Arkeologjia Digjitale në Tumën e Kamenicës/ Prezantohet projekti inovativ
Në qendrën muzeale “Tuma e Kamenicës”, një nga sitet më të...

ILD mbajti sot seancën dëgjimore për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit Sh.L., i cili është anëtar i Gjykatës së Sarandës prej 5 vitesh.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori vendimin për uljen e pagës në masën 40% për një afat 1-vjeçar.
ID ka konstatuar shkelje të ndryshme nga gjyqtari i Sarandës si zvarritje sistematike dhe e përsëritur përtej afateve, mospërmbushje të detyrave dhe shkeljet janë konstatuar që në vitin e dytë të detyrës.
Vendimi:
"Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistratit Sh.L., gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 13 ankesa për vonesa në zbardhjen e vendimeve të arsyetuara nga gjyqtari, shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “d” i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Raporti voluminoz i hetimit të inspektorëve të ILD-së, që ka bashkuar dy procedime dhe gjatë procesit ka ndryshuar e shtuar objekt hetimi për këtë gjyqtar, ka evidentuar vonesa të përsëritura të zbardhjes së vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vite, vendime që i përkasin periudhës së viteve 2021, 2022, 2023. Raporti i inspektorëve të ILD konkludon se:
• Nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, ku mosrespektimi i afateve ligjore nuk paraqitet si episod i izoluar, por si model i përsëritur në tri vite radhazi dhe në përmasa jashtë çdo standardi ligjor dhe profesional të afateve të vonesës. Zvarritja sistematike dhe e përsëritur përtej këtyre afateve, përbën tregues të qartë të mosrespektimit të përgjegjësive funksionale.
• Pavarësisht për sa ka parashtruar magjistrati lidhur me ngarkesën në punë dhe për gjendjen e sistemit gjyqësor, nga analiza e situatës rezulton se ai nuk ka përmbushur në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme detyrimet ligjore dhe funksionale që i ngarkohen për arsyetimin dhe dorëzimin në kohë të vendimeve gjyqësore.
• Magjistrati ka një vjetërsi në detyrë prej 5 vitesh si gjyqtar, ndërsa shkeljet disiplinore janë evidentuar në vitin e dytë të tretë dhe të katërt të detyrës, tregues ky i eksperiencës së pakët në profesion. Por pavarësisht eksperiencës në detyrë, gjyqtari ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
• Shkelja disiplinore ka sjellë mos marrje në kohë të produktit të pritshëm nga gjykimi i një çështjeje të caktuar, vonesa në ushtrimin e të drejtës së ankimit apo edhe vonesa të theksuara në ekzekutimin e vendimit gjyqësor, si pasojë e mos arsyetimit në kohë të vendimeve, pra një drejtësi e mohuar.
• Sjellja e magjistratit pas kryerjes së shkeljes, pas fillimit të hetimit dhe gjatë procedimit hetimit/procedimit disiplinor ka qenë bashkëpunuese.
ILD konkludon se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Sh.L, përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar"/CNA
Në qendrën muzeale “Tuma e Kamenicës”, një nga sitet më të...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e anëtarëve të grupit ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për 3 inspekto...
Sot Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Ministria e Infr...
Firmoset marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe...
Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Un...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nan...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një videomesazh në k...
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të muajit të ndërgjegjësi...
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna në lidhje m...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetari italian Nello Trocchia, i cili riktheu në vëmendj...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u ndal sot te një nga pyetj...
Gazetari Klodian Tomorri komentoi sot lidhur me hetimet nd...
Shkolla e Magjistraturës miratoi sot ndryshime të rëndësis...
Komisioni i Posacëm i Apelimit ditën e sotme ka lënë në fu...
Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku disa kohë më parë së...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...