Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Një studim i sapopublikuar në Tiranë nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), thekson se fuqizimi i turizmit në Shqipëri ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë punëtorë të kualifikuar vendas në këtë fushë.
Autorët vërejnë se ky sektor ka ndikim përherë e më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP), ndonëse përballet me mungesa të shumta.
Bizneset e anketuara pohojnë se shërbimet turistike i kanë mundësitë që të bëhen punësues të mëdhenj në të ardhmen e afërt.
UNDP publikoi sot studimin mbi turizmin e Shqipërisë gjatë vitit 2022, “Një vlerësim i prirjeve dhe ecurisë së turizmit”, ku theksohet se megjithë luftën në Ukrainë dhe inflacionin, Shqipëria renditet si vendi me ringritjen më të mirë pas pandemisë në botë, midis vendeve me më shumë se 5 milionë turistë vjetorë.
Sipas statistikave, turizmi solli 3.6 miliardë euro gjatë këtij viti, ose 30 për qind më shumë se 2019, viti para pandemisë.
Afro 80 për qind e këtyre fitimeve erdhën prej udhëtarëve nga jashtë vendit. Pjesa më e madhe e turistëve ndërkombëtarë janë nga Kosova 45 për qind, Maqedonia e Veriut 8 për qind, Italia, Greqia, Mali i Zi, Poloni, Gjermani, Britani e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia.
Këtë vit Shqipëria humbi gati 70 mijë turistë nga Ukraina, dhe shumë të tjerë nga vendet pranë konfliktit ruso-ukrainas.
Ky vit është më i miri sa i takon numrit të turistëve, por sa më shumë rriten numrat e tyre, aq më shumë dalin në dritë sfida si gjetja e punonjësve dhe kualifikimi i tyre, sepse një pjesë e madhe e të anketuarve biznesmenë flasin për mungesë punëtorësh dhe e personelit të përgatitur në fushën e turizmit.
Hotelet pohuan se në kulmin e turizmit ata kanë nevojë për mbi 35 për qind punonjës më shumë se sa kanë arritur të gjejnë.
Sipas Këshillit Botëror të Turizmit, një në 5 vende pune në Shqipëri është i lidhur me turizmin dhe udhëtimet.
Studimi i UNDP arrin në përfundimin se, duke parë lëvizjet demografike dhe migratore, turizmi përballet tani dhe në vitet më pas me mungesën e punonjësve, ndaj biznesmenët e kësaj fushe duhet ta bëjnë turizmin më shumë tërheqës për punëtorët, duke përfshirë banorët vendas dhe trajnimin e tyre në këto shërbime.
Turizmi i brendshëm është ende i dobët, thuhet në studim. Afro 40 për qind e banorëve vendas nuk shkuan me pushime këtë vit për shkak të vështirësive ekonomike.
Ndërsa pjesa tjetër (mbi 60 për qind), thanë se pushuan 8 netë gjithsej, pjesa më e madhe brenda Shqipërisë, 12 për qind udhëtuan jashtë, dhe vetëm 5 për qind i bënë të dyja.
Buxheti familjar është shtysa kryesore për ata që pushojnë në Shqipëri, ndërsa për ata që zgjedhin të shkojnë jashtë shtetit arsyet kryesore janë cilësia e shërbimit dhe hoteleve. Vendet ku ata shkojnë më shumë janë Greqia, Italia, Turqia dhe Mali i Zi.
Plazhet më të pëlqyera për më shumë se gjysmën e pushuesve vendas janë Vlora deri në Sarandë, më tej Durrësi e Kavajë dhe më pak në Velipojë e Shëngjin.
Ky sektor përballet sfida si rritja e çmimeve, problemet globale, konkurrenca e pandershme, infrastruktura e dobët.
Një nga arsyet e rritjes së numrave është shtimi i konkurrenca në mikpritje dhe i publikimeve online përmes internetit prej hoteleve shqiptare.
Rritja e numrave ka ardhur prej shtimit të kapaciteteve për të pritur më shumë fluturime ajrore nga Aeroporti i Tiranës.
Rritja e këtij sektori varet edhe nga fuqizimi i infrastrukturës, transportit ajror, detar e rrugor. Studimi sugjeron se ulja e tvsh-së (taksa mbi vlerën e shtuar), heqja e vizave dhe shtimi i fluturimeve janë disa nga ndihmat që mund t’i sjellë qeveria sekorit.
Ndërkaq investimet kanë vazhduar në objekte: brenda 10 viteve të fundit Shqipëria ka dyfishuar numrin e dhomave dhe shtretërve, ndërsa ka ndërtuar 70 për qind hotele të reja më shumë nga gjendja e 2010: tani ka 1 mijë e 632 hotele të regjistruar zyrtarisht.
Por informaliteti i lartë renditet si një tjetër problem, që duhet zgjidhur, së pari përmes transformimit digjital dhe përdorimit më të madh të platformave online për turizëm dhe udhëtime.
Turizmi i Shqipërisë ka një varësi të lartë nga turistët e Kosovës, thuhet në studim, dhe nga pushimet e tipit “det, ushqim dhe diell”.
Kur Kosova do të udhëtojë pa viza drejt vendeve të BE-së, mbetet e panjohur nëse ata do të zgjedhin Shqipërinë si adresë kryesore turistike, vërejnë autorët.
Çështja tjetër është që Shqipëria duhet të zgjerojë kohën e turizmit përtej muajve me diell të verës, për të punuar gjithë vitin.
Turizmi është një sektorët më të rëndësishëm me ndikim dhomethënës shumëplanësh në ekonominë e vendit, thekson UNDP.
Në vitet e fundit ndikimi në i udhëtimeve dhe turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) ka qenë mbi 8.5 për qind.
Por ndikimi i shumëfishtë dhe indirekt mbi ekonominë është më shumë se 20 për qind të GDP, duke e bërë turizmin një nga fushat kyçe të rritjes.
Në vitin 2019 udhëtimet dhe turizmi luajtën një rol kryesor në ekonomi dhe punësim, dhe krijuan 244 mijë vende pune, theksojnë analistët.
Pandemia Covid uli udhëtimet drejt Shqipërisë në -60 për qind, duke përgjysmuar ndikimin e saj mbi GDP.
Sektori u ringrit në 2021, por në fillim të 2022 sulmi rus mbi Ukrainën solli shqetësime të reja me inflacionin e krizës./ VOA
Për avokatin Spartak Ngjela “2023-shi do të jetë viti ...
Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë t...
Propozimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike pë...
Autoritetet italiane kanë goditur një bandë të trafikut të...
Trafik i rënduar raportohet të jetë regjistruar mbrëmj...
Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vij...
Në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes...
Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se duhet të bllo...
Ardian Dvorani pritet të emërohet anëtar i Gjykatës Kushte...
Ndryshimet në kodin rrugor kanë ndezur debate sot në K...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë n...
Kuvendi do të emërojë nesër anëtarin e dhjetë të Gjykatës ...
Ish-kryetarja e LSI-së, apo ndryshe Partia e Lirisë, Monik...
SPAK-u ka mbyllur hetimet për inceneratorët e Fierit dhe E...
SPAK ka mbyllur hetimet për kontratën koncensionare për in...
Tymi i zi ka ‘pushtuar’ Vlorën, pasi janë djegur qindr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Seanca gjyqësore për ankimimin e statutit të PD-së ësh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Nesër do të mbahet senca parlamentare e fundit për këtë vi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...