"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Aktori Florjan Binaj ka folur për gjendjen e rëndë në të clët ndodhet Tirana, qyteti i cili sipas tij u bë si plaçkë, si kërmë që të gjithë duan ta hanë.
Binaj me anë të një ironie therëse tregon se si Tirana është e mbushur tashmë plot me kulla dhe ato pak hapësira që përdoreshin si parqe për fëmijët, bashkia ia dha lokaleve sepse ato padyshim i sjellin të ardhura.
Për të gjitha këto ndryshime, Binaj thekson se nuk e dinte tashmë që të gjitha vendet që ishin emëruar me prapashtesën –ish në Tiranë do vinte një ditë që do të prisheshin.
Në fund të fjalës së tij, ai ka drejtuar një pyetje: Në Tiranë vijnë 26 mijë banorë çdo vit për të jetuar apo që më pas të emigrojnë?
"Nëse marrim një pjesë të bukur muzikore në pentagram, do shohim që notat qëndrojnë në harmoni përballë njëra-tjetrës, por edhe në harmoni muzikore kur luhen.
Dhe nëse do ta përkthenim këtë harmoni në arkitekturë, nuk ka nevojë të jesh urbanist e arkitekt që të kuptosh se Tirana i ngjan një grumbulli objektesh të rrëmujshme pa asnjë pikë harmonie me njëra-tjetrën, që janë hedhur aty si grumbull plehrash, përveç sistemimit që i bënë arkitektët italianë të shekullit të kaluar kur hodhën bazën e një qyteti europian.
Në mbi 30 vite pas komunizëm në vend që të hidheshin bazat për zhvillimin europian të kryeqytetit, me rrugë të gjera e blloqe banimi e studimi me hapësira të gjelbërta, kokën e kishin nga Europa e sytë nga Kabuli.
Sot, në 2023, Tirana ka aq shumë ish-vende të saj, saç do kishte një qytet i rrafshuar nga lufta, ish-park, ish-lulishte, ish shatërvan, ish-sheshi Skënderbej 1, 2, 3, 4 Ish uzina Dinamo, ish-Kinema 17 nëntori, ish kinema Dajti, ish-Kinostudio, ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”, ish-stacioni i trenit, ish-muzeu i natyrës, ish-stadiumi Qemal Stafa, ish Teatri kombëtar, e sa e sa ishe të tjera.
Tani kuptoj që “Ish” paska qenë shkurtimi i fjalës “prish”.
Në emër të zhvillimit janë prishur aq shumë gjëra e kujtime, sa brezi ynë nuk ka çfarë i tregon më fëmijëve sepse nuk janë më aty.
Ata që duan të mbahet mend Tirana e tyre dhe jo Tirana e të gjithëve, bërtasin atyre që ngrenë zërin për ta ruajtur trashëgiminë qytetare e kulturore, që ju nuk e doni zhvillimin.
Këta pashallarë të shekullit të 21 janë aq dritë ngushtë saqë për ta Tirana nis tek koka e tyre dhe mbaron tek gishti i këmbës. Ka edhe nga ata që u nis nga numri i parë i llogarisë bankare deri tek shifra e fundit. Tirana nuk i ngjan më as vetvetes e nuk i dihet më kujt do t’i ngjajë nëse vijon ashtu.
Është bërë qyteti më KULL me “K” jo cool me “C”, në të gjithë Ballkanin.
Gjithçka është zëvendësuar me cool.
Aq sa edhe Pëllumb Kulla po mendon të ndryshojë mbiemrin se mos e akuzojnë për oligark ose i heqin një shkronjë si ndërtim pa leje.
Edhe ato pak lulishte mes pallatesh, në vend të ruheshin për fëmijët, u dhanë si hapësira për lokalet, sepse ato i japin lekë bashkisë, fëmijët jo, përkundrazi shpenzojnë.
E nëse fëmijët duan të luajnë në park, ju prindër me makinë çojini tek liqeni. të gjithë fëmijët e Tiranës vetëm tek liqeni.
Tirana u bë si plaçkë, si kërmë që të gjithë duan ta hanë.
Që nëse do ta gëzojë ai që i takon, mund ta bashkë-gëzojë me të tjerë, sepse mund edhe të mos ta gëzojë fare.
Por ka pasur edhe ndryshime të mira. Të gjithë e mbani mend sa u gëzua kryeqyteti sikur u pastrua Lana nga kioskat e shpifura.
Sot për nostalgjikët, kioskat i keni si nishan rreth e qark Piramidës. Mbase vërtetë vijnë 26 mijë banorë çdo vit në Tiranë, por pyetja ime është nëse vijnë që më pas të jetojnë apo që më pas të emigrojnë?”, u shpreh ai./CNA.al
Ekspertja e çështjeve Zgjedhore, Gerta Meta ka treguar gab...
Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka bërë thirrje med...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka derguar kandidatin e P...
Gazetari Artan Hoxha ka marrë pjesë në hapjen e fushat...
Një incident i vogël i ka ndodhur zëdhënëses së PD-së,...
Në mbledhjen e KQZ-së, ku po diksutohet për miratimin ...
Fluks emigrantësh në hyrje dhe në dalje në pikën kufit...
Nesër besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Ashtu si...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, ka përcjellë mesaz...
Policia e Tiranës ka shoqëruar një drejtues mjeti, i ci...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dhënë një ultimatu...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, A...
Të premten kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjit...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën me tre incenerator...
Ernejt Shyti, vrasësi i biznesmenit Behar Sofia gja...
Gjiganti mediatik "BBC" ka shkruar një artikull në lid...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot në zyrën e ti...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka përfundu...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, po zhvillon një konf...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...