web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dumani, takim me kreun e Prokurorisë Speciale të Kosovës/ Fokusi te thellimi i bashkëpunimit

1 Tetor 2025, 15:50, Aktualitet CNA

Dumani, takim me kreun e Prokurorisë Speciale të Kosovës/ Fokusi

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është takuar ditën e sotme me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Takimi u njoftua nga Prokuroria e Kosovës, e cila tha se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit.

Kreu i SPAK-ut ritheksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsonit.

Ndërsa Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, z.Altin Dumani.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend”, njofton prokuroria./CNA





Lajmet e fundit nga