Me 12 akuza të rënda/ Ajola Xoxa, në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të shkarkuar, Erion ...

Një grup kriminal ndërkombëtar që trafikonte gra dhe vajza me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është goditur në kuadër të operacionit policor “Rrjeti”. Sipas informacioneve, hetimet për grupin që trafikonte gra dhe vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion në Shqipëri, janë zhvilluar prej 8 muajsh.
Si rezultat janë arrestuar në Tiranë 7 persona, pjesëtarë të grupit kriminal dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Ndërkohë në Kolumbi është vënë në pranga organizatori i grupit, shtetas kolumbian dhe janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.
Policia njofton gjithashtu se është zbuluar një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja. Shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin janë sekuestruar nga autoritetet policore. Operacioni për goditjen e grupit kriminal është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, më qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Finalizohet pas 8 muajsh hetime, operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.
Goditet një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri.
Ekzekutohen në Shqipëri, masa sigurie (7 prej tyre “Arrest në burg”), për 9 pjesëtarë të grupit kriminal.
Arrestohet në Kolumbi, organizatori i grupit, shtetas kolumbian.
Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit.
Procedohen penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.
Zbulohet një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja.
Sekuestrohen shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.
Në kuadër të operacionit:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç;
-u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.
Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se:
-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;
-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion;
-shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;
-shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;
-shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit.
Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale./CNA
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të shkarkuar, Erion ...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit soci...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është par...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të pr...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pa...
Janë zbardhur rrethanat e konfliktit të ndodhur ditën e dj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë nesër një m...
Autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru ë...
Ulja e temperaturave ka përfshirë gjithë territorin e vend...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dekla...
Botohet në Fletoren Zyrtare zgjedhja e anëtarit të ri të G...
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM), ka ndarë një parashiki...
Gazetari Piro Nase është kërcënuar sërish, pasi më parë u ...
Ish-kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj shto...
46 ditë kanë kaluar nga mashtrimi publik i Erion Veliajt d...
Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi në mbledhjen e sotme...
Profesor Pëllumb Pilinçi, përmes një postimi në rrjetet so...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...