Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Është mbrëmje, televizori është ndezur. Papritur njerëz të armatosur gjenden në derë. Ata hyjnë brenda, kontrollojnë shtëpinë. Janë policë dhe ushtarë me rroba civile. Ata marrin me vete djalin e familjes dhe kushëririn e tij dhe largohen me një minibus pa targa.
Kjo, tregon gazetarja nga Uganda Remmy Bahati, i ndodhi familjes së saj në Fort Portal në Ugandën perëndimore në fillim të tetorit. "Fillimisht pritëm 48 orë”, thotë për DW Bahati, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara. "Sepse me ligj dikush që ka kryer një krim, duhet të akuzohet në gjykatë brenda 48 orëve. Por kjo nuk ndodhi".
Bahati beson, se qeveria e Ugandës duke rrëmbyer të vëllain donte të hakmerrej kundër saj. "Kam hulumtuar disa histori, që nuk i pëlqyen qeverisë", thotë ajo, për shembull për një projekt të diskutueshëm tubacionesh.
Ajo që përshkruan gazetarja, është një shembull i abuzimit me pushtetin, shkeljes së të drejtave themelore dhe mungesës së drejtësisë penale, shkurt i mungesës të shtetit të së drejtës në Ugandë. Me fjalë të tjera një shtet që krijon ligj të detyrueshëm dhe siguron respektimin e tij. Që situata nuk është e mirë në Ugandë, e konfirmon Rule of Law Index 2022. Uganda renditet në vendin e 128 nga 140 vendet e marra në shqyrtim. Sidomos mungesa e mbrojtjes së të drejtave themelore dhe korrupsioni i përhapur e rendisin vendin poshtë në indeks.
Që në vitin 2009 indeksi i organizatës joqeveritare "World Justice Project” ka matur zhvillimin e shtetit të së drejtës në mbarë botën, në bazë të tetë faktorëve. Për indeksin e këtij viti u pyetën më shumë se 154.000 familje dhe 3.600 ekspertë ligjorë. Ekspertët debatojnë vazhdimisht lidhur me kuptimin e shtetit ligjor. Ekziston një konsensus që në një shtet ligjor, ndryshe nga familja e Remmy Bahatit në Ugandë, qytetarët duhet të jenë në gjendje të besojnë te respektimi i ligjeve në fuqi.
Gjermania në vendin e gjashtë
Si shembullore mund të konsiderohen Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Holanda. Ato zenë pesë vendet e para në renditje. Gjermania vjen e gjashta. Lidhur me transparencën e veprimeve të qeverisë dhe administratës ajo nuk merr notat më të larta, për shembull se autoritetet nganjëherë mbajnë larg gazetarët.
Brenda BE Hungaria ka vlerësimin më të keq. Në fund të listës janë Haiti, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani, Kamboxhia dhe në fund të listës Venezuela. Atje të drejtat themelore si liria e shprehjes nuk mbrohen sa duhet dhe veprimtaria e qeverisë nuk kontrollohet mjaftueshëm.
Shembulli i Kinës tregon se edhe vendet që në përgjithësi gjenden mesfushë në renditje, mund të vuajnë nga një shtet ligjor shumë i dobët. Sepse Kina tregon rezultate mjaft të mira në luftimin e korrupsionit dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë; por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe ndarjen e pushteteve, Kina është ndër vendet e fundit.
Shteti i së drejtës po dobësohet
Sipas një analize nga World Justice Projekt sundimi i ligjit gjatë vitit të kaluar është dobësuar në gjashtë nga dhjetë vende. Ky është viti i pestë me radhë që Rule of Law Index në nivel botëror bie.
"Tendencat autoritare, që i paraprinë pandemisë, vazhdojnë të minojnë sundimin e ligjit”, thotë Elizabeth Andersen, drejtore ekzekutive e World Justice Project. "Kontrolli ndaj pushtetit qeveritar po dobësohet dhe respekti për të drejtat e njeriut është në rënie”.
Masat për luftimin e pandemisë së koronës, si kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe kompetencat autoritare emergjente të qeverive kanë minuar sundimin e ligjit në shumë vende të botës. Kjo tendencë në rënie e sundimit të ligjit tani është ngadalësuar, megjithatë ajo vazhdon.
"Ne po e kapërcejmë krizën shëndetësore, por jo krizën e sundimit të ligjit”, thotë Andersen. "Sot 4,4 miliardë njerëz jetojnë në vende, ku sundimi i ligjit është më i dobët se vitin e kaluar". Thelbi i shtetit të së drejtës është parimi i të qenit i drejtë, thotë Andersen, pra të drejta të barabarta dhe drejtësi për të gjithë. "Një botë më pak e drejtë do të jetë një botë më e paqëndrueshme".
Mungesa e sundimit të ligjit në Ugandë pati pasoja shumë personale për gazetaren Remmy Bahati. Vëllai dhe kushëriri i saj tani janë sërish të lirë, thotë ajo, por frika ka mbetur. "Ata e liruan vëllain tim pa akuzë pas nëntë ditësh, por i dhanë me vete një mesazh për mua, që unë të ndaloja së shkruari në twitter për të drejtat e njeriut dhe planet për tubacionin e naftës në Afrikën Lindore”. Bahati thotë se dikur ishte shumë e sigurt në vetvete. Por tani ajo ka frikë të shprehë lirisht mendimin e saj./DW
Jahti i njeriut më të pasur në Indi, ka mbërritur mëngjesi...
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka zbardhur takimin m...
Deizi Arapi, e njohur si gangsterja e Bilishtit, dhe përp...
Analisti Artur Zheji ka treguar një tashethem që sipas...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, është pyetur...
Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësmin...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ka bërë një ...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ka folur mbr...
Vendimi politik i këtij grupi deputetesh narcist ndaj ...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku k...
Zv. Kryeministrja dhe ministja e Infrastrukturës dhe E...
Si asnjëherë më parë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluk...
Zv. kryeministrja, njëherësh ministja e Infrastrukturë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se ...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka pë...
Deputeti Agron Shehaj ka bërë me dije se ka humbur për...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe...
Irakli Koçollari është ish-shef i Shërbimit Informativ...
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës s...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, përmes një deklarat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...