Vodhën 4.6 milionë euro në Rinas/ Gjykata e Lartë lë në fuqi 122 vite burg për 7 grabitësit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e anëtarëve të grupit ...

Në qendrën muzeale “Tuma e Kamenicës”, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike në juglindje të vendit, është prezantuar një projekt inovativ që i sjell një frymë të re mënyrës se si përcillet trashëgimia kulturore, arkeologjia digjitale. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore dhe synon të ofrojë një përvojë moderne për vizitorët dhe turistët që zgjedhin të njihen me historinë përmes teknologjisë. Arkeologu Florenc Cenolli thekson se digjitalizimi i siteve nuk është thjesht një luks, por një domosdoshmëri në kohën ku jetojmë, si për turizmin ashtu edhe për trashëgiminë kulturore.

"Në kuadër të 'Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore', qendra muzeale 'Tuma e Kamenicës' ka përgatitur këtë prezantim specifik nën siglën arkeologjia digjitale. Kjo konsiston sepse kërkesa për nevoja në kohën ku jetojmë patjetër që është e domosdoshme edhe për turizmin në përgjithësi, edhe për trashëgiminë kulturore. Të gjitha siteve arkeologjike u duhet dhënë një hap shtysë drejt digjitalizimit për të bërë prezantimin virtual për turistin. Turistit ne duhet t'i ofrojmë gjënë më të mirë, jo vetëm të kulinarisë, por edhe të trashëgimisë kulturore, si edhe traditën e zakonet. Potenciali arkeologjik në qarkun e Korçës është me shumicë."

Procesi i digjitalizimit realizohet përmes teknologjisë GIS dhe përdorimit të dronëve e kamerave tokësore, të cilat japin një pasqyrë të saktë të terrenit dhe objekteve arkeologjike. Këto të dhëna përpunohen më pas në kompjuter duke krijuar modele tredimensionale, ortofoto dhe vizualizime virtuale që shërbejnë si bazë për promovim turistik, por edhe për administrimin dhe mbrojtjen e siteve. Specialisti i GIS, Elson Salihaj, tregon se kjo nismë ka nisur fillimisht si një përpjekje personale, por tashmë është shndërruar në një projekt me vlerë ndërkombëtare.
"Ky si produkt është shumë i rëndësishëm si një format ndërkombëtar. Këtë punë e kemi nisur si iniciativë personale duke bërë disa site në Shqipëri si Parkun e Apolonisë, Bylis dhe kur kemi ardhur në Tumën e Kamenicës, lindi ideja për të bërë të gjitha sitet e qarkut. Ne përpiqemi që nëpërmjet imazheve të kamerave tokësore dhe dronëve, arrihet të kapet imazhi i terrenit dhe të përfitohet modeli real i objektit, i cili është pjesë e skanimit. Ky material më pas përpunohet në kompjuterë dhe përfitojmë një produkt i cili përfshin disa elementë, si ortofoto që është pamja digjitale e terrenit. Në radhë të parë është i rëndësishëm për institucionet qoftë ato që i administrojnë dhe menaxhojnë këto site, bashkitë që mund të shohin gjendjen reale apo ndërhyrjet ilegale. Në aspektin turistik është i rëndësishëm pasi ofrohet me një standard të lartë, një model ndryshe në aspektin e tureve virtuale. Këto mund të bëhen edhe me një pagesë minimale, pasi turistët nuk mund të vijnë dot fizikisht për ta vizituar."

Ky projekt jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por krijon edhe një mundësi të re për promovimin e turizmit kulturor në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë. Në kohën kur teknologjia ka bërë që kufijtë fizikë të mos jenë më pengesë, turizmi virtual ofron një model të ri për ta përjetuar historinë dhe kulturën nga çdo cep i botës. Në këtë mënyrë, Tuma e Kamenicës, një nga pasuritë më të çmuara arkeologjike të rajonit, po i shton vetes edhe një dimension të ri modern, duke e bërë trashëgiminë më të aksesueshme, më të ruajtur dhe më tërheqëse për vizitorët e brezave të sotëm dhe të ardhshëm./CNA
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e anëtarëve të grupit ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për 3 inspekto...
Sot Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Ministria e Infr...
Firmoset marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe...
Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Un...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nan...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një videomesazh në k...
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të muajit të ndërgjegjësi...
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna në lidhje m...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetari italian Nello Trocchia, i cili riktheu në vëmendj...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u ndal sot te një nga pyetj...
Gazetari Klodian Tomorri komentoi sot lidhur me hetimet nd...
Shkolla e Magjistraturës miratoi sot ndryshime të rëndësis...
Komisioni i Posacëm i Apelimit ditën e sotme ka lënë në fu...
Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku disa kohë më parë së...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të ...
Projekti Cybersecurity Rapid Response 2.0 me mbështetjen e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...