web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK-u jep pretencën për kimistin kolumbian

3 Qershor 2026, 10:06, Aktualitet CNA

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK-u jep pretencën për

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënim me 14 vite burgim për shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez, kimistin e grupit kriminal që trafikoi kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri, të tretur në pleh organik artificial gjatë punës së tij në laboratorin e Frakullit në Fier. 

Mësohet se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.

Rodriguez u arrestua në Kolumbi më datë 4 shtator 2025.

Sipas SPAK-ut, Samir Rosales Rodriguez akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./CNA





Lajmet e fundit nga