Pilinçi reagon pas propozimit të Valducit për Bashkinë e Tiranës
Profesor Pëllumb Pilinçi, përmes një postimi në rrjetet so...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi në mbledhjen e sotme propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurores A.K., e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shkelje të dispozitave, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave/prokurorisë dhe shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezulton nga hetimi ose gjykimi në proces ose i përfunduar.
Nga raporti hetimor i ILD-së rezultoi se magjistratja A.K. ka nënshkruar shkresa pa pasur kompetencë, nxjerrë dhe dërguar të tretëve kopje të disa akteve, pjesë të dosjes së një çështjeje në proces hetimi, duke shpërfillur autoritetin e titullarit të prokurorisë, cenuar imazhin e zyrës së prokurorisë, teksa publikimi i akteve procedurale mbart rrezikun e ardhjes së pasojave në dëm të hetimit dhe për rrjedhojë humbjen e besimit të publikut për funksionimin e Prokurorisë sipas ligjit dhe jo dëshirës së magjistratit.
Në raportin hetimor të ILD-së, evidentohet se ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon mes të tjerash se:
1- Prokurorët dhe gjithë personeli i prokurorisë, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si edhe pas përfundimit të saj, janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin dhe sekretin shtetëror për fakte për të cilat vijnë në dijeni, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
2- Prokurorisë nuk i lejohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që dëmtojnë çështjen në proces hetimi apo gjykimi, që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të personave, të drejtat e të miturve, si dhe të dhëna me karakter konfidencial ose të rezervuar.
3 – Prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera.
Duke mbajtur në konsideratë natyrën e shkeljes disiplinore, ekzistencën e rrethanës lehtësuese, lidhur me shkeljen për herë të parë, përvojën 2 vjeçare në funksionin e prokurores, cënimin e imazhit të prokurorisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, ILD konkludoi se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates përbëjnë “Shkelje disiplinore e lehtë”, sipas nenit 102 pika 1 shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe i propozoi KLP-së caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj znj. A.K., kërkesë që u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë./ CNA
Profesor Pëllumb Pilinçi, përmes një postimi në rrjetet so...
Riparimi i linjës elektrike, e cila u dëmtua nga era e for...
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimet për...
Gjykata e Lartë ka lënë në burg Erion Veliajn. Burime pë...
Gruaja e ish-senatorit amerikan Robert Menendez, Nadine Me...
Moti i keq me stuhi shiu ka përfshirë dhe Qarkun e Lezhë...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar kontrolle në n...
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushte...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është thirrur ditën...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në g...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, para...
Deputeti Arbjan Mazniku po dëshmon në seancën në GJKKO për...
SPAK ka kryer disa kontrolle të befasishme në Durrës. Në p...
Arrestohet vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, Enea Ku...
Duke nxituar, deputeti Arbjan Mazniku është paraqitur mëng...
Zonat Verilindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e d...
SPAK-u dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar kontrolle të be...
Kryeministri Edi Rama, përmes një publikimi në rrjetet soc...
Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe...
Sot, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga E...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...