Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Ministria e Jashtme ka reaguar pas disa informacioneve të bëra publike nga opozita se Shqipërisë po i rikthehet regjimi i vizave.
Sipas MEPJ-së, këto lajme janë krejtësisht të pavërteta.
“Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë”. Thuhet në reagimin e MEPJ-së.
Deklarata e plotë e MEPJ-së:
Gjatë ditëve të fundit, në disa media por edhe përmes reagimeve publike të disa forcave politike, është përhapur lajmi për mundësinë e pezullimit të regjimit pa viza të shtetasve shqiptarë si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë drejt Bashkimit Evropian përmes të ashtuquajturës “rrugë ballkanike.”
Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.
Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment kur në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës.
Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri.
Shqipëria është një partnere e besuar e BE dhe nëse ka shqetësime për rritjen e numrit të emigranteve të paligjshëm në të ashtuquajturën ´rruga ballkanike´, ato janë trajtuar e trajtohen me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë. Vendi ynë ka qenë i pari në rajon, qe ka nënshkruar marrëveshjen me Frontex dhe ka një bashkëpunim shembullor me të gjitha agjencitë e BE dhe vendeve anëtare në përballimin e emigracionit të paligjshëm. Fakti që në datën 3-4 nëntor, në Tiranë, do të mbahet Ministeriali i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE dhe Ballkanit Perëndimor është shprehje e këtij vlerësimi për punën tonë.
Ne garantojmë qytetarët shqiptarë se ata nuk rrezikohen aspak dhe në asnjë moment nga e drejta për të lëvizur pa viza në hapësirën e BE.’- njofton ministria e Jashtme./CNA.al
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama i paralajmëroi pedag...
Pedagogët vijojnë protestën në lidhje me rritjen e pagave....
Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ka deklaruar se fasa...
Pedagogët po ankohen se janë kërcënuar nga rektorët me lar...
Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar se do të përshkall...
Partia Socialiste është tërhequr nga paketa antishpifje. ...
Kryeministri Edi Rama nga Përmeti është zhvendosur në Gjir...
Një ditë pasi në media u bë publike se SPAK-u nuk do ta he...
Policia e shtetit ka mohuar të këtë rënë sistemi TIMS, mbr...
Sot nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Këto punim...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përmes një ...
Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e rën...
Gazetari Adi Krasta ka trajtuar mbrëmjen e sotme në em...
Probleme janë hasur në pikat kufitare të Kakavijës, Ka...
Gazetari dhe moderatori, Adi Krasta, ka folur mbrëmjen...
Gazetari Nikoll Lesi ka deklaruar se kandidatët politi...
Sonte në emisionin “Open”, gazetarët kanë gozhduar dep...
Deputeti Gazment Bardhi ka kyçur gojën duke mos zbulua...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sh...
Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka shp...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...