Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri dhe Ballkan, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në bashkëpunim me universitetet shqiptare, ka nisur fushatën "Studio në Shqipëri" për të informuar maturantët mbi ofertën akademike të universiteteve shqiptare.
Kjo nismë synon të promovojë avantazhet e studimit në vend, duke njohur maturantët me programet e reja të studimit, partneritetet që universitetet tona kanë me institucione prestigjioze evropiane, programet e studimit me diploma dyfishe dhe programet në gjuhë të huaj.
Manastirliu prezantoi ofertën akademike shqiptare në një takim me maturantët, të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në këtë takim, Manastirliu theksoi rëndësinë e kësaj fushate për të informuar dhe ftuar maturantët të zgjedhin degët më të kërkuara nga tregu i punës dhe me perspektivë për të ardhmen. Manastirliu vuri theksin te përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të diversifikuar ofertën akademike në bashkëpunim të ngushtë me universitetet shqiptare.
“Në kuadër të fushatës 'Studio në Shqipëri', jemi bashkë në këtë takim të parë me një pjesë të maturantëve të gjimnazeve, maturantë të cilët kanë pasur rezultate vërtet mbresëlënëse në përfundim edhe të maturës shtetërore, për t’ju informuar, por nga ana tjetër edhe për t’ju ftuar në këtë fushatë të promovimit të degëve të cilat janë më të kërkuarat në vend, por që janë edhe degët e së ardhmes. Ministria e Arsimit dhe Sportit në partneritet të ngushtë me universitetet po bën të mundur diversifikimin e ofertës akademike, zgjerimin e programeve të cilat janë në partneritet me universitetet prestigjioze evropiane, për të rritur numrin e diplomave të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta.”, tha Manastirliu.
Gjatë takimit, ministrja informoi maturantët për programet e reja të studimit të cilat janë dhe oferta e re akademike për vitin 2024-2025. “Janë me dhjetëra programet e reja të studimit që ne kemi miratuar si MAS për vitin e ri akademik 2024-2025. Ka mbi 960 programe, të dy cikleve që ofrohen në universitetet tona,” tha ajo, duke theksuar se shumë prej këtyre programeve janë në partneritet me universitetet e njohura evropiane.
Ministrja gjithashtu përmendi përfitimet e zgjedhjes së një universiteti publik në Shqipëri, duke përfshirë bursa për studentët ekselentë dhe ata me vështirësi sociale dhe ekonomike.
“Unë besoj se zgjedhja e një universiteti publik, të studiuarit në Shqipëri patjetër që krijon një perspektivë të re te ju. E para për të gjitha programet incentivizuese që ne kemi për të gjithë studentët. Janë rreth 50 mijë studentë që mbështeten nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe qeveria shqiptare me bursa. Bursa për studentët ekselentë, bursa për studentët me vështirësi sociale dhe ekonomike, mbështetje dhe reduktim me tarifa zero në varësi të kushteve sociale. Nga ana tjetër, për programet që ne i konsiderojmë programe prioritare dhe që jemi duke punuar, edhe këtë vit do të kemi sërish studentë që do të mbështeten për programe prioritare dhe strategjike, të cilët mbështeten me bursa sa paga minimale.”
Një tjetër aspekt që ministrja Manastirliu përmendi ishte rritja e interesit për programet e mësuesisë, falë rritjes së pagave për mësuesit.
“Unë besoj që do të ketë një interes në rritje këtë vit për programet e mësuesisë. Ju e dini që ne kemi pasur dhe po bëjmë efektive duke filluar nga 1 korriku rritjen e pagave të mësuesve, që do të thotë se paga mesatare e mësuesit shkon në 950 euro dhe që sigurisht që kemi si synim të vijojmë mbështetjen për mësuesit. Por ajo që është e rëndësishme është pikërisht impakti që do të ketë rritja e pagave në interesin e maturantëve për të ndjekur degët e mësuesisë. Vlerësojmë se vit pas viti do të ndihet edhe te brezi i maturantëve që do duan dhe do dëshirojnë të studiojnë për mësuesi duke ditur tashmë që edhe pagat për mësuesinë janë paga dinjitoze”, përfundoi ajo.
Kjo fushatë synon të informojë maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që kanë dhe ofrojnë programet e studimit në universitete shqiptare dhe t’i inkurajojë të rinjtë shqiptarë të zgjedhin të studiojnë në Shqipëri./ CNA
Të enjten, Apeli GJKKO-së ka rikthyer në qeli biznesme...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Sot në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta e 18-t...
Ditën e sotme, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
“Mosdeklarimi i adresës së ambientit ku ushtroni aktivitet...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Dy partitë politike kryesore të vendit, Partia Sociali...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se Edi Rama ...
Moderatorja Erla Mëhilli ka pyetur në mënyrë direkte n...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca u ka treguar b...
Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se misioni i ...
Avokati mbrojtës i ish-ministrit Ilir Beqaj, Ermal Yze...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gja...
PD dhe PS kanë miratuar ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubi...
Ish-numri dy i qeverisë Rama, ish-zëvendëskryeministri...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh në seancë urg...
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari është në n...
Sot u faktua një tjetër rast. Antikushtetutshmëria. Kr...
Banorët e Thumanës kanë dalë në protestë pasditen e so...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...