenës (8 ), rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (9) dhe rajoni verior gjerman i Bremenit (gjithashtu 9)./Monitor
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimet e çë...
Berati ua kaloi të gjithëve. E zbukuroi bredhin e Krishtli...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enri Hide deba...
Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me tone të ashpra me ...
“Merrem me politikë nga halli!” Kështu është shprehur...
Analisti, Andi Bushati, ka folur për bllokadën e Greqisë n...
Ben Blushi dhe Lulzim Basha u takuan sot në Panairin e...
Gazetari, Arian Çani ka folur lidhur me qëndrimin e Gr...
Albin Bako Balili është emëruar drejtor i OSSHE në Sar...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në një vizitë,...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të enjte banorët e Kor...
Nesër do të mbahet ndeshja Moldavi-Shqipëri në stadiumin ‘...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ndarë në rrjetet soc...
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor duket se kan...
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka bërë me dije se k...
Lulzim Basha ka shkuar këtë të enjte në Panairin e Lib...
Gazetarja, Klodiana Lala në një intervistë për News 24 ka ...
Nga qershori i vitit të ardhshëm, e gjithë rruga nga Oriku...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Dibër....
Ish-ministri socialist, Ilir Panda, është zgjedhur zëv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...