web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq përfshin vendin/ Anulohen lundrimet në Portin e Durrësit

2 Tetor 2025, 11:02, Aktualitet CNA

Moti i keq përfshin vendin/ Anulohen lundrimet në Portin e

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.

Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.

Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve./ CNA





Lajmet e fundit nga