Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Mehmet Aktas, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, ka zhvilluar një vizitë pune në Policinë e Shtetit.
Fillimisht, Aktas është pritur në një takim “kokë më kokë” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare, Muhamet Rrumbullaku dhe më pas të dyja delegacionet zhvilluan një takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të reja në fushat me interes të përbashkët.
Të dy drejtorët e përgjithshëm vlerësuan marrëdhëniet mes dy policive, shkëmbimin e informacioneve për grupe dhe persona me aktivitet kriminal në fushën e krimit të organizuar, si dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për kapjen e personave të shumëkërkuar.
Rrumbullaku e njohu drejtorin e Policisë turke, me prioritetet, filozofinë dhe vendosmërinë që ai ka për reformat strukturore, ligjore dhe arsimore të Policisë së Shtetit, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të adresuara prej tyre sipas kompetencave që ligji i jep punonjësve të Policisë; për një qasje të re në luftën ndaj krimit dhe për vendosmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, në përmbushjen e misionit të përbashkët.
“DUra e bashkëpunimit ndërmjet policive tona karakterizohet nga gatishmëria dhe reagimi në kohë ndaj çdo sfide të përbashkët. Ky fakt na inkurajon për të ardhmen, për ta thelluar më tej bashkëpunimin për çeshtje konkrete si lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe për rritjen e kapaciteteve trajnuese të policive të të dy vendeve. Policia e Shtetit shqiptar ju garanton se është e angazhuar për të qenë për kolegët tanë të Policisë turke, partnere e besueshme, tepër transparente dhe shumë bashkëpunuese në luftën tonë të përbashkët, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit”, tha ai.
Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke u shpreh se: “Ndihem shumë krenar dhe shumë i lumtur që gjendem në Shqipëri, në një vend mik për Turqinë. Turqia dhe Shqipëria kanë lidhje shumë thella miqësore dhe sot për këtë arsye gjendemi këtu. Sipas direktivave të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Turqisë, sapo jemi njohur me sulmet kibernetike, kemi dërguar ekipin teknik të punës dhe sot jemi këtu për të bërë dorëzimin e disa pajisjeve të cilat do t’ju vijnë në ndihmë. Ndihma jonë nuk do të ndërpritet këtu. Në të ardhmen, në kuadër të bashkëpunimit tonë, do të kemi dhe suporte akoma më të forta. Bashkëpunimi ynë është shumë i gjerë dhe një ndër fushat që kemi bashkëpunim të fortë është edhe fusha e trajnimeve dhe ofrimit të mundësisë për kurse. Bashkëpunimi do të vazhdojë në shumë fusha, si në luftën kundër terrorizmit, pastrimit të parave, krimit të organizuar etj.”
Drejtori i Policisë turke i ka dorëzuar Drejtorit të Policisë së Shtetit, donacionin që përfshin servera dhe pajisje për integrimin dhe ruajtjen e të dhënave të disa prej sistemeve të Policisë së Shtetit, që u dëmtuan për shkak të sulmit kibernetik.
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, gjatë fjalës së tij, është shprehur se pala turke është në gatishmëri për ta mbështetur kurdoherë policinë shqiptare, për cdo çështje apo kërkesë që ajo ka. Ai ka theksuar se do të trajtohet me përparësi çdo kërkesë e palës shqiptare dhe do të dërgohet menjëherë në Ankara, duke qenë se Shqipëria është partnere, mike e Turqisë.
Donacioni i dhuruar nga Policia turke vjen pas shumë donacioneve të tjera të akorduara për Policinë e Shtetit, donacione që përfshijnë automjete, pajisje logjistike dhe uniforma, kryesisht për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe në shumë trajnime e module arsimore të ofruara nga Policia turke për Policinë shqiptare./ CNA.al
Propozimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike pë...
Autoritetet italiane kanë goditur një bandë të trafikut të...
Trafik i rënduar raportohet të jetë regjistruar mbrëmj...
Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vij...
Në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes...
Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se duhet të bllo...
Ardian Dvorani pritet të emërohet anëtar i Gjykatës Kushte...
Ndryshimet në kodin rrugor kanë ndezur debate sot në K...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë n...
Kuvendi do të emërojë nesër anëtarin e dhjetë të Gjykatës ...
Ish-kryetarja e LSI-së, apo ndryshe Partia e Lirisë, Monik...
SPAK-u ka mbyllur hetimet për inceneratorët e Fierit dhe E...
SPAK ka mbyllur hetimet për kontratën koncensionare për in...
Tymi i zi ka ‘pushtuar’ Vlorën, pasi janë djegur qindr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Seanca gjyqësore për ankimimin e statutit të PD-së ësh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Nesër do të mbahet senca parlamentare e fundit për këtë vi...
Jam duke qëndruar pranë rrëzës së një mali që ngrihet mbi ...
Ujësjellës Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...