Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Majlinda Bregu nuk i ndahet procesit të roaming-ut. Pas suksesit në zbatimin e “Fol si n’shpi” të uljes së tarifave celulare, brenda vendeve të Ballkanit Perendimor, tashmë ka nisur procesin për uljen e tarifave të roaming-ut edhe ndërmjet BE-së - Ballkanit Perëndimor.
Dy Komisionerët e Komisionit Europian Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Thierry Breton, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), sot zhvilluan një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor (BP), për të diskutuar mbi uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë. Qëllimi është vazhdimi i procesit, ndërmarrja e hapave konkretë për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në vitin 2023. Brenda vitit 2027 pritet ulja e çmimeve të roaming-ut, në nivelin e çmimeve kombëtare.
“Ne, RCC, Komisioni Evropian, qeveritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, operatorët celularë dhe agjencitë rregullatore, kemi ndjekur së bashku një rrugëtim të gjatë në procesin e uljes së tarifave të roaming brenda Ballkanit Perëndimor. Roaming-ut pa pagesë, “Fol si n’shpi”, në rajonin tonë më 1 korrik 2021, është një realitet i prekshëm. Edhe pse në kohë kufizimesh udhëtimesh, është vërejtur një rritje e konsiderueshme në të gjithë treguesit e përdorimit të roaming, për shkak të regjimit “Fol si n’shpi”, në thirrjet dalëse/hyrëse, 'sms' dhe të dhënat e tjera të internetit. Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose para dhe pas regjimit të roaming pa pagesë brenda Ballkanit Perëndimor- kemi vërejtur një rritje me 100% të përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konsumimi i roaming-ut, të të dhënave është rritur deri në 460%. Në vitin 2019, kur nuk ka pasur kufizime udhëtimesh përdoruesit e Roaming në Ballkanin Perëndimor kanë bërë gjithsej 71 milionë minuta telefonata dalëse. Ndërsa në vitin e 2021, kur nisi zbatimin “Fol si n’shpi” edhe pse vit pandemie, janë bërë143 milionë minuta telefonata dalëse. Nuk u mjaftuam me kaq, por prej vitit të kaluar, sërish së bashku, kemi nisur intensivisht një përpjekje të përbashkët me Komisionin Evropian dhe operatorët celularë, për uljen e tarifave të roaming ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, përmes një procesi konsultimi të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës”, tha në takim Majlinda Bregu.
Qëllimi i këtij procesit është ofrimi i përfitimeve të drejtpërdrejta, për qytetarët e rajonit dhe të BE-së si dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit në Ballkanin Perëndimor. Çka mund të arrihet nëpërmjet reformave ambicioze, politikave ekonomike, të kombinuara me uljen e tarifave të roaming-ut, përmes vetërregullimit dhe marrëveshjeve tregtare e ndëpërmjet bashkëpunimit me operatorët celularë.
“Është e vërtetë që ulja e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është proces më i ndërlikuar sesa roaming pa pagesë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por qeveritë tona janë të angazhuara mbi rëndësinë që i kushtojnë përmirësimit të mjedisit të biznesit në këtë fushë - ato po bëjnë pjesën e tyre në këtë proces. RCC e ka prioritet mbështetjen për qeveritë për të kryer këto reforma. Për më tepër, prania e komisionerit Várhelyi dhe komisionerit Breton rikonfirmojnë sot mbështetjen politike që KE i jep këtij procesi”, përfundoi Bregu.
RCC, KE dhe operatorët celularë nga BE dhe BP u takuan disa herë vitin e kaluar dhe këtë vit, duke siguruar qëndrueshmëri të procesit, duke adresuar nevojat dhe sfidat së bashku. RCC është e përkushtuar të mbajë një proces konsultimi më të strukturuar me operatorët celularë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përmes Grupit Këshillimor dhe Koordinues që pritet të lançohet së shpejti./CNA.al
Sot ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim ...
Mashtronin shtetasit spanjollë e gjermanë, Prokuroria Tira...
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mëngjesin e sotë...
Ministria e Jashtme ka reaguar pas disa informacioneve të ...
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama i paralajmëroi pedag...
Pedagogët vijojnë protestën në lidhje me rritjen e pagave....
Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ka deklaruar se fasa...
Pedagogët po ankohen se janë kërcënuar nga rektorët me lar...
Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar se do të përshkall...
Partia Socialiste është tërhequr nga paketa antishpifje. ...
Kryeministri Edi Rama nga Përmeti është zhvendosur në Gjir...
Një ditë pasi në media u bë publike se SPAK-u nuk do ta he...
Policia e shtetit ka mohuar të këtë rënë sistemi TIMS, mbr...
Sot nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Këto punim...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përmes një ...
Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e rën...
Gazetari Adi Krasta ka trajtuar mbrëmjen e sotme në em...
Probleme janë hasur në pikat kufitare të Kakavijës, Ka...
Gazetari dhe moderatori, Adi Krasta, ka folur mbrëmjen...
Gazetari Nikoll Lesi ka deklaruar se kandidatët politi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...