SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Kush nuk do të dëshironte të përmirësonte cilësinë e jetesës? Ndërsa ka shumë gjëra, që mund të bëni në shtëpi për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme, ndonjëherë, gjithçka varet nga vendi ku jetoni.
Tirana renditet e fundit (74) në Evropë për kryeqytetet, sipas Indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Evropë vetëm qytetin rus Novosibirsk.
Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë te qytetet ku cilësia e jetesës është e ulët. Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.
Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-ta më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave.
I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin. Në Evropë, qyteti më i shtrenjtë në raport me fuqinë blerëse është Milano, duke i zënë vendin Moskës, që ka kaluar e treta.
I dyti më i shtrenjtë është Lisbona, i katërti Beogradi, të ndjekur nga Kievi dhe Parisi. Sipas indeksit, “Raporti i çmimit ndaj të ardhurave” është një masë themelore për përballueshmërinë e blerjes së apartamenteve, ku një raport më i ulët tregon përballueshmëri më të mirë.
Zakonisht llogaritet si raporti i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme të familjes, të shprehura si vite të të ardhurave.
Për Shqipërinë ky raport është 15.7, nga 20.3 që është për Milanon, më të shtrenjtin, apo 8.2 për Torinon ndër më të lirët dhe 5.5 për më të lirin, Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar. Pra në Shqipëri duhet të punosh 15.7 vjet për të blerë një apartament, nga 14.3 që të duhet të punosh në Romë, apo 14.3 në Londër.
Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ, duke e renditur kryeqytetin të fundit në Evropë. Ky indeks llogarit ndër të tjera shpejtësinë e kryerjes së ekzaminimeve, pajisjet moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
Edhe për trafikun, Tirana renditet ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë në trafik, në vendin e 11-të. Rekordin e mbajnë Moska, Londra, Parisi, Bukureshti, Hungaria.
Për sigurinë, Tirana është në mes, në vendin e 47-të, ndërsa më të pasigurtat në Evropë konsiderohen Parisi dhe Athina. Më të sigurtat janë Haga dhe Mynihu.
Kryeqyteti shqiptar renditet më mirë në kostot e jetesës, me indeksin e fuqisë blerëse që e vendos të dytin më të lirin pas Odesës së Ukrainës.
Indeksi i Cilësisë së Jetës nga Numbeo, është një “vlerësim i cilësisë së përgjithshme të jetesës në një qytet apo vend”, shpjegon faqja e internetit në metodologjinë e saj. Indeksi shqyrton disa variabla, duke përfshirë “fuqinë blerëse, nivelet e ndotjes, përballueshmërinë e banesave, koston e jetesës, sigurinë, cilësinë e kujdesit shëndetësor, kohën e udhëtimit dhe kushtet klimatike”.
Lista bazohet gjithashtu në përgjigjet e sondazhit, që kapin përvojat e botës reale të atyre, që jetojnë në çdo vend.
Në fund, e gjithë kjo përpilohet, secilit faktor i jepet një pikë e ponderuar dhe vendet me vlerë indeksi më të lartë, kanë një cilësi më të mirë jetese. Që nga rishikimi i mesit të vitit 2024, Haga (Den Haag), një qytet që ndodhet pranë Detit të Veriut në Holandë, është në krye të listës. Dhe është një pozicion, që mbahet për më shumë se një vit.
Në rajon, Novi Sad dhe Beogradi, qytetet serbe, renditen në vendet 57 dhe 67 përkatësisht për cilësinë e jetesës, ndërsa Shkupi në vendin e 69-të.
Siç tregojnë gjetjet, Haga shënoi një rezultat të përgjithshëm 223.8, me notat më të larta në klimën, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë. Është një vend ku të gjithë mund të gjejnë gëzimin e tyre, falë jo vetëm qendrës së tij të mrekullueshme historike, por siç vuri në dukje Qendra Ndërkombëtare e Hagës, është gjithashtu pranë hapësirave të gjelbra në natyrë dhe plazheve me rërë. Dhe, është afër aeroporteve të mëdha si Amsterdam Airport Schiphol (AMS), me shumë opsione për trenat ndërkombëtarë aty pranë si dhe shumë opsione të transzitit publik lokal.
Sa i përket pjesës tjetër të listës, vendet e para u dominuan nga destinacionet evropiane, me Luksemburgun në vendin e dytë, i ndjekur nga Eindhoven, Holandë; Roterdam, Holandë; Zyrih, Zvicër; Kopenhagen, Danimarkë; Vjenë, Austri; Helsinki, Finlandë; Gjenevë, Zvicër; dhe Frankfurt, Gjermani. Vendi i parë jashtë Bashkimit Evropian shkoi në Perth, Australi, në vendin e 14-të.
Destinacioni i parë i SHBA-së, që hyn në listë është Austin, në vendin e 15-të. Seattle dhe Tampa gjithashtu shënuan pikë të larta, duke u renditur respektivisht në vendet e 20-ta dhe të 21-ta./ Revista Monitor
Ditën e sotme në orën 08:30 grupi parlamentar i PS-së ...
Ditën e sotme do të mbahet një seancë në Kuvend që do ...
Sot u mblodh Kongresi i Partisë Socialiste dhe kryemin...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për ndryshimet që b...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar ndryshimet në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha mbrëmjen e sotme në tubimin ...
Socialistët e thirrur sot në Kongresin e tyre për të z...
Sot kryeministri Edi Rama ka komunikuar ndryshimet në ...
Ditën e sotme gjatë kongresit të PS-së, kryeministri E...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar pas deklaratave të ...
Pas Kongresit të PS, ku kryeministri Edi Rama njoftoi ...
Aletatët politik të kryebashkiakut Erion Veliaj janë d...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka zbul...
Pas mbledhjes së Kongresit të PS, delegatët e PS-së po...
Kryetari pa parti, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje ...
Një tjetër skandal, i ngjashëm me atë të “Babales”, pë...
Inceneratorët, të quajtur vjedhja e shekullit, ose meg...
Kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të PS-së ka bërë me ...
Pas një viti, kryeministri Edi Rama vendosi të largont...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lëvizje në qeveri q...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...