Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, ka përcjellë mesazhe të forta për paqen, në prag të Pashkëve Orthodokse.
Hirësi Joani, në mesazhin e tij, shprehet se në këto kohë të vështira ku ku konfliktet, padrejtësitë, dëshpërimi dhe pasiguria mbizotërojnë, ngushëllimi i vetëm për të gjithë ne është besimi ynë në Ngjalljen e Zotit.
“Në këto kohë të vështira për të gjithë botën, ku konfliktet, padrejtësitë, dëshpërimi dhe pasiguria mbizotërojnë, ngushëllimi i vetëm për të gjithë ne është besimi ynë në Ngjalljen e Zotit, me premtimet dhe me shpresën e patundur, se fitorja finale i përket jo të keqes, por të mirës, jo luftës, por paqes, jo gënjeshtrës, por të vërtetës dhe jo vdekjes, por jetës. Kjo është fitorja që e mund botën, ky është besimi ynë (1 Jn. 5:4). Ashtu si Krishti u ngjall prej së vdekurish, me anë të lavdisë së Atit, ashtu edhe ne të gjithë jemi thirrur të ecim bashkë me Atë në udhën e Jetës së përjetshme. Ky është mësimi i qartë i fjalës së Zotit për ne mbi fuqinë dhe kuptimin e ngjarjes madhështore dhe të lavdishme të Ngjalljes së Krishtit”, thotë Hirësi Joani.
Një tjetër mesazh i rëndësishëm, i Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joani, është “Gëzohuni, mos kini frikë dhe Paqe mbi ju”.
“Përjetimi i Ngjalljes është një proces, që fillon me tronditjen dhe pastaj vazhdon me gëzimin e madh të lajmit më të rëndësishëm të historisë njerëzore, do të na japë kurajë dhe forcë për të mbajtur kryqin e Krishtit në jetën tonë, i cili është vetmi çelës që hap derën e Ngjalljes”, thotë Hirësi Joani.
Mesazhi i plotë i Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joani
Nuk është këtu, sepse u ngjall...(Mt.28:6). Kur dëgjuan këto fjalë të engjëllit, gratë, të cilat kishin ardhur për të lyer me vaj trupin e Jisuit, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh, për tu dhënë këtë lajm nxënësve të Tij (Mt.28:8). Por këto fjalë iu dukën atyre si një marrëzi (Llk. 24:11) dhe disa prej tyre u habitën dhe të tjerë dyshuan Përballja me realitetin e Ngjalljes, me varrin e zbrazur, shkaktoi një tronditje të madhe, si për dëshmitaret e para të Ngjalljes, ashtu edhe për apostujt, sepse para tyre u hap një dimension i papërjetuar më parë. Por, Zoti i Ngjallur iu shfaq atyre dhe iu tha: Paqe mbi ju, si edhe Gëzohuni dhe mos kini frikë.
Fjalët e para të Zotit të ngjallur: Gëzohuni, mos kini frikë dhe Paqe mbi ju, e shndërruan frikën në gëzim, habinë në qartësi dhe dyshimin në një besim të patundur, të cilat i fuqizuan apostujt për ta përhapur Lajmin e Mirë në tërë botën. Po ashtu ndodh me të gjithë njerëzit që do të përballen seriozisht me dimensionin e ngjalljes, duke e përjetuar atë. Në fillim do të tronditen, por pastaj do të dëgjojnë fjalët e Zotit që na thotë mos kini frikë, por Gëzohuni, fjalë, të cilat do ti ndryshojnë, si ata, ashtu edhe jetën e tyre. Madje, edhe jetët e shumë të tjerëve që janë rreth tyre, sepse kushdo që ndriçohet nga drita e Krishtit ndriçon edhe të tjerët. Takimi me Zotin e Ngjallur do të sjellë gjithmonë një gëzim që nuk mund të shprehet me fjalë. U gëzuan pra nxënësit kur panë Zotin, dëshmon Shën Joani (Jn. 20:20).
