Video/ Gjendje skandaloze në urbanët e Tiranës, qytetarja humb ndjenjat
Situata në urbanët e Tiranës vijon të jetë shqetësuese. Vo...

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka dhënë dëshminë e tij ditën e sotme në GJKKO në procesin ndaj Laert Haxhiut.
Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se tritoli në bizneset e tij është vendosur nga Kleviol Ahmeti, i cili, sipas tij, është fans i fiksuar që po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv.
Rajku ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim apo njohje me reperin Kleviol Ahmeti, me të cilin ka thënë se përpara shpërthimit të tritolit ka pasur një përplasje fizike mes tyre.
Ndërsa për Laert Haxhiun, Noizy ka thënë se nuk e njeh, e ka dëgjuar emrin e tij vetëm pasi rasti u bë publik.
Dëshmia
Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtin pallat ku u vendos eksplozivi, kam pasur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë, dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi, kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi, zbrita poshtë, ishte babai im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03:00-04:00, unë u zgjova në orën 09:00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë. Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dyja pronat janë të miat. Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol. Hyrja ishte komplet e shkatërruar, edhe në kat të parë edhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet.
Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë. Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar, sjelljet e një fansi të fiksuar… Po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv dhe sjell problemin deri te shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale, ai të vjen edhe deri te shtëpia.
Kleviol Ahmeti është personi. Sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë. Njohje me Kleviolin nuk kam pasur asnjëherë, as bashkëpunime. Është i fiksuar me mua, kërkon me çdo kusht vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që unë s’dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del në "TikTok" dhe shan të gjithë botën. Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet “Noizy” dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është i çmendur pas meje.
Më erdhi në lokal një ditë përpara shpërthimit për t’u sqaruar demek, vjen me 20 veta. Fjala e parë që thotë është: “Ku është ai legeni?”. Futet brenda, dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli.
E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet për t’u sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali filloi prapë avazin duke më sharë. I thotë vetes artist, ka bërë disa këngë. Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë.
Ishte live në "TikTok" gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqërohej Klevioli. Erdhën me makina, me 5 të tilla. U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer.
Prezenca e tij në pronën time duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha: “Do të q*roj, o pederast”. Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda.
Pas kësaj ngjarjeje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai, pagoi disa çuna nga Vlora dhe ma dogjën makinën. Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po.
Për Laert Haxhiun nuk kam dëgjuar ndonjëherë. E dëgjova emrin e tij më mbrapa, para 3 vitesh. E dëgjova kur u bë publik rasti im.
Situata në urbanët e Tiranës vijon të jetë shqetësuese. Vo...
Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca gj...
Bashkimi Europian ka aktivizuar kapacitetet më të mëdha nd...
SPAK ka zhbllokuar llogaritë bankare të lidhura me Zvërnec...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënim me 14 vite burgim pë...
Prokuroria e Tiranës caktoi 12 masa sigurimi, ‘Arrest në b...
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshje...
Në historinë ekonomike të Shqipërisë post-socialiste, pak ...
Regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar ...
Gazetari Bledi Kasmi ka hedhur dyshime mbi drejtimin dhe o...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Pas rreth tre orësh tubim para Kryeministrisë, protestuesi...
Deputeti i PD-së, Belind Këllicci ka folur mbrëmjen e sotm...
Prej tre orësh vijon protesta para Kryeministrisë kundër i...
Vijon prej rreth tre orësh protesta para Kryeministrisë ku...
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në platformën X f...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e...
Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e themelimit të saj n...
Në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tir...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...