“Shqipëria goditet nga stuhitë”/ Ekspertja: Ja si parashikohet situata e motit për fundjavën
Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni ndau disa të dhëna nga...

Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tri herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm t'i vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit. Këto vonesa mund të vijnë pasi atyre do t’u merren shenjat e gishtave dhe do t’u bëhet foto.
Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane.
SchengenVisaInfo ka publikuar një informacion të detajuar se çfarë do të ndryshojë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ku përfshihen edhe ata shqiptarë.
SchengenVisaInfo sqaron se për udhëtarët jo të BE-së, ky sistem i ri do të thotë: marrje shenjash të gishtërinjve, fotografi dhe kohë më të gjata përpunimi gjatë hyrjes/daljes (1.5 deri në 3 herë më shumë gjatë fazës fillestare të zbatimit).
Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore).
Sipas Komisionit Europian, EES do të zbatohet si për udhëtarët që kanë vizë, ashtu edhe për ata që përjashtohen nga viza.
EES do të mbledhë disa informacione si imazhin e fytyrës (për të gjithë udhëtarët); gjurmët e gishtave (vetëm për udhëtarët që nuk kanë vizë); të dhënat biometrike të pasaportës; datat dhe vendndodhjet e hyrjes/daljes.
Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh.
Të dhënat do të ruhen për 3 vjet (ose 5 vjet, nëse tejkaloni afatin e lejuar të qëndrimit).
Zbatimi do të jetë gradual. Vendet anëtare kanë afat deri më 10 prill 2026 për ta zbatuar plotësisht sistemin. Deri atëherë, në disa pika kufitare do të përdoret EES, ndërsa në të tjera do të vazhdohet me vulat tradicionale në pasaportë.
Sistemi i Hyrje/Daljeve (EES) do të zbatohet në 29 shtete europiane, duke përfshirë të 25 vendet anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit, si edhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Jashtë këtij sistemi mbeten Irlanda dhe Qiproja, të cilat do të vazhdojnë të përdorin vulat e pasaportës. Për shembull, nëse fluturoni nga Dublini drejt Parisit, pasaporta ju vuloset kur dilni nga Irlanda dhe më pas skanohet në hyrje në Francë.
Kush duhet të regjistrohet në EES
Sistemi i ri i Hyrje/Daljeve (EES) do të përfshijë çdo shtetas të vendeve jashtë BE-së dhe zonës Shengen, që udhëton për qëndrime të shkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
Në momentin e parë të regjistrimit, udhëtarët do të japin një foto të fytyrës në kohë reale, ndërsa ata që hyjnë pa vizë do të japin edhe katër gjurmë gishtash. Për ata që udhëtojnë me vizë, gjurmët e gishtave nuk do të kërkohen sërish, pasi ruhen tashmë në sistemin VIS.
Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmët e gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.
Ky proces synon të përshpejtojë kalimet kufitare dhe të zëvendësojë sistemin e vjetër të vulave në pasaportë. Gjatë regjistrimit të parë merret një foto në kohë reale e fytyrës dhe katër gjurmë gishtash për udhëtarët e përjashtuar nga viza.
Për mbajtësit e vizave, gjurmët e gishtave janë tashmë të regjistruara në sistemin VIS dhe nuk do të merren sërish për EES.
Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e gjurmëve të gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.
Në EES nuk regjistrohen qytetarët e BE-së, vendeve të SEE (Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn) dhe Zvicrës, si edhe ata të Irlandës dhe Qipros. Përjashtohen gjithashtu poseduesit e lejeve të qëndrimit ose vizave afatgjata (D), si dhe qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikani. Nga regjistrimi përjashtohen edhe diplomatët, krerët e shteteve, personeli i NATO-s, si dhe punëtorët kufitarë apo ekuipazhet e anijeve, avionëve dhe trenave ndërkombëtarë.
Pikat kryesore të sistemit të Hyrje-Daljeve (EES)
Fillimi: 12 tetor 2025 (zbatim i pjesshëm deri më 10 prill 2026)
Kush duhet të regjistrohet: Shtetasit jo-BE që vizitojnë për më pak se 90 ditë
Biometria: Foto për të gjithë + 4 gjurmë gishtash për udhëtarët pa vizë
Përjashtohen: Qytetarët e BE/SEE/Zvicrës, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe shtetasit e Monakos, Andorrës, San Marinos dhe Vatikanit
Afati i ruajtjes së të dhënave: 3 vjet normalisht, 5 vjet nëse tejkalon afatin e qëndrimit
Ku zbatohet: 29 shtete europiane (vendet Shengen/SEE dhe Zvicra)
Përjashtime: Irlanda dhe Qiproja vazhdojnë me vulosje pasaporte
Koha e përpunimit: Pritet të zgjasë 1.5 deri 3 herë më shumë se vulosja aktuale e pasaportës
Kostoja: Pa pagesë (regjistrimi në EES nuk ka tarifë)./ Monitor
Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni ndau disa të dhëna nga...
Kolegji i Pavarur i Apelimit ka vendosur rikthimin në dety...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar në rrjetet sociale një t...
Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot...
Patriarku Ekumenik Vartholomeu dhe Fortlumturia e Tij, Joa...
Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë ka ndarë sot një p...
Ditën e sotme u raportua se gazetari Piro Nase është kërcë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot datën 9...
Ditë e sotme, CNA publikoi një listë me 11 emra që përflit...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është takuar ditën e sotme m...
Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit” për të...
Kroacia ka bllokuar një sasi të madhe specash djegës që ki...
Sot bëhen plot 45 ditë nga mashtrimi dhe gënjeshtrat publi...
ILD mbajti sot seancën dëgjimore për kërkesën e Inspektori...
Në qendrën muzeale “Tuma e Kamenicës”, një nga sitet më të...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e anëtarëve të grupit ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për 3 inspekto...
Sot Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Ministria e Infr...
Firmoset marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe...
Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Un...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...