Përjetimi i Ngjalljes është një proces, që fillon me tronditjen dhe pastaj vazhdon me gëzimin e madh të lajmit më të rëndësishëm të historisë njerëzore, do të na japë kurajë dhe forcë për të mbajtur kryqin e Krishtit në jetën tonë, i cili është vetmi çelës që hap derën e Ngjalljes. Në këto kohë të vështira për të gjithë botën, ku konfliktet, padrejtësitë, dëshpërimi dhe pasiguria mbizotërojnë, ngushëllimi i vetëm për të gjithë ne është besimi ynë në Ngjalljen e Zotit, me premtimet dhe me shpresën e patundur, se fitorja finale i përket jo të keqes, por të mirës, jo luftës, por paqes, jo gënjeshtrës, por të vërtetës dhe jo vdekjes, por jetës. Kjo është fitorja që e mund botën, ky është besimi ynë (1 Jn. 5:4). Ashtu si Krishti u ngjall prej së vdekurish, me anë të lavdisë së Atit, ashtu edhe ne të gjithë jemi thirrur të ecim bashkë me Atë në udhën e Jetës së përjetshme. Ky është mësimi i qartë i fjalës së Zotit për ne mbi fuqinë dhe kuptimin e ngjarjes madhështore dhe të lavdishme të Ngjalljes së Krishtit.
Ngjallja, siç e quan Shën Athanasi i madh, është monumenti i gjallë i Krishterimit. Ajo është mbarimi i veprës shpëtimtare të Krishtit dhe fillimi i shpëtimit tonë. Prandaj kremtimi i Pashkës është kaq i mbushur me gëzim dhe përhap një dritë ngushëlluese dhe shpresëdhënëse në zemrat dhe në jetën tonë, duke i kënduar me ngazëllim lavde dhe himne Krishtit të Ngjallur: "Le të gëzohen qiejt, le të gëzohet toka dhe le të kremtojë festën e gjithë bota, e dukshme dhe e padukshme, sepse Krishti u ngjall, o gëzim i përjetshëm", këndojmë në Kanonin e Pashkës.
Por, për të qenë pjesëmarrës të këtij triumfi përfundimtar të Krishtit mbi vdekjen, me ndihmën e hirit të Perëndisë, ne duhet që në këtë jetë tokësore të pranojmë dritën që na është dhënë nëpërmjet Krishtit, për të ndriçuar dhe pastruar mendjen dhe zemrën dhe për të mposhtur në veten tonë çdo vepër të keqe dhe çdo pasion të errësirës. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta shohim dhe ta përjetojmë thellësisht realitetin e Ngjalljes. Lum të pastrit në zemër, sepse ata do të shohin Perëndinë – na thotë Zoti (Mt 5:8). Prandaj, Kisha, në urtësinë e saj, na parapërgatit për tu takuar me Zotin e Ngjallur me anë të një periudhe të gjatë kreshme, meditimi dhe përpjekjeje trupore dhe shpirtërore për t'u bashkuar në Ngjalljen e Tij.
Ky përjetim duhet përhapur kudo, sepse ky është lajmi i mirë dhe ky është predikimi i Kishës. Nëse nuk do të ishte Ngjallja – thotë Shën Joan Gojarti - atëherë si mund të ruhej e vërteta e Zotit, kur kaq shumë njerëz të këqij lulëzojnë dhe kaq shumë të mirë vuajnë dhe e përfundojnë jetën e tyre në vuajtje? Ku e marrin shpërblimin e drejtë të gjithë këta njerëz, nëse nuk ka Ngjallje? Prandaj, gëzimi dhe drita që mbushin shpirtin dhe zemrën e çdo njeriu, që beson dhe përjeton Ngjalljen, nuk mund të qëndrojnë të fshehura, sepse duhet të zbulohen me lavdi veprat e Perëndisë (Tb. 12:11). Madje kjo dritë rritet vetëm duke e bashkëndarë atë me të tjerët, përndryshe ajo do zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Vetëm duke pasur zellin dhe dëshirën e zjarrtë për ta përhapur këtë dritë kudo ku ka errësirë, ne besojmë me të vërtetë në ngjalljen e Krishtit dhe në dritën që rrezatohet nga ajo, dritë e cila na mbush me paqe, me shpresë dhe me gëzim.
Të dashur vëllezër dhe motra! Në këtë ditë të Shenjtë dëshiroj tu përshëndes të gjithëve, duke ju uruar:
Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët! Krishti u Ngjall!/ CNA.al
Policia e Tiranës ka shoqëruar një drejtues mjeti, i ci...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dhënë një ultimatu...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, A...
Të premten kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjit...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën me tre incenerator...
Ernejt Shyti, vrasësi i biznesmenit Behar Sofia gja...
Gjiganti mediatik "BBC" ka shkruar një artikull në lid...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot në zyrën e ti...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka përfundu...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, po zhvillon një konf...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka den...
Kolegji Zgjedhor ka pranuar anikimin e subjektit “Nism...
Prokuroria e Vlorës ka nisur një hetim për Qendrën e P...
Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Au...
Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë bllokuar përkohësish...
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj...
Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar në lidhje me rekla...
Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar drejtorin e...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo denoncoi sot se ministrj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...