Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Zoti Veliaj ishte thirrur për t’u paraqitur në orën 10.00, por ai shkoi gati një orë më parë, duke u detyruar të priste orarin e caktuar nga prokurorët, në mjediset e hyrjes së godinës.
Kjo është hera e parë që zoti Veliaj thirret në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa prej shumë kohësh ai është vënë në qendër të sulmeve të opozitës, e cila e konsideron atë si personin kyç për rastin e inceneratorit të Tiranës. Një akuzë të ngjashme lëshoi ndaj tij, por pa ofruar prova e fakte, edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në arrati që prej verës së shkuar, pasi Prokuroria e Posaçme, kërkoi arrestimin e tij, po për çështjen e inceneratorëve.
Në gusht të vitit të kaluar, Prokuroria e posaçme vuri nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Pas emrit të kompanisë qëndronte një tjetër me seli në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, e cila më pas ndryshoi emrin në “Geogenix B.V”, ndërkohë që zotëruesit e tyre mbetën të paqartë. Por Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se sipas hetimeve, dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Ebasan dhe Fier.
Në muajin dhjetor, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhër-arreste, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes urdhrave për arrest me burg figuronte dhe emri i Taulant Tushës, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, një nga postet më të rëndësishme dhe më me peshë, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Po ashtu, urdhër-arresti ka pasur dhe për një tjetër ish-drejtor të bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. Urdhërat e arrestit prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
Zoti Veliaj ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur dyshimet për përfshirjen e tij në rastin e inceneratorit të Tiraës me të cilin, siç është shprehur “e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti”.
Në mars të këtij viti, Bashkia e Tiranës mori një tjetër goditje kur dy ish-drejtuesë në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan nën dyshimet për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Një urdhër i dytë arresti, u lëshua dhe për Taulant Tushën, i dyshuar për “shkelje të barazisë në tenderë”.
Ish-drejtorët, Molla dhe Qato, dyshohet të jenë pronarët realë të kompanisë "5D", e cila, sipas hetimeve të deritanishme, ka përfituar në mënyrë të parregullt, tenderë nga agjencitë në varësi të bashkisë. Në një dalje të gjatë publike në fillim të muajit, zoti Veliaj u distancuar nga ish-drejtorët e tij, duke deklaruar se cilido person i përfshirë, duhet të përballet vetë me drejtësinë.
Opozita e cila ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, ku zoti Veliaj të japë shpjegime, prej disa javësh ka organizuar protesta përpara bashkisë, me thirrjet për dorëheqjen e tij. Protestat janë shoqëruar me tensione me forcat e shumta të policisë si dhe me episode të dhunshme, të lëshimit të molotovëve drejt hyrjes së godinës së bashkisë. Protesta e radhës është njoftuar pasditen e sotme, pak përpara nisjes së mbledhjes së zakonshme të Këshillit Bashkiak./VOA
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit t...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për ...
Prej rreth 3 orësh kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej 100 min...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet mbi ...
Për thirrjen në SPAK, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velia...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestuar pasuritë e një shte...
Polica ka marrë masa për protestën që do të zhvillohet sot...
Nis marrja në pyetje e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqi...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqi...
Mëngjesin e së martës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion V...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkuar nj...
CNA ka siguruar pamjet e momentit kur kryebashkiaku i Tira...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur...
Në emisionin "Të Paekspozuarit", analisti Neritan Seja...
Gazetari Rigels Seliman ka reaguar ashpër ndaj persona...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...