web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pilinçi reagon pas propozimit të Valducit për Bashkinë e Tiranës

2 Tetor 2025, 13:26, Aktualitet CNA

Pilinçi reagon pas propozimit të Valducit për Bashkinë e

Profesor Pëllumb Pilinçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë lajmin e CNA-së, ka reaguar në lidhje me propozimin si kandidat që Ardiano Valduci i bëri atij për kryebashkiak i Tiranës.

Eshtë hedhur ideja e kandidaturës sime per Kryetar i Bashkisë Tiranë, por sot dua të theksoj se kjo nuk është një garë për emra, por për frymën e një ndryshimi

Adriano Valduci ka pasur kurajon të ngrejë zërin dhe të sulmojë trajnerin Silvinjo, duke thyer heshtjen e rreme që shpesh mbulon sportin dhe publikun.

Ai ka mbështetur gjithashtu Blendi Fevziun në përballjen e tij të drejtë kundër Armando Dukës  një qëndrim që kërkon guxim dhe vizion.

Sepse nuk mjafton të rrimë spektatorë duhet të flasim hapur, të sfidojmë autoritetin kur është e padrejtë dhe të mbështesim ata që guxojnë

Pikërisht për këtë arsye, unë dhe qevrria  jonë do të mbështesim Adriano Valducin jo vetëm si figurë sportive, por si një zë të shoqërisë civile që kërkon ndryshim dhe llogaridhënie, shkruan ai./CNA

 





Lajmet e fundit nga