Ish-drejtori i Burgjeve paraqitet në SPAK
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, para...

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë zyrtarë për ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre. Sipas njoftimit të Prokurorisë, në tetor të vitit të kaluar janë evidentuar 7 raste të ndërtimit pa leje në Bashkinë Mallakastër. Në disa raste të ndërtimeve pa leje ka rezultuar se strukturat përkatëse inspektuese dhe ndihmësspecialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.
Gjithashtu nga hetimet u provua se kryeinspektori dhe dy inspektorë pranë IMT-së Mallakastër, nuk ushtruan detyrat funksionale në 7 rastet e ndërtimeve pa leje. Ndonëse ishin vënë në dijeni për ekzistencën e këtyre rasteve, ato nuk kanë ushtruar detyrën e tyre sipas ligjit. Në mesin e 7 personave janë edhe 3 ndihmësspecialistë/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për shkak se nuk kanë ushtruar detyrat e tyre funksionale në kontrollin, evidentimin dhe identifikimin e ndërtimeve pa leje, megjithëse kanë qenë në dijeni të ndërtimeve.
NJOFTIMI I PROKURORISË
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 199/a, pg 1 dhe 4 dhe 248 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1665, datë 21.10.2024, u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm të Bashkisë Mallakastër. Këta shtetas kryesisht pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.
Nga hetimi u provua se kryeinspektori dhe dy inspektor pranë IMT-së Bashkia Mallakastër, nuk ushtruan detyrat funksionale në 7 rastet e ndërtimeve pa leje. Megjithse ishin vënë në dijeni për ekzistencën në disa raste të këtyre ndërtimeve, ato nuk ushtronin detyrën funksionale sipas ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, ligjit nr. 107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tyre, duke i ngarkuar me përgjegjësi sipas nenit 248 të Kodit Penal.
Gjithashtu, mos ushtrimi i përgjegjësive sipas ligjit nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, u evidentua dhe për 3 Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, konkretisht shtetasit Y.K, I.B, D.Y. Rezultoi se, këta shtetas nuk kanë ushtruar detyrat e tyre funksionale në kontrollin, evidentimin dhe identifikimin e ndërtimeve pa leje, megjithse kanë qënë në dijeni të tyre. Dijenia e tyre rezultoi nga aktet shkresore të marra gjatë hetimit.
Në përfundim të hetimeve u morën me cilësinë e të pandehurit 7 shtetas dhe përkatësisht:
1- Y. K me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2- I. B me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3- D.J me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4- A. X, me detyrë Kyeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5- Sh. Xh me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
6- K. Y me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
7- L M, për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve që cënojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, si dhe punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore./CNA
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, para...
Deputeti Arbjan Mazniku po dëshmon në seancën në GJKKO për...
SPAK ka kryer disa kontrolle të befasishme në Durrës. Në p...
Arrestohet vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, Enea Ku...
Duke nxituar, deputeti Arbjan Mazniku është paraqitur mëng...
Zonat Verilindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e d...
SPAK-u dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar kontrolle të be...
Kryeministri Edi Rama, përmes një publikimi në rrjetet soc...
Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe...
Sot, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga E...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përga...
Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni ndau disa të dhëna nga...
Kolegji i Pavarur i Apelimit ka vendosur rikthimin në dety...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar në rrjetet sociale një t...
Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot...
Patriarku Ekumenik Vartholomeu dhe Fortlumturia e Tij, Joa...
Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë ka ndarë sot një p...
Ditën e sotme u raportua se gazetari Piro Nase është kërcë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot datën 9...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